Connect with us

Featured

Pronarët kokëfortë që nuk pranuan të zhvendosen dhe u përballën me pasojat

Published

on

Ndodh ndonjëherë që projekti i një rruge, apo ndërtimi tjetër madhor infrastrukture kalon përmes shtëpisë së dikujt. Këto vepra konsiderohen në të mirë të komunitetit, ndaj në shumë vende, si edhe në Shqipëri, pronari i shtëpisë është i detyruar të heqë dorë nga prona e tij dhe të pranojë kompensimin e ofruar nga shteti.

Por, ndonjëherë projekti nuk është i shtetit dhe nuk bën fjalë për një rrugë apo gazsjellës, por për ndërtimin e një qendre të re tregtare apo të një godine shumëkatëshe. Në këto raste, ndërtuesi duhet të arrijë një dakordësi me pronarin, përndryshe projekti rrezikon të mos realizohet kurrë.

Jo gjithmonë një marrëveshje arrihet, pasi dështon për arsye të ndryshme nga kompensimi financiar, e deri tek vlera sentimentale që prona mund të ketë. Ja disa raste kur pronarët kokëfortë janë përballur me pasojat e vendimit të tyre.

#1 Edith Macefield refuzoi të shiste shtëpinë e saj edhe pasi iu ofrua më shumë se 1 milion dollarë për të. Më pas ajo u bë frymëzimi për filmin e animuar “Up”.

#2 Mary Cook kishte refuzuar të shiste shtëpinë e saj të bukur e të ngushtë, ndryshe nga gjithë komshinjtë e saj, shtëpitë e të cilëve u prishën. Sot, kjo shtëpi gjendet e shtrydhur mes dy fqinjëve gjigandë, duke u dukur si një vizatim fëmijësh.

#3 Një pronar që refuzoi të shiste shtëpinë e tij në Melbourne, Australi.

#4 Kjo godinë e hollë me stil gotik rrethohet në krahë nga pallate të mëdha që u vendosën në lagje.

#5 Qeveria kineze ndërtoi një autostradë rreth kësaj banese të disa pronarëve shumë kokëfortë. Në fund banorët u larguan vetë nga ndërtesa, por shtëpia është shndërruar në një simbol rezistence ndaj ndërtuesve.

#6 Në Guangzhou, autoritetet u detyruan të ndërtojnë një rreth përqark këtij blloku banimi, për shkak se familjet nuk lëviznin.

#7 Kjo shtëpi në Washington DC nuk u prish as kur pronarit iu ofruan 3 milionë dollarë. Ai më vonë e shiti atë për 4 milionë dollarë.

#8 Edhe pse e tija është ndërtesa e vetme në këmbë, e asaj çka ishte një lagje e vjetër e Roubaix, në veri të Francës, Salah Oudjani refuzon të shesë kafenenë ku ka punuar për 46 vitet e fundit.

#9 Të jetosh poshtë një ure

#10 Projektuesit u detyruan të ndërtojnë godinën mbi këto banesa në New York.

#11 Një banor i vetmuar qëndron përballë një grupi vilash luksoze në provincën Jiangsu.

#12 Themeluesit e këtij hoteli nuk mund të blinin shtëpitë përpara tij, për shkak se pronarët kërkuan shumë. Kështu, hoteli u ndërtua rreth dy godinave, të cilat sot janë dyqane suveniri.

#13 Zonja Wu Ping ishte njeriu i vetëm nga 241 prona, e cila refuzonte të largohej. Ajo u ndesh me ndërtuesit për gati 3 vite përpara se në prill të vitit 2007 ta shiste pronën për një shumë të majme.

#14 Kjo shtëpi pengon tanimë trafikun në Shanghai.

#15 Kjo pronë kokëfortë gjendet në një kodër mbi nivelin e tokës, pasi ndërtuesit gërmuan rreth e rrotull saj.

Featured

Kompanitë kosovare ftohen të respektojnë Ligjin gjerman të furnizimit

Published

on

Ligji Gjerman i Zinxhirit të Furnizimit (Lieferkettensorgfaltspflichtengesetz – LkSG) ka hyrë në fazën e dytë të zbatimit më 1 janar 2024, duke zgjeruar fushëveprimin e tij për të mbuluar të gjitha kompanitë në Gjermani me mbi 1000 punonjës.

Zgjerimi do të shtojë rreth 2,000 kompani gjermane në kuadrin rregullator. Këto kompani do të aplikojnë kriteret që parashihen me ligj përgjatë gjithë zinxhirit të tyre të furnizimit dhe tek furnitorët jashtë Gjermanisë. Përfshirë këtu kompanitë nga Kosova që janë furnitorë të kompanive gjermane, apo që synojnë të bëhen furnitorë për kompani gjermane.

Ligji për Zinxhirin e Furnizimit u miratua në vitin 2021 dhe zyrtarisht hyri në fuqi më 1 janar 2023, duke iu kërkuar kompanive gjermane të plotësojnë kritere për të siguruar dhe mbrojtur të drejtat e njeriut dhe çështjet mjedisore në zinxhirët e tyre të furnizimit global.

Ligji implementohet në tri faza: Në fazën e parë, ligji gjerman u aplikua për kompanitë me mbi 3000 punonjës në Gjermani. Përafërsisht 900 kompani të mëdha gjermane u detyruan ta zbatojnë ligjin.

Në vitin e parë të zbatimit, Zyra Federale për Çështjet Ekonomike dhe Kontrollin e Eksportit (BAFA) ishte përgjegjëse për monitorimin dhe zbatimin e ligjit. BAFA kreu 486 inspektime të kompanive të mëdha për të vlerësuar pajtueshmërinë. Vlerësimi i përgjithshëm i BAFA ishte pozitiv, duke gjetur se kompanitë ishin përgjithësisht të suksesshme në krijimin e sistemeve dhe proceseve të nevojshme për të përmbushur kërkesat e Ligjit në fazën e parë.

Megjithatë, zgjerimi i zbatueshmërisë së Ligjit Gjerman të Zinxhirit të Furnizimit në ndërmarrjet e  mesme pritet të paraqesë më shumë sfida.

Kompanitë kosovare që nuk i zbatojnë kushtet e parapara me këtë ligj, nuk do të mund të vazhdojnë apo fillojnë eksportin në Gjermani.

Continue Reading

Aktuale

‘Autostrada Hangar’ do të hapë dyert për publikun më 5 Mars 2022

Published

on

Autostrada Hangar synon të gjenerojë bashkëjetesë mes komuniteteve duke punuar dhe prodhuar së bashku si një ekip dhe do të përdoret veçanërisht për të plotësuar nevojën urgjente të një edukimi joformal dhe programeve të ndërtimit të aftësive në mënyrë që të fuqizojë të rinjtë në Kosovë dhe rajon.

“Edhe pse hapësira jonë u përdor si një nga ambientet kryesore të edicionit të tretë në 2021, ku patëm një vit mjaft të suksesshëm me ekspozitën tonë ndërkombëtare, programin e zhvillimit të aftësive dhe edukimit, më 5 mars ajo do të jetë gati të hapë dyert e saj me një dizajn i ri dhe një program vjetor.

Deri më tani, ne kemi qenë të përkushtuar për të institucionalizuar “Autostrada Hangar” si institucioni i vetëm i artit bashkëkohor në Prizren përmes krijimit të një programi publik vjetor bazuar në nevojat e komuniteteve dhe partnerëve duke ndjekur parimin e gjithëpërfshirjes, duke e bërë programin të hapur për komunitete të ndryshme dhe më shumë. ekologjikisht të qëndrueshme”, shkruan në njoftim./Media Ndërtimi.

Continue Reading

Aktuale

Asociacioni i Arkitektëve shpallë zgjedhjet për kryetar

Published

on

Asociacionit të Arkitektëve të Kosovës, njofton se duke u bazuar në Ligjin Nr. 06/L-043, për Lirinë e Asocimit ne Organizata Joqeveritare dhe Nenit 27, të Statutit të Asociacionit të Arkitektëve të Kosovës, të vitit 2020, shpallë Zgjedhjet e rregullta për Kryetarin e AAK-së

Kuvendi zgjedhor i Asociacioni i Arkitektëve kosovar, do të mbahet të mërkurën, më 30.03.2022 nga ora 17:00, në Modelariumin e Fakultetit të Arkitekturës – Prishtinë.

Ftohen, të gjithë anëtarët e Asociacionit të Arkitektëve të Kosovës që të marrin pjesë në kuvendin zgjedhor, dhe në frymën e konkurrencës së lirë dhe kandidimit, të shprehin vullnetin e tyre për tu kandiduar për pozitën e kryetarit të a-a-k, duke u mbështetur në nenin 33, të statutit./Media Ndërtimi.

Continue Reading

Trending