Connect with us

Aktuale

Punët e kryera jo mirë nga kompania fituese në të kaluarën, zhagisin Pishinën Olimpike

Published

on

Gjykata e Tenderëve i ka anuluar Komunës së Prizrenit dhënien e tenderi për ndërtimin e Pishinës Olimpike në këtë qytet, shkruan Ndërtimi.info

Kjo erdhi pasi operatori ekonomik “Kag Asphalt” Sh.P.K Prizren&Poëatec GMBH” kishte paraqitur ankesë në adresë të Organit Shqyrtues të Prokurimit (OSHP), ku pretendonte se Komuna e Prizrenit ka bërë shkelje të Ligjit të Prokurimit (LPP).

Ku ka specifikuar se komuna ka bërë shkelje të nenit 1, 6 që ka të bëjë me ekonomicitetin dhe efikasitetin, nenin 7, barazia në trajtim/jo diskriminim. Neni 59, ekzaminim, vlerësim dhe krahasim të tenderëve, neni 60 kriteret për dhënie të kontratës. Tutje potencohet se komuna nuk ka respektuar as nenin 61 të LPP, tenderit jo normalisht të ulët, neni 68 gjendja ekonomike dhe financiare, si dhe mos respektimin e nenit 69 aftësitë teknike dhe financiare.

Kompania ankuese në ankesë ka paraqitur se operatori ekonomik “Çlirimi” të cili edhe i është dhënë tenderi, më parë kishe një kontratë me një operator ekonomik privat për ndërtimin e një pishine. E telashja po qëndron se ky operator përveç kontratës për pishinë nuk ka paraqitur edhe transaksionet bankare, dhe se kontrata tjera të paraqitura nuk plotësojnë kushtet e kërkuara në dosje të tenderit, si projektet e ngjashme të pishine.

OE e rekomanduar për kontratë, në këtë rast kompania “Çlirimi” thuhet të mos ketë plotësuar kërkesat lidhur me gjendjen financiare dhe teknike profesionale, ashtu si kërkohen edhe me Ligjin për Prokurim Publik.

Kompania ankuese ka kërkuar nga OSHP që ta vërtetoj kontratën që kompania fituese e kishte lidhur me personin privat Sjedhi Rexhaj. Në këtë rast kanë theksuar t’i kërkohet transaksioni bankar apo vërtetimi nga ATK-ja për kontratën e lartpërmendur, meqë dyshimet ankuesi i kishte se kjo kontratë është fiktive.

Pas shqyrtimit të ankesës, paneli shqyrtues ka kërkuar sqarime shtesë dhe vërtetimin e kontratës së lidhur ndërmjet operatorit ekonomik “Çlirimi” dhe personi privat Sejdi Rexhaj me titull, ndërtimi i pishinës e cila është përbërë nga dy pishina për të rritur dhe për fëmijë në vlerë prej 1, 942, 585.85 euro.

Tutje paneli shqyrtues  erdhi në përfundim se ky aktivitet i prokurimit duhet të kthehet në rivlerësim dhe gjatë rivlerësimit obligohet Autoriteti Kontraktues të kërkoj sqarime shtesë sipas nenit 59.2 dhe 72 të Ligjit të Prokurimit, në lidhje me kontratën e lartpërmendur, pasi që vetë përfaqësuesi i operatorit ekonomik të rekomanduar për kontratë “Çlirimi, në seancën dëgjimorë ka pohuar se kanë transaksione (dëshmi) bankare në lidhje me këtë projekt.

Aktuale

Një pronar restoranti ‘punëson’ robotë pasi nuk arrin të marrë staf

Published

on

Një pronar restoranti në Bregun e Amalfit ka ‘punësuar’ dy robotë të prodhuar në Kinë për të pritur në tavolina pasi nuk ka arritur të marrë staf të mjaftueshëm.

Mario Parlato, pronar i restorantit La Terrazza delle Sirene në Sorrento, tha se ishte “lodhur” nga të rinjtë që kërkonin pushimin e fundjavës dhe tha se ishte “i lumtur që mori këtë vendim për të përdorur pajisje të pajisura me AI”.

Ai tha se robotët nuk do të zëvendësojnë kurrë plotësisht personelin njerëzor.

“Mund të shoqërojnë klientët në tavolinat e tyre, të sjellin pjatat dhe pijet, por mirësjellja dhe ‘simpatia’ e atyre që bëjnë këtë punë janë të pazëvendësueshme”./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

MINT-i në kërkim të inspektorëve të rinj, shpallet konkursi

Published

on

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka shpallur konkurs për pranim të inspektorëve të rinj.Në konkursin e shpallur, MINT-i po kërkon 21 inspektorë.

“Nëse jeni gati të ndërtoni një karrierë në fushën e inspektimit dhe të jepni një kontribut të jashtëzakonshëm për vendin, kjo është mundësia juaj!” thuhet në njoftim.Duke bashkëngjitur vegëzën për aplikim, MINT-i bën të ditur se inspektorët e rinj do të kenë përgjegjësi të larta në zhvillimin e mbikëqyrjes dhe formalizimit të tregut në vend.

Ky është njoftimi i plotë:Njoftim për Konkurs:Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë shpall konkurs për pranimin e 21 inspektorëve të rinj!

Nëse jeni gati të ndërtoni një karrierë në fushën e inspektimit dhe të jepni një kontribut të jashtëzakonshëm për vendin, kjo është mundësia juaj!

Afati për aplikim: deri më 3 maj 2024Aplikoni tani në portalin për rekrutim elektronik:konkursi.rks-gov.net,tek shpallja Inspektor i Tregut, Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë.Inspektorët e rinj do të kenë përgjegjësi të larta dhe do të japin një kontribut të veçantë në zhvillimin e mbikëqyrjes dhe formalizimit të tregut në Republikën e Kosovës.

Të gjithë aplikantët me kualifikimet e nevojshme janë të inkurajuar të aplikojnë dhe të ndajnë këtë mundësi me miqtë dhe të njohurit e tyre!Për informacione të mëtejshme dhe për procedurën e aplikimit, vizitoni vegëzën: https://mint.rks-gov.net/page.aspx?id=1,147

Continue Reading

Aktuale

Energjia elektrike në Kosovë më e lirë për konsum mbi 800 kWh

Published

on

Kosovë, energjia elektrike më e lirë për konsum mbi 800 kWh – Fejzullahu: Kjo masë ndikon 25% të konsumatorëve të Kosovës

Shteti i Kosovës ka vendosur një ulje të tarifave të energjisë për konsumatorët që përdorin më shumë se 800 kWh në muaj dhe për bizneset. Kjo vendosje ka ardhur pas një periudhe vlerësimi dhe kujdesi të madh në raport me nevojat dhe aftësitë ekonomike të qytetarëve të Kosovës.

Ymer Fejzullahu, kreu I zyrës së rregullatorit për energji, ka bërë të ditur se kjo masë synon të ndikojë në vetëm 25% të konsumatorëve të energjisë në Kosovë. Ai ka shtuar se një prej qëllimeve të kësaj vendosjeje është që të kundërshtohet tendenca e kompanive për të kërkuar rritje të çmimit të energjisë elektrike, duke e bërë atë më të qasshme për qytetarët dhe bizneset.

Fejzullahu gjithashtu ka përmendur faktin se vendosja e bllok-tarifës është një hap i rëndësishëm në drejtim të përmirësimit të efikasitetit dhe transparencës në sektorin e energjisë. Ai ka theksuar se, megjithëse ky vendim ka prekur rreth 25% të konsumatorëve, 70% janë mbetur të paprekur, duke reflektuar një ndërhyrje të kujdesshme dhe të përgjegjshme të autoriteteve për të mbrojtur interesat e qytetarëve dhe të mbajnë një balancë të qëndrueshme në treg.

Në kujtesën e tij, Fejzullahu ka rikujtuar vitin 2017, kur heqja e bllok-tarifave u shoqërua me një rritje të paparë të konsumit të energjisë elektrike. Ai ka theksuar se kjo rritje e papritur ishte në kundërshtim me direktivën e Bashkimit Evropian dhe ishte një nxitje e dëmshme për ambientin. Kjo histori e mëvonshme bën që vendosja e kësaj bllok-tarife të jetë edhe më e rëndësishme për të parandaluar rikthimin në situata të ngjashme.

Continue Reading

Trending