Connect with us

Infrastrukturë

Rëndësia e zhvillimit të hapësirave në praktikat sociale

Published

on

Stacion – Qendra për Art Bashkëkohor Prishtinë dhe pjesëmarrësit e programit AFER-A, patën kënaqësinë të zhvillojnë ngjarjen njëditore Piknik AFER-A.

Piknik AFER-A me tetë artistët e rinj pjesëmarrës, Kreshnik Arifi, Renea Begolli, Ardijana Binakaj, Fitim Haziri, Lumturie Krasniqi, Aida Redžepagić, Erdonit Saqipi dhe artisti i ftuar Aron Bajrami, improvizuan studio pune në hapësirat e Klubit të Boksit, për të theksuar mungesën e këtyre hapësirave, por që shumë të nevojshme për zhvillimin e praktikës artistike dhe së bashku me publikun/miqtë, të krijojnë një hapësirë të përbashkët për të kaluar kohën, me mundësi për të biseduar drejtpërdrejt me artistët që stimulojne krijimin e marrëdhënieve të reja, krijimin e mjedisit të ri social dhe artistik, dhe promovuar rëndësinë e zhvillimit të këtyre hapësirave në praktikat sociale dhe artistike.

Për më shumë, Stacion – Qendra për Art Bashkëkohor Prishtinë gjithashtu është duke u angazhuar edhe në një hulumtim që synon të identifikojë dhe të mbledhë informata për hapësirat ekzistuese që përdoren si studio aktive nga artistët e pavarur dhe grupet artistike dhe njëkohësisht të identifikojë nevojat, problemet dhe potencialin e këtyre hapësirave./Media Ndërtimi.

Infrastrukturë

MKRS-ja i jep 160 mijë euro një kompanie për hartimin e projekteve për restaurimin e pesë xhamive

Published

on

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, do të bëjë projektimin dhe restaurimin e pesë xhamive.

Vetëm për hartim dhe projektim të projektit, ajo e ka shpërblyer grupin e operatorëve ekonomikë N.T.SH Mimark G-Project Ideal Partners Sh.P.K, me vlerën prej 159,500 eurosh.

Sipas të dhënave në dosjen e tenderit të publikuar në E-prokurimin, hartimi dhe projektimi, do të bëhet për xhaminë e Çokut në Junik, xhaminë e fshatit Orllan të Podujevës, xhaminë e mulla Ilaz Brojës në fshatin Burojë- Skenderaj, xhaminë “Suudi Efendi” në Prishtinë dhe në xhaminë e madhe në Ferizaj, shkruan Indeksonline.

Më poshtë janë të listuara xhamitë për të cilat ministria ka paraparë të bëjë projektin dhe vlerën për secilën xhami.

Realizimi i të gjitha shërbimeve, të cilat janë paraqitur në dokumentin aneks 1 – Specifikimet teknike. 1. Xhamia e Çokut-Junik; me çmimin 50 mijë euro. Realizimi i të gjitha shërbimeve, të cilat janë paraqitur në dokumentin aneks 1 – Specifikimet teknike – 2. Xhamia e djegur e fshatit Orllan-Podujevë; 20 mijë euro. Realizimi i të gjitha shërbimeve të cilat janë paraqitur në dokumentin aneks 1 – Specifikimet teknike – 3. Xhamia e djegur “Mulla Ilaz Broja” në fshatin Burojë-Skenderaj; 20 mijë euro Realizimi i të gjitha shërbimeve, të cilat janë paraqitur në dokumentin aneks 1 – Specifikimet teknike – 4. Xhamia “Suudi Efendi” në Prishtinë; 50 mijë euro. Realizimi i të gjitha shërbimeve, të cilat janë paraqitur në dokumentin aneks 1 – Specifikimet teknike – 5. Xhamia e Madhe e Ferizajt 80 mijë euro./Media Ndërtimi

Continue Reading

Infrastrukturë

Mbahet ankandi elektronik për projektin solar prej 100 MW

Published

on

Ministria e Ekonomisë do të mbajë ankandin elektronik për projektin e parë solar prej 100 MW. Marrin pjesë kryeministri Albin Kurti, ministrja e Ekonomisë Artane Rizvanolli, ushtruesja e detyrës së Misionit USAID Kerry Monaghan Hogler.

Më maj, Ministria e Ekonomisë, në bashkëpunim me USAID-in, ka organizuar Konferencën e Para-Ofertimit për ankandin solar 100 MW në Kosovë, i cili solli së bashku mbi 200 pjesëmarrës dhe u transmetua në kohë reale për audiencën globale.

Kosova e ka caktuar si prioritet modernizimin dhe përmirësimin e sektorit energjetik të vendit dhe po bashkëpunon ngushtë me partnerët për zhvillim, duke përfshirë Agjencinë e Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar – USAID-in, Komisionin Evropian, Bankën gjermane për investime dhe zhvillim – KfW-në, Bankën Botërore, Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim – BERZh-in dhe Korporatën Financiare Ndërkombëtare – IFC-të, si dhe donatorët e tjerë ndërkombëtarë dhe sektorin privat, për t’i arritur këto objektiva të rëndësishme.

Qeveria e Kosovës së fundi ka ndërmarrë reforma të rëndësishme në sektorin e energjisë elektrike, me qëllim të liberalizimit dhe zhvillimit të tregut të energjisë elektrike në Kosovë. Përmes Strategjisë së re të Energjisë 2022-2031 dhe Projektligjit për Burimet e Ripërtërishme të Energjisë Kosova është në proces të krijimit të një baze ligjore të re për rritjen e investimeve të sektorit privat në burimet e ripërtërishme./Media Ndërtimi

Continue Reading

Infrastrukturë

Ndahet grant mbi 8 milion euro për 11 Komuna

Published

on

Ministri i Administrimit dhe Pushtetit Lokal(MAPL), Elbert Krasniqi, ka bërë me dije se janë ndarë 8 milionë euro në 11 Komuna.

Ministri Krasniqi, bashkë me kryetarët e komunave, kanë nënshkruar marrëveshjet në kuadër të Grantit të Performancës Komunale.

“Në kuadër të këtij bashkëfinancimi janë paraparë projekte për rregullimin e shtratit të lumenjve, pastrimin e shtratit të lumit, ndërtimin e fushave sportive, rregullimin e ndriçimit publik dhe projekte të tjera të cilat kanë për qëllim përmirësimin e kushteve të jetesës për qytetarët dhe rritjen e zhvillimit ekonomik lokal” ka shkruar në Facebook Krasniqi.

Komunat përfituese janë Rahoveci, Obiliqi, Skenderaj, Suhareka, Kaçaniku, Shtimja, Malisheva, Dragashi, Ranillugu, Parteshi dhe Peja.

“Projektet në komunat përfituese janë bashkëfinancim i MAPL-së, donatorëve dhe komunave në vlerë mbi 8 milionë euro”, ka shkruar tutje Krasniqi./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending