Connect with us

Aktuale

Pse uji i pijes nuk ka qenë në fokusin e qeverive si program kombëtar?

Published

on

Qasja në ujë të pijshëm dhe kanalizim është një e drejtë themelore e njeriut që nga viti 2010.

Me qindra fushata botërore i kushtohen kursimit të ujit të pijës, duke ju referuar vendeve të kontinentit afrikan që vuajnë për ujë të pijës.

Megjithatë ka vende të cilat kanë burime të mjaftueshme të ujit, por që avaritë mund t’i sjellin situata të palakmueshme, wshtw ky konstatimi i organizatws “Ec ma ndryshe”.

Gjendja e ujësjellësve në Republikën e Kosovës viteve të fundit është përmirësuar dukshëm. Kjo kryesisht falë kontributit të donatorëve ndërkombëtarë.

Uji i pijes nuk ka qenë në fokusin e qeverive si një program kombëtar dhe me një përkushtim që të rregullohet i gjithë sistemi, ashtu sikur janë marrë me infrastrukturën rrugore. Por, uji pijës gjithmonë ka qenë në gojë të pushtetarëve lokalë. Ata e premtonin ujin. Më pas nëse nuk kishte ujë, drejtonin gishtin tek kompanitë rajonale të ujësjellësve, edhe pse në bordin e tyre kanë një përfaqësues si komunë kontribuese.

Me ndihmën e ndërkombëtarëve, me përkushtimin e tanëve dhe me bashkëfinancimin e vet qytetarëve, sipas një studimi në fund të vitit 2018 të profesorit dhe inxhinierit të hidroteknikës Lavdim Osmanaj, na del që në Kosovë vetëm 8.4% e banorëve nuk kanë qasje në ujësjellës. Më pak e nxjerrë këtë përqindje Autoriteti Rregullator i Shërbimeve të Ujit, që thotë se mbulueshmëria me ujësjellës është 78% nga shtatë kompanitë rajonale shtetërore në regjionet e Kosovës.

Por, çka po ndodhë me ujin që na vjen në shtëpi? A po i rrijnë gati mjaftueshëm atij?

Një tregues, edhe pse mund të quhet si rast i izoluar, është ngjarja në Deçan. Si pasojë e cilësisë së ujit, mbi 1500 qytetarë u drejtuan në Qendrën e Mjekësisë Familjare në këtë komunë për të kërkuar ndihmë. Ata kanë pas ankesa, pasi kishin pirë ujë që vjen nga ujësjellësi.

Megjithëse në fillim nuk dihej, analizat e Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik të Kosovës, që Ligji për Ujëra i bën përgjegjës për monitorimin e cilësisë së ujit të pijes, e konfirmuan se në ujë kishte pasur baktere që kanë kontaminuar ujin.

E bazenet ku uji pushonte që të rridhte në çesmet e deçanasve mbuloheshin vetëm me një kapak të thjeshtë betoni, që mund ta lëvizte një i rritur pa problem dhe të shihte ujin duke rrjedhur. Dashakeqët edhe mund të hidhnin ndonjë gjë. Kjo ishte siguria e ujit në Deçan. Gjithë kësaj iu shtua edhe një vizitë e dyshimtë në këtë zonë nga dy persona.

Derivat i kësaj erdhi edhe arrestimi i zyrtarit që duhet të kontrollonte kamerat e sigurisë tek bazenet dhe burimi i ujit. Mirëpo, në deduksion kjo tregon një situatë jo fortë të sigurtë.

Dikush paska gjasa të kontaminojë ujin që përdorim për pije dhe gatim, pasi të dalë nga fabrikat e përpunimit. Kur kjo pohohet edhe nga ministri i Mjedisit, Liburn Aliu, atëherë njëmend këtu diçka nuk shkon. “Nga ajo që është pa në terren, është një nevojë emergjente për vendin tonë që të gjithë ujësjellësit në vendin tonë të inspektohen dhe të merren masa.

Të dalë nga lufta, investimet kanë pasur trajtën emergjente të ndërtimit. Mungesa e rregulloreve dhe autoriteteve mbikëqyrëse e kanë bërë situatën edhe më të brishtë.

Por, nuk është shumë më mirë edhe në vitet e mëvonshme. Mungesa e Odës së Inxhinierëve të Kosovës, që do të bënte një filtrim se kush mund të projektojë e ndërtojë ujësjellëse apo vepra tjera hidroteknike, vërehet.

Ka pasur ujësjellës në momentin që janë lëshuar në funksion kanë kolapsuar.

Edhe në këtë aspekt ka një dritë që po vërehet kah fundi i tunelit. Projektligji për Odat e Arkitektëve dhe Inxhinierëve të Kosovës ka kaluar leximin e parë në Kuvendin e Kosovës dhe së shpejti pritet të dalë si ligj.

Në gjithë këtë mes, duke gjykuar situatat dhe deklaratat mund të themi se ujë kemi, ujë prodhojmë, por për ujë nuk kujdesemi sa duhet, që të na përmbushet e drejta themelore njerëzore. Ajo që mund të paramendojmë është se uji do të ketë vitin e tij për t’u përmendur. Ngaqë, po vijnë zgjedhjet lokale në tetor.

Ky artikull është shkruar nga EC Ma Ndryshe dhe është përkrahur nga programi i Fondacionit Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF)  ‘EJA Kosovë’, bashkëfinancuar nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) dhe Agjencia Suedeze për Zhvillim dhe Bashkëpunim Ndërkombëtar (Sida). Përmbajtja e këtij artikulli është përgjegjësi e EC Ma Ndryshe dhe jo domosdoshmërisht paraqet qëndrimet e KCSF-së, SDC-së apo Sida-s.

Aktuale

UNOPS Kosova organizoi trajnim dy ditor për sigurinë në kantiere ndërtimi  

Published

on

UNOPS Kosova organizoi një Trajnim 2 ditor për Shëndetin, Sigurinë, Socialin dhe Mjedisin (HSSE) me pjesëmarrës nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë, Universiteti i Prishtinës.

Qëllimi kryesor i trajnimit ishte pajisja e pjesëmarrësve me konceptet kryesore të shëndetit dhe sigurisë në projektet e ndërtimit.

Vështrimet kryesore nga trajnimi:

Kuptimi gjithëpërfshirës dhe respektimi i rreptë i Rregullave të Artë të UNOPS për trajtimin e rreziqeve fatale ose të rëndësishme

Zbatimi i aftë i vlerësimeve dhe inspektimeve të plota të rrezikut në terren

Duke dhënë prioritet sigurinë dhe mirëqenien e çdo individi të përfshirë në projekt.

Ky trajnim u organizua në kuadër të projektit për ndërtimin e objekteve të reja për Fakultetin e Shkencave Matematiko-Natyrore të Universitetit të Prishtinës, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian në Kosovë dhe Universiteti i Prishtinës dhe me mbështetjen e UNOPS HSSE Unit.

Siguria është prioriteti ynë kryesor dhe ne jemi të përkushtuar të krijojmë një mjedis të sigurt pune për të gjithë./Media Ndërtimi

 

Continue Reading

Aktuale

Rama paralajmëron se Tirana do të jetë metropoli me atraktiv i Ballkanit

Published

on

Kryeministri Edi Rama i ftuar në një ceremoni në kryeqytet, foli për Tiranën dhe transformimin e saj ndër vite.

Rama tha se në 5-6 vitet e ardhshme, këto që shohim do të jenë një pjesë dhe jo shumica e asaj që do të shohim, duke theksuar se ka shumë projekte, dëshirë, ambicie dhe shpirti i sipërmarrjes është futur në një garë për ndërtuar ndërtesa jo vetëm të mira, por edhe të bukura.

Ai shton se Tirana kështu do të bëhet një destinacion edhe arkitektonik.

Sipas, Ramës gjatë viteve në vazhdim shqiptarët do të jenë banorë dhe qytetarë të njërit prej kryeqyteteve më të bukur të Evropës, duke specifikuar se Tirana do të jetë metropoli me atraktiv i Ballkanit dhe do të jetë kryeqyteti evropian i të gjithë Rajonit tonë.

“Kjo është historia e një qyteti që nuk i ka thënë të gjithë. Unë besoj që në 5-6 vitet e ardhshme, këto që shohim do të jenë një pjesë, jo shumica e atyre që do të shohim, sepse ka shumë akoma projekte, dëshirë, ambicie dhe një lloj gare që është futur në shpirtin e sipërmarrjes që të bëjmë ndërtesa jo thjeshtë të mira, por edhe të bukura, duke i dhënë Tiranës mundësinë që të bëhet një destinacion arkitektonik.

Një vend mes Ballkanit që do të disponojë një koleksion veprash të arkitekturës të mbledhura së bashku nga arkitektët më të mirë të kësaj kohe dhe do të krijojë një trashëgimi të denjë për gjeneratat e tjera.

Unë nuk dyshoj, që nëse sot në ndjejmë kënaqësinë që kemi dalë nga ai llum i tmerrshëm ku e hapëm shekullin e ri në Tiranë, nesër do të jemi banorë dhe qytetarë të njërit prej kryeqyteteve më të bukur të Evropës. Tirana do të jetë metropoli me atraktiv i Ballkanit dhe do të jetë kryeqyteti evropian i të gjithë Rajonit tonë.”, deklaroi kryeministri Rama./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

“Brenda shtëpisë së zbrazët, ajo jeton mes kujtimeve dhe dëshmon forcën e Nënës”

Published

on

Në rrugën “Martirët Qerkezi”, në shtëpinë-muze qëndron Nëna Ferdonije. Brenda shtëpisë së zbrazët, ajo jeton mes kujtimeve dhe dëshmon forcën e Nënës. Shtëpia e familjes Qerkezi, në Gjakovë dëshmon gjenocidin dhe spastrimin etnik të Serbisë në Kosovë.

Nga aty, 25 vite më parë, forcat policore të Serbisë ia rrëmbyen dhe zhdukën të katër djemtë: Artanin, Armendin, Ardianin e Edmondin, si dhe bashkëshortin Halimin. Nga ajo shtëpi u rrëmbyen edhe Vegim Qerkezi, Shpejtim Ymeraga, Skender e Myrteza Dylhasi, dhe Shpend e Fatos Jetishi.

Në Dardaninë e Pejës, më 27 mars 1999 forcat e armatosura serbe, policë të njësive speciale dhe serb lokal, brenda tri orëve i masakruan 40 civilë shqiptarë të kësaj lagje.

Ne i kujtojmë çdoherë e nuk do t’i harrojmë kurrë.

Në këtë 25 vjetor i përkujtojmë edhe 75 të vrarët në masakrën në Klladernicë të Skënderajt, 18 të vrarët në Mamushë, dhe 10 anëtarët e familjes Rama të vrarë në Obiliq. Sot, në Fushë Kosovë përkujtohen 168 shqiptarët e vrarë nga forcat e armatosura serbe.

Me mall e dhembje, i kujtojmë sot dhe ҫdo ditë, të gjithë të vrarët dhe të zhdukurit me dhunë nga Serbia.

Sakrifica e popullit tonë është themeli i Republikës sonë të lirë.

Lavdi të gjithë të rënëve në rrugën e gjatë për çlirimin e Kosovës!

Albin Kurti, kryeministër i Kosovës. Prishtinë, 27 mars 2024./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending