Connect with us

Aktuale

‘Qytetarët Aktiv’ reagojnë ndaj Elbert Krasniqit dhe Përparim Ramës për pronën e “Sunny Hill”

Published

on

Aktivistja nga organizata joqeveritare ‘Qytetarët Aktiv’, Flutra Zymi, ka thënë se toka që i është dhënë dhënë në shfrytëzim kompanisë “The Sunny Hill” SH.P.K. është e regjistruar si tokë bujqësore.

Zymi ka thënë se në emisionin “Kallxo Përnime”, ku të ftuar ishin kryetari i Prishtinës, Përparim Rama dhe ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, nuk është diskutuar për rëndësinë e tokës bujqësore.

“Asnjëherë nuk u diskutua as nga Perparimi, Elberti apo Jeta që kjo tokë është e regjistruar si tokë bujqësore klasa e 3-të, e cila do duhej sipas ligjit të ndërrohet. Pra 0 diskutim për rëndësinë e tokës bujqësore”, ka thënë ajo.

Zymi po ashtu ka reaguar lidhur me deklaratën e kryetarit të Prishtinës, Përparim Rama, i cili ka thënë se toka nuk është dhënë për 99 vite.

“Perparim Rama marrëveshja valide është e protokolluar me nënshkrimin tënd dhe ajo është votua në kuvend, pikat tjera aty nuk ka përpos 99 vjet shfrytëzim pra konkludimet 25 vjet blla blla ishin fjalë me zbutë pak këtë marrëveshje”, ka thënë Zymi.Rama në emisionin “Kallxo Përnime” ka deklaruar se sipas draft-kontratës, festivali do ta shfrytëzonte pronën prej 17 hektarësh deri në 99 vite, dhe jo gjithsesi për kaq vite.

Sepse, sipas tij, pas 25 vitesh vendoset nëse do t’i zgjatet festivalit e drejta e shfrytëzimit edhe 25 vite të tjera, për të cilën thotë se janë disa kushte.

“Në 25 vite vendos, që jemi në rregull – vazhdon, atëherë shkon +25, +25 deri në maksimum 99 vite. 99-vitëshi është një element, nëse krejt Kosova e ka harru atë tokë, i kthehet automatikisht. Nuk është vetëm në 99 vite edhe u kry puna”, deklaroi Rama.

Në emisionin “Kallxo Përnime” është diskutuar për çështjen e festivalit “Sunny Hill”, e cila zgjoi debat në opinion gjatë muajit qershor pas lajmit se është anuluar mbajtja e tij në Prishtinë.

Në debat kanë qenë të ftuar ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi dhe kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama.

Më 10 maj, Kuvendi Komunal i Prishtinës kishte votuar që kompanisë “Sunny Hill” t’i jepet prona 17-hektarëshe në Bërnicë të Poshtme në shfrytëzim për 99 vite./Media Ndërtimi.

Aktuale

Vazhdon aksionin i prokurorisë për verifikimin e ndërtimeve në Brezovicë

Published

on

Prokuroria Themelore në Ferizaj bën me dije se aksioni po zhvillohet në bashkëpunim me Drejtorinë e Krimeve të Rënda (DKR) në Prishtinë, Inspektoratin e Minsitrisë së Mjedisit, Departamentin e Mbrojtjes së Mjedisit, Inspektoratin e komunës, Drejtorinë e Parkut Kombëtar “Sharri” dhe Agjencinë Kadastrale.

“Qëllimi i këtij inspektimi është identifikimi i ndërtimit të gjitha objekteve në zonat e mbrojtura të parkut kombëtar se në cilat zona janë ndërtuar ato, a posedojnë leje ndërtimore dhe të njëjtat a janë në pajtim me ligjin”, thuhet në njoftim.

Një aksion i ngjashëm ishte zhvilluar edhe më datën 4 gusht.

Inspektorët kishin dalë në terren për identifikimin e ndërtimeve në zonat e mbrojtura të parkut kombëtar./Media Ndërtimi.

 

Continue Reading

Aktuale

Në Han të Elezit protestohet kundër rritjes së çmimeve të çimentos

Published

on

Në Han të Elezit është protestuar për të kundërshtuar ngritjen e çmimeve të çimentos.

Dhjetëra kamionë kanë marrë pjesë në protestë, duke lëshuar boritë e tyre si shenjë kundërshtimi për këtë rritje.

Naim Mahmutaj, përfaqësues i Shoqatës së Betonjerkave të Kosovës, tha se kjo ngritje është bërë drastike dhe e papërballueshme.

“Jemi mbledhur sot në këtë tubim të qetë për të shprehur kundërshtimin dhe shqetësimin tonë të thellë lidhur me ngritjen e vazhdueshme të çmimit të çimentos. Siç jeni të informuar së fundmi, nga fabrika e çimentos “SharrCem” për ngritje të sërishme të çmimit të çimentos për 17.81 euro për ton, duke përfshirë TVSH-në, që do të hyjë në fuqi nga data 08.08.2022. kjo është ngritja e tretë e çmimit të çimentos brenda këtij viti. Meqenëse nga data 1 janar deri më sot, çmimi i çimentos është ngritur nga 82.01 euro për ton, në 129.80 euro për ton” tha ai.

Mahmutaj gjithashtu përmendi edhe shqetësimet e kësaj shoqate.

“Shqetësimet tona janë: ngritja e shpeshtë e çmimit të çimentos, mungesa e arsyetimit përmbajtjesor për këto ngritje, ngritja në mes të sezonit të punës, ngritja pa paralajmërim paraprak dhe në afat shumë të shkurtër kohor”.

Protesta ishte e qetë dhe pa incidente./Media Ndërtimi.

Continue Reading

Aktuale

Kërkohet të hetohet ngritja e çmimit të çimentos në Kosovë, vendet e origjinës nuk e kanë rritur çmimin!

Published

on

Kërkohet të hetohet ngritja e çmimit të çimentos në Kosovë, vendet e origjinës nuk e kanë rritur çmimin!

Çmimi i një toni beton në Kosovë është rritur për 60 euro, në treg kushton 150 euro

Prodhuesit e betonit në Kosovë i janë drejtuar kryeministrit Albin Kurti me një letër ku i ankohen për ngritjen e çmimit të cementit, si lëndë e parë për prodhimin e betonit.

Ata thonë se çmimet janë të papërballueshme meqë nga janari kanë pësuar rritje të madhe.

“Ndryshimet vetëm në vitin aktual janë të papërballueshme për mbarëvajtjen e procesit të punëve tona si prodhues dhe të gjithë sektorit të ndërtimtarisë, kjo pasi që nga janari që ishte çmimi 90 euro për ton në këtë moment ka arritur deri në 150 euro për ton”, thuhet ndër të tjera në letër.

Gjithashtu, ata kanë thënë se derisa kanë kontrata të mëhershme për furnizim me beton me çmime më të vogla, kjo po iu shkakton humbje, raporton Nacionale.com.

Kërkojmë nga autoriteti i konkurrencës që të hetojë këtë dukuri pasi që sipas informacioneve që kemi ne si tregtarë, fabrikat e cementit në vendet e origjinës nuk e kanë ngritur çmimet, por ngritja e çmimeve është duke ndodhur vetëm në Kosovë”.

“1.2 milionë tonë me ndryshim në çmim prej 60 euro për ton, 72 milionë euro ndryshim që konsiderojmë se i fitojnë prodhuesit e cementit dhe tregtarët e cementit në dëm të prodhuesve të betonit dhe sektorit të ndërtimtarisë. Poashtu, marrë parasysh që kemi kontrata të mëhershme për furnizim me beton me çmime të volitshme, kjo po bëhet e papërballueshme dhe do të na shkaktojë humbje”, thuhet më tutje në letër.

Në fund, ata thonë se nëse nuk ndërmerren masa për këtë çështje nga qeveritarët, do t’iu duhet të ndërpresin aktivitetet e tyre./Media Ndërtimi.

Continue Reading

Trending