Connect with us

Debat

Rahoveci mbanë diskutim publik për planin zhvillimor komunal 2023-2031

Published

on

Në praninë e një numri të madh të qytetarëve, arkitektëve, sipërmarrësve, grupeve të interesit, kryetarëve të këshillit të fshatrave dhe lagjeve urbane, sot, në sallën e kuvendit komunal të Rahovecit u organizia takimi për konsultim publik për PZHK, me çrast u bë prezantimi publik i hartimit të planit, i cili përcakton drejtimet e zhvillimit të komunës sonë në tetë vitet e ardhshme.

Drejtori i Drejtorisë së Urbanizmit Planifikimit dhe Mbrojtjes së Mjedisit, Albnor Mullabazi, mes tjerash theksoi se plani është punuar në bashkëpunim me ekspert të jashtëm dhe është në fazën finale të tij.

Ky plan është multisektorial që ka për qëllim zhvillimin strategjik, ku pas miratimit të PZHK-së menjëherë do të vazhdojmë të punojmë rreth Hartës Zonale.

Sa i përket takimeve publike, deri më tani janë mbajtur 15 takime në zona rurale dhe urbane.

Arkitektët Djellza Çanta dhe Shpejtim Mustafa, prezantuan planin përmes përshkrimit tekstual të pjesës ligjore dhe në tërësi, duke veçuar: Kornizën e Zhvillimit, Prioritetet e Zhvillimit Strategjik dhe Qëllimet e Planit të Veprimit.

Në fund, qytetarët parashtruan pyetje rreth planit, të cilave drejtori Mullabazi iu përgjigj në mënyrë konkrete.

Përveç këtij takimi qe u mbajt sot, takimet tjera do të vazhdojnë nëpër lokalitete të ndryshme të komunës sonë, deri në përfundim të shqyrtimit publik, sipas agjendës së paraparë./Media Ndërtimi.

Debat

Komuna e Prishtinës organizon debat për përcaktimin e procedurave për dhënien me qira të pronës

Published

on

Komuna e Prishtuinës ka njoftuar se do të organizojë një konsultim publik për Rregulloren ku përcaktohen  procedurat dhe format për dhënien në shfrytëzim të pronës së paluajtshme të komunës për periudhën më pak se një (1) vit.

Dokumenti do të jetë publik deri më datë 15 korrik 2023, ndërsa takimi me qytetarë, me biznese, Shoqëri Civile dhe anëtarë të Kuvendit mbahet më 21 Qershor 2023, ora 15:00, në Sallën e Kuvendit Komunal dhe në kanalin e komunës në Youtube./Media Ndërtimi

Continue Reading

Debat

Mbahet mbledhja e dytë e Kolegjiumit të Planifikimit Hapësinor të AKK-së për vitin 2023

Published

on

Asociacioni i Komunave të Kosovës, i mbështetur nga UN-Habitat Kosova në kuadër të Programit për Zhvillim Gjithëpërfshirës, ka organizuar sot takimin e dytë të Kolegjiumit të AKK-së për Planifikim Hapësinor.

Kjo ngjarje u fokusua në adresimin e një game të gjerë të çështjeve kritike lidhur me proceset e planifikimit urban dhe hapësinor në Kosovë. Gjatë takimit, Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës ndanë vlerësimin e tyre preliminar të Ligjit për Ndërtim, i cili nxiti një diskutim në mes komunave lidhur me pritjet e tyre dhe ndryshimet e mundshme të ligjit.

Gjatë prezantimeve dhe diskutimeve interaktive u diskutuan të arriturat dhe risitë e Agjencisë Kadastrale të Kosovës, gjatë të cilave u ngritën çështje që do të ndihmojnë drejtoritë e urbanizmit në zhvillimin e koordinimit të mëtutjeshëm horizontal dhe vertikal.

Diskutimet theksuan gjithashtu rëndësinë shtesë të nxitjes së një qasjeje bashkëpunuese ndërmjet pushtetit qendror dhe atij lokal, duke theksuar nevojën për integrim. Për më tepër, përfaqësuesit e UN-Habitat Kosova prezantuan gjetje të hollësishme rreth sfidave të përfshira në zbatimin e Ligjit për Ndërtim në Kosovë.

Programi i Zhvillimit Gjithëpërfshirës zbatohet nga UN-Habitat Kosova dhe financohet nga Qeveria e Suedisë./Media Ndërtimi

Continue Reading

Debat

“Arti, Arkitektura dhe Emergjenca Ekologjike”, arkitekti portugez Pedro Gadanho ligjëron në Tiranë

Published

on

HARABEL Contemporary do të realizoj një bashkëbisedim me arkitektin, kuratorin dhe autorin Pedro Gadanho, të enjten, më 15 qershor 2023, te “Piramida e Tiranës”, në orën 19:00.

Ky takim do trajtojë temën: “Arti, Arkitektura dhe Emergjenca Ekologjike”.

Midis ndryshimit të klimës, dëmtimit mjedisor, rritja e jashtëzakonshme e popullsisë njerëzore dhe një krize të afërt në biodiversitet, një emergjencë globale ekologjike po bëhet gjithnjë e më e dukshme. Pas shkencëtarëve, artistët ishin nga të parët që ndjenë dëshirën për të trajtuar aspekte të ndryshme të kësaj situate dërrmuese.

Arkitektëve u kërkohet gjithashtu të ndryshojnë praktikat e tyre, veçanërisht kur mjedisi i ndërtuar është përgjegjës për pothuajse 40% të emetimeve të dioksidit të karbonit çdo vit. Ish-kuratori i MoMA-s, Pedro Gadanho, rrëfen takimin e tij me këtë “problem të lig”, nga instalacionet me artistë të njohur dhe ekspozitat e mëdha ndërkombëtare deri te botimi i librit të tij të fundit Climax Change!

Pedro Gadanho është një arkitekt, kurator dhe shkrimtar. Anëtar i Loeb 2020 nga Universiteti i Harvardit, Gadanho ka një master në art dhe arkitekturë dhe një doktoraturë në arkitekturë dhe mass media. Nga viti 2012 deri në vitin 2016, ai ishte kurator i arkitekturës bashkëkohore në Muzeun e Artit Modern, Nju Jork. Midis 2015 dhe 2019, ai ishte drejtor themelues i MAAT, Muzeut të Artit, Arkitekturës dhe Teknologjisë, në Lisbonë./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending