Connect with us

Ndërtim

Punimet filluan 15 vite më parë, Qendra Protokollare në parkun e Gërmisë larg përfundimit

Published

on

Edhe pas 15 viteve, ende ka mbetur pa u përfunduar Shtëpia e Protokollit në parkun e Gërmisë, objekt ky i cili ishte iniciuar nga Kuvendi i Kosovës që të bëhet Qendër Protokollare.

Por, për shkak të reagimit të shoqërisë civile, për këtë rast ishte hapur edhe rasti në gjykatë. E derisa nuk ka një vendim përfundimtar në lidhje me këtë, qytetarët thonë se këto hapësira janë bërë strehë e përdoruesve të mjeteve narkotike.

Hapësirat e Shtëpisë së Protokollit,  objekt që nuk u përfundua edhe pas 15 viteve e që ishte paraparë të shfrytëzohet nga Kuvendi i Kosovës, sipas qytetarëve, janë bërë strehë e përdoruesve të mjeteve narkotike.

Njëri ndër ta, e që  frekuenton shpesh “Parkun e Gërmisë”, në kushte anonimiteti i tha Radio Kosovës se gjendja në të cilën është tash e shumë vite kjo ndërtesë,  e dëmton shumë këtë pjesë të parkut dhe se shumë me mirë do të ishte të përfundohej dhe të shfrytëzohej për destinimin që e kishte.

“Ma mizërie nuk ka hiq qysh me qenë. Duhet të shfrytëzohet i gjithë objekt se dihet në çfarë pozicioni është. Nuk është me rëndësi çka, po duhet të shfrytëzohet për diçka që kontribuon. E kështu tani po shfrytëzohet për të marrë drogë. Mendim i mirë ka qenë ai që e ka planifikuar profesori, ajo ka qenë idealja sepse duhet kemi vend ku t’i presim”, tha ai.

Për këtë çështje, edhe pas shumë përpjekjeve, Radio Kosova nuk ka arritur të marrë përgjigje nga Kuvendi i Kosovës. Se çfarë do të ndodhë tani e tutje me këtë projekt, Komuna e Prishtinës në një përgjigje me shkrim i tha Radio Kosovës se nuk kanë ndonjë plan. Nga ana tjetër, ka pasur një proces gjyqësor, pasi disa organizata të shoqërisë civile patën paditur Kuvendin, ndërsa kundërshtonin që ky objekt të ndërtohet në Parkun e Gërmisë.

Projekti ka nisur me probleme, të cilat pastaj kanë pasuar me një proces gjyqësor. Në kohën kur ka filluar ndërtimi i këtij objekti sipas të dhënave, Kuvendi për ndërtimin e Qendrës Protokollare, është pajisur me leje sipas kushteve të përcaktuara me ligjet aktuale. Ndërkaq,  aktivistë të shoqërisë civile kërkojnë rrënimin e këtij objekti.

Ndryshe, Qendra Protokollare ishte iniciuar nga ish kreu i Kuvendit, Nexhat Daci. Kjo qendër ishte paraparë që të shërbejë për akomodimin e delegacioneve që vizitojnë Kuvendin dhe institucionet e tjera të Kosovës./Media Ndërtimi

Ndërtim

Prodhimi evropian i ndërtimit u rrit me 3.9% në muajin janar

Published

on

Në janar, prodhimi i ndërtimit në eurozonë pati një rritje prej 3.9%, krahasuar me muajin e kaluar, sipas shifrave të fundit të Eurostat.

Në raportin e euroindikatorëve të këtij muaji, dega e statistikave dhe e të dhënave të Komisionit Evropian raportoi gjithashtu se prodhimi i rregulluar sezonalisht vetëm në BE u rrit me 3.5%.

Prodhimi u rrit gjithashtu krahasuar me janarin 2022, me 0,9% në eurozonë dhe me 1,4% në BE.

Nga muaji në muaj, ndërtimet e ndërtesave në eurozonë u rritën me 4.2%, me inxhinierinë civile me 3.0%.

Në krahasimin e saj vjetor, shifrat e eurozonës nuk ishin aq pozitive, me ndërtimin e ndërtesave me 1.4% në janar 2023, krahasuar me janarin 2022. Sa i përket inxhinierisë civile, prodhimi ishte në -1.9%.

Nga një këndvështrim rajonal, Eurostat theksoi se rritja më e madhe në prodhim ishte në Gjermani (+12.6%), Slloveni (+9.8%) dhe Poloni (+7.0%).

Në anën tjetër të shkallës, rënia më e madhe e prodhimit u pa në Hungari (-5,0%), Rumani (-4,3%) dhe Belgjikë (-1,5%)./Media Ndërtimi.

Continue Reading

Ndërtim

A mundet Kina të vazhdojë të rrisë pjesën e saj në tregun global të ndërtimit?

Published

on

Analiza e re e 200 kompanive më të mira të ndërtimit të International Construction ilustron se sa shpejt kompanitë kineze të ndërtimit kanë rritur pjesën e tyre në tregun global të ndërtimit.

Në dekadën e fundit, kompanitë kineze të ndërtimit kanë pothuajse dyfishuar pjesën e tyre në të gjitha të ardhurat e gjeneruara nga Top 200. Ndërsa në vitin 2012, firmat kineze përbënin 23.2% të të ardhurave totale, deri në vitin 2022 ishte 44%.

Siç tregon Top 200 më të fundit, të pesë kompanitë më të mëdha në listë tani vijnë nga Kina. Shitjet për firmat kineze në listë arritën në 866 miliardë dollarë vitin e kaluar, nga 697 miliardë dollarë një vit më parë.

Ndërkohë, vendet e tjera kanë parë që pjesët e tyre të të ardhurave në Top 200 ose të bien ose të qëndrojnë të pandryshuara.

Pjesa e Japonisë ra nga 14.2% një dekadë më parë në 9.4% në listën e vitit 2022. Spanja gjithashtu pati një rënie nga 7.3% në 2012 në 3.9% në shifrat më të fundit. Gjermania ra nga 3.5% në 2.2% dhe Holanda nga 2.5% në 1.6%.

Ndërkohë, pjesa prej 12.5% ​​e SHBA-së në listën e vitit 2022 ishte pak a shumë në përputhje me 12.1% që kishte në vitin 2012 dhe ishte një histori e ngjashme për kompanitë në Mbretërinë e Bashkuar me 4.2% në 2022, krahasuar me 4.5% në 2012.

Ngadalësimi i Kinës është i përkohshëm?

Kohët e fundit, Kina është përballur me një ngadalësim. Fundi i vitit 2022 pa një rënie graduale të besimit midis blerësve të ndërtimit, me Indeksin e Menaxherëve të Blerjeve (PMI) që ra në një pikë prej 54.4 në dhjetor nga 58.2 në tetor 2022. Indeksi PMI ndjek nivelet e besimit midis menaxherëve të blerjeve me një rezultat më të lartë që tregon besim më të madh në nivelet e ardhshme të punës. Një pikë nën 50 tregon se blerësit presin që tregu të tkurret./Media Ndërtimi.

Continue Reading

Ndërtim

Në lagjen TaukBahqe po ndërtohet një fushë sportive

Published

on

Drejtori i Sportit në Komunën e Prishtinës, Granit Rugova njofton se lagjja TaukBahqe po bëhet me fushtë të Streetball.

Rugova tregon se fusha do të ketë material nga goma, e hapur për të gjithë, dhe do të jetë në harmoni me ambientin e mrekullueshëm që e rrethon.

“Fushë për STREETBALL në TaukBahqe

Pas shumë kërkesave nga banorët e lagjes së TaukBahqes, posaçërisht të rinjtë e talentuar të saj, filluam me ndërtimin e fushës speciale për Streetball.

Bashkë, do të kombinojmë natyrën, sportin dhe ambiciet e rinisë tonë të mrekullueshme, për t’u dhënë platformë moderne në realizimin e ëndrrave të tyre.

Fusha do të ketë material nga goma, e hapur për të gjithë, dhe do të jetë në harmoni me ambientin e mrekullueshëm që e rrethon.”, deklaroi drejtori Rugova./Media Ndërtimi.

Continue Reading

Trending