Connect with us

Infrastrukturë

Qytetet janë ndotësit më të mëdhenj të mjedisit

Published

on

Në përpjekjet për të luftuar ngrohjen e klimës duhet që qytetet me zhvillim të shpejtë, që prodhojnë pjesën më të madhe të gazrave që shkaktojnë efektin serë, të kthehen në sisteme të pastra ekologjike.

Rreth 85% e njerëzimit do të jetojë në vitin 2100 në qytete. Shumë njerëz do të jetojnë në qytete të mëdha, megacities, me mbi 10 milionë banorë. Këto xhungla urbane janë vrasëse të klimës. Të ndërtuara me çelik, me një industri që prodhon shumë dioksid karboni, duke u furnizuar dhe ngrohur me qymyr, naftë dhe gaz, qytetet janë përgjegjëse për rreth 75 përqind të emisioneve të dioksidit të karbonit, raporton DW Shqip.

Raporti i fundit i OKB propozon rrugët për të luftuar krizën e klimës shkaktuar veçanërisht nga qytetet. Dioksidi i karbonit që krijohet nga ndërtesat urbane, si gjatë ndërtimit ashtu edhe gjatë përdorimit, është shtuar 50 përqind që nga viti 1990, thuhet në raport. Kjo do të thotë se ky sektor duhet të ulë shumë dhe shpejt karbonin që nxjerr, nëse ngrohja globale duhet të mbesë brenda 1,5 grad celciusit (2,7 grad fahrenhajt) më shumë se niveli i 1990-ës.

Dioksidi i karbonit që prodhohet mund të ulet në zero në vitin 2050, nëse qytetet furnizohen nga energji të rinovueshme, ndërtesat janë të izoluara dhe të kthyera në ndërtesa me energji eficiente dhe transporti elektrifikohet. Kthimi i qyteteve në ekologjikë do të mbërthente dioksidin e karbonit dhe do të ndihmonte në luftimin e gazrave që shkaktojnë efektin serë, vdekjeprurës, shumë problematik për metropolet e mëdha.

Por meqenëse 60 përqind e ndërtesave që do të jenë pjesë e qyteteve në vitin 2050, nuk janë ndërtuar ende, ëndërra e qytetit neutral për klimën, që nuk prodhon aspak ose prodhon pak dioksid karboni është e realizueshme, thonë ekspertët.

Qytetet mund të kryesojnë zbutjen e ngrohjes së klimës

Qytetet mund të bëhen mikrobotë të zbutjes së suksesshme të ndryshimit së klimës, thotë Rogier Vandenberg, zëvendësdrejtor global në Qendrën për qytetet e qëndrueshme, Ross Center for Sustainable Cities në Institutin e burimeve botërore, World Resources Institute, një organizatë joqeveritare me seli në SHBA.

“Një mundësi e madhe ekziston tek qytetet për shkak të përqëndrimit të madh të njerëzve, që do të thotë se mund ta ulim shumë prodhimin e dioksidit të karbonit,” thotë ai. “Zgjidhja është tek qytetet.”

Megjithatë sfidat mbeten të mëdha, si për arritjen e ndryshimit në qytetet kompakte, me dendësi të madhe, ku njerëzit jetojnë ngjitur njëri tjetrit ashtu edhe për uljen e nevojës për përdorimin e automjeteve.Sipas një sistemi popullor planimetrie, synimi është që të krijohet mundësia për të plotësuar të gjitha nevojat në një distancë 15 minutëshe në këmbë ose me biçikletë./Media Ndërtimi.

Infrastrukturë

Semaforët në qendër të Mitrovicës jofunksionalë prej javësh, qytetarët ankohen për tollovinë në trafik

Published

on

Mosfunksionalizimi i semaforëve në rrugën “Shemsi Ahmeti” e cila gjendet në qendër të Mitrovicës, po bën që në këtë pjesë të bëhet kaos me qarkullimin e veturave.

Në këtë pjesë të qytetit, shihet një numër i madh i veturave dhe këmbësorëve të cilët nuk mund të koordinohen pa shenjat ndriçuese.“Tollovi, full. Sa ke një kalimtare fëmijë kesh tu e këqyrë. As nuk e dike a është në semafor as ku është?” – ka thënë qytetari Rrahman Shala.

E Besa Shala qytetare e Mitrovicës thotë se komuna duhet ta rregullojë këtë çështje.

“Komuna duhet me marrë masa. Asnjë semafor në qytet s’e ke. Prej para Bajramit nuk janë duke funksionuar”- u shpreh Shala.

Një tjetër qytetar, gjendjen e sheh si gjysmë pozitive. Rrahim Grepi thotë se qytetarët po i japin përparësi njëri tjetrit.

“Tollovia me semafora është 50 për qind pozitive dhe 50 për qind negative. Nganjëherë është më mirë se po i japin njëri-tjetrit përparësi. Shumë ma lehtë, shumë ma mirë. Që 1 muj nuk janë t’u funksionu. Për neve si taksistë është problem se jemi në qarkullim nonstop”- ka thënë Grepi.

Kurse, Granit Tmava, drejtor i Drejtorisë për Shërbime Publike dhe Infrastrukturë në Komunën e Mitrovicës së Jugut ka thënë më 18.04.2024, se semaforët nuk janë funksionalë prej 3 ose 4 ditësh, teksa KALLXO.com kishte bërë fotografi me datë 09.04.2024, ku shihej se semaforët nuk ishin duke punuar.

“Tash e 3-4 ditë nuk janë t’u punu për shkak se ka dalë problem diçka me softeurin. Është duke u bë rregullimi i tyre. Po presim që në afate shumë të shpejta kohore me u rregullu. Ndihmë e madhe për komunikacionin është që me qenë në funksion semaforët, mirëpo është një defekt që ka ndodhë dhe po presim që me bë përmirësimin. Sa më shpejt nënkupton mund të ndodhë brenda ditës, nesër, varësisht deri sa të bëhet zgjidhja e problemit”- ka thënë Tmava./Media Ndërtimi

Continue Reading

Infrastrukturë

Dhurimi i pronave, sa tatim paguajnë shqiptarët, risitë e ligjit te ri, kategoritë që përjashtohen

Published

on

Trashëgimia apo dhurimi i pronave nga qytetarët shqiptar nga një familjar tek tjetri, kanë bërë që të ardhurat në buxhetin e shtetit nga tatimi i paguar të dyfishohen.

Referuar të dhënave nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve,  në vitin 2023, janë paguar 84.4 milionë lekë në formën e tatimit nga ata individë që kanë bërë dhurime apo kanë lënë trashëgimi, me një rritje prej +116.6 për qind.

Vlera tatimore e paguar gjatë vitit të kaluar, ka qenë në bazë të ligjit të vjetër të tatimit mbi të ardhurat, sipas të cilit përjashtonin nga tatimi dhurimet brenda trungut familjar, raporton SCAN TV.

Konkretisht, sipas ligjit, të ardhurat e përfituara nga kalimi i së drejtës së pronësisë për banesën dhe/ose truallin, brenda lidhjes gjinore në familje, bashkëshort, bashkëshorte, fëmijë, vetëm një herë ndaj një përfituesi, nëpërmjet dhurimit dhe/ose heqjes dorë nga pasuria nuk tatohen.

Ndërsa në rastet e tjera norma tatimore e aplikuar është 15 për qind. Ndërsa ligj i ri për tatimin mbi të ardhurat, i cili ka hyrë në fuqi në Janar të 2024, përcakton se përjashtohen nga tatimi:

dhurimet dhe trashëgimia e përfituar nga ata që do të kualifikoheshin si trashëgimtarë ligjorë në rradhë të parë dhe të dytë;

dhurimet dhe trashëgimitë të marra nga ata që do të kualifikoheshin si trashëgimtarë të ligjshëm përveç shkallës së parë dhe të dytë, deri në 5 milionë lekë për tatimpagues për pasuritë e paluajtshme, dhe deri në 1 milionë lekë për pasuritë e luajtshme për tatimpagues.

Si dhe kalimi i të drejtës së pronësisë trashëgimtarëve ligjorë nëpërmjet dhurimit dhe/ose heqjes dorë nga pasuria, kur prona rrjedh nga bashkëpronësia e detyrueshme.

Edhe në këtë rast, përajshtimi nga tatimi bëhet nëse trashëgimtari ose përfituesi i dhuratës provon që sendet e dhuruara ose të trashëguara janë tatuar paraprakisht ose janë raportuar nga i vdekuri ose dhuruesi.  Në rastet e tjera norma tatimore është 15 %”./Media Ndërtimi

Continue Reading

Infrastrukturë

Fillon konferenca ‘Fortmed 2024’ në Universitetin Politeknik të Tiranës

Published

on

Konferenca Fortmed 2024 nisi sot në Universitetin Politeknik të Tiranës.

Fortmed është një Konferencë Ndërkombëtare mbi Fortifikimet e bregut të Mesdheut. Ky është edicioni i shtatë i këtij eventi, i cili, duke nisur nga Tetori 2015, është zhvilluar në Valencia, Firenze, Alicante, Torino, Granada dhe Pisa.

Ky edicion i Konferencës Fortmed është organizuar nga Universiteti Politeknik i Tiranës në bashkëpunim me Università di Pisa, Università degli Studi di Firenze dhe Universitat Politècnica de Valencia (UPV), dhe është mbështetur nga Istituto Italiano di Cultura, Ministria e Kulturës and Qendra Muzeore Durrës.

Continue Reading

Trending