Aktuale
Rahoveci do të bëhet me palestër sporti pas dhjetë vitesh investim
Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi është dakorduar me kryetarin e Rahovecit, Idriz Vehapin për investimet që do t’i bëjnë në fushën e kulturës dhe sportit në këtë komunë.
Ministri Gashi gjatë inspektimit në palestrën e sportit në Rahovec ka shprehur mbështetje për kryetarin, Idriz Vehapi përmes investimeve që do të bëhen në këtë komunë në fushën e sportit.
Ai po ashtu tha se qëllimi i kësaj vizite është inspektimi i kësaj palestre sportive për të cilën u zotua se do të funksionalizohet në vitin 2018.
“Natyrisht që vizitova edhe objektin e sallës, një objekt që ka filluar, siç e tha edhe kryetari, po thuajse para 9 viteve për të cilin mund të them lirisht që në këto vitet e fundit ka pas neglizhim të punimeve por si do që të jetë ne kemi shtyrë procedurën e fundit dhe jemi në vlerësim të këtij projekti për fazën e fundit dhe besoj se në vitin 2018 kjo sallë do të jetë në shërbim të qytetarëve të komunës së Rahovecit dhe të gjitha atyre sportdashësve të cilët do ta shfrytëzojnë”, është shprehur Gashi.
Gashi po ashtu i ka ofruar mbështetje kryetarit të Rahovecit me investimet që do t’i bëjnë bashkërisht në pjesën e kulturës, trashëgimisë, dhe rinisë me projekte konkrete.
Gashi dhe Vehapi gjatë takimit që zhvilluan në objektin e komunës së këtij qyteti u dakorduan edhe për investimet që do të bëhen në stadiumin e qytetit, si dhe në fshatin Ratkoc dhe Krushë e Madhe.
Ndërsa, kryetari i Rahovecit, Idriz Vehapi tha se me ministrin, Kujtim Gashi biseduan për investimet që do të bëhen në fushën e sportit dhe kulturës.
Ai po ashtu tha se Gashin e ka njoftuar nga afër me gjendjen e objekteve sportive të kësaj komune, duke besuar që së shpejti ato do të jenë në shërbim të bashkëqytetarëve të tij.
“Biseduam për investimet në fushën e kulturës dhe sportit në komunën tonë, posaçërisht në projektet të cilat janë dike u punuar disa prej të cilave do të përfundojnë shpejt besoj me angazhimin e ministritë të ri. E njoftova ministrin me gjenden e cila është në këto objektet sportive, i cili premtoi dhe u zotua se këto projekte shumë shpejt do të përfundojnë”, tha Vehapi.
Të kujtojmë, palestra e sportit në komunën e Rahovecit ka filluar ndërtimin në vitin 2008 dhe është projekt i Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit.
-
Infrastrukturë2 days ago
Një perandori me 10 shifra, Investitorët në ishullin Sazan deklarojnë 3 miliardë dollarë asete
-
Dizajn3 days ago
Java e Dizajnit në Milano hapet me ngjarje dhe ekspozita
-
Infrastrukturë2 days ago
Në Tajvan po ndërtohet ura më e gjatë në botë asimetrike 920 metra
-
Aktuale2 days ago
Ndërpritet gjykimi ndaj ish-drejtorit të kompanisë “Sallahu” dhe drejtorit të Njësisë së Auditimit në MI
-
Infrastrukturë2 days ago
Vërshime në Dubai, një viktimë nga shiu më i madh në Emiratet e Bashkuara në 75 vjet
-
Infrastrukturë3 days ago
Bypass-i i Radhimës, gati në qershor, lehtëson ndjeshëm trafikun gjate sezonit
-
Infrastrukturë3 days ago
Në Stamboll do të mbahet për herë të parë ekspozita më e madhe e makinerive të ndërtimit
-
Aktuale3 days ago
USAID dhe Agjencia Kadastrale diskutojnë çmimet e shitblerjes dhe vlerësimet e pronave