Connect with us

Infrastrukturë

Prokuroria vendos llupën te “Ekskavatori”, e la të mangët zgjerimin e rrugës Prishtinë – Veternik

Published

on

Mbi 2.5 milionë euro ndau Ministria e Infrastrukturës për zgjerimin e rrugës Prishtinë – Veternik, punimet e të cilës përfunduan në korrik të 2020-ës.

Zgjerimi i kësaj rruge, që nga ministri i atëhershëm, Arban Abrashi, u konsiderua si arterie kryesore e Prishtinës, edhe që mund të kalonte pa shumë zhurmë, nëse kompania fituese nuk do t’i kërkonte edhe rreth 250 mijë euro për punët shtesë.

Kërkesa e konzorciumit “Eskavatori dhe Best Company”, ktheu vëmendjen e Ministrisë së Infrastrukturës sërish nga kjo rrugë, njofton Klan Kosova.

Ndonëse një komision e kishte bërë pranimin teknik dhe një tjetër kishte rekomanduar pranimin e punëve shtesë, auditori i brendshëm, i autorizuar nga zëvendësministri Hysen Durmishi, rekomandoi angazhimin e një komisioni tjetër.

Ky komision do të bënte verifikimin e punëve shtesë, si dhe rivlerësimin e raportit të komisionit paraprak.

Komisioni i ri, i udhëhequr nga Hysen Merovci, gjeti një varg shkeljesh të kritereve të kontratës milionëshe.

“Shtresa nga asfalt betoni i llojit AB11s, në bazë të shqyrtimeve të laboratorit është punuar me guri gëlqeror (që është 4 fish më i lirë) e jo me guri eruptiv siç është paraparë me kontratë. Kjo rrugë nuk është shtruar me tre shtresa të asfaltit. Kompania vetëm e ka gërryes një shtresë të asfaltit dhe mbi të ka asfaltuar shtresë të re”, shkruan në raportin e komisionit.

Inxhinierët e Ministrisë së Infrastrukturës theksuan poashtu se disa shtresa të asfaltit kanë devijime në trashësinë më shumë se sa lejohet me norma, raporton emisioni Kiks Kosova.

Komisioni konstatoi se “Ekskavatori” nuk realizoi 30 pozicione në këtë rrugë të cilat kanë qenë të përfshira në kontratë. Përkundër që nuk kreu punët për të cilët mori paratë kompani lejoi kyçje për dy biznese të cilat u realizuan ilegalisht.

Inxhinierët vërejtën deformime qarkulluese, posaqërisht në hyrjet dhe daljet e urës.

Të gjeturat e këtij raporti u bënë shkas që Prokuroria Speciale të vendos llupën mbi këtë projekt milionësh./Media Ndërtimi.

Infrastrukturë

Ndahet grant mbi 8 milion euro për 11 Komuna

Published

on

Ministri i Administrimit dhe Pushtetit Lokal(MAPL), Elbert Krasniqi, ka bërë me dije se janë ndarë 8 milionë euro në 11 Komuna.

Ministri Krasniqi, bashkë me kryetarët e komunave, kanë nënshkruar marrëveshjet në kuadër të Grantit të Performancës Komunale.

“Në kuadër të këtij bashkëfinancimi janë paraparë projekte për rregullimin e shtratit të lumenjve, pastrimin e shtratit të lumit, ndërtimin e fushave sportive, rregullimin e ndriçimit publik dhe projekte të tjera të cilat kanë për qëllim përmirësimin e kushteve të jetesës për qytetarët dhe rritjen e zhvillimit ekonomik lokal” ka shkruar në Facebook Krasniqi.

Komunat përfituese janë Rahoveci, Obiliqi, Skenderaj, Suhareka, Kaçaniku, Shtimja, Malisheva, Dragashi, Ranillugu, Parteshi dhe Peja.

“Projektet në komunat përfituese janë bashkëfinancim i MAPL-së, donatorëve dhe komunave në vlerë mbi 8 milionë euro”, ka shkruar tutje Krasniqi./Media Ndërtimi

Continue Reading

Infrastrukturë

Tregu global i pajisjeve të ndërtimit pritet të bjerë 8% këtë vit

Published

on

Viti i kaluar filloi fuqishëm për Evropën, me shitje të shpejta falë grumbullimit të porosive nga viti 2022. Nga mesi i vitit këto ishin përmbushur kryesisht dhe tregu u pa të ngadalësohej – veçanërisht për sa i përket marrjes së porosive.

Megjithatë, shitjet me pakicë qëndruan mjaft mirë dhe si rezultat tregu evropian ruajti nivelin e lartë të shitjeve që ishte parë në vitin 2022.

Rezultati për vitin 2023 ishte më i mirë se sa ishte parashikuar në gjysmën e dytë të vitit të kaluar, kur u raportua se marrja e porosive po binte ndjeshëm. Megjithatë, duket se do të ketë një rënie në shitje këtë vit, dhe Off-Highway Research e vendos atë në një rënie prej 6%.

Shitjet në pjesën tjetër të botës ranë 8% në 2023, me një rënie të mëtejshme prej 14% të parashikuar për këtë vit. Tregjet më të mëdha në zhvillim priren të jenë prodhuesit e mallrave, dhe si rezultat, shitjet e pajisjeve rriten dhe bien në varësi të kërkesës për materiale dhe çmimeve.

Drejtuesi i çmimeve të mallrave priret t’i bëjë shitjet e pajisjeve në pjesën tjetër të botës më të paqëndrueshme se në tregjet e tjera. Parashikimi për pjesën tjetër të tregjeve botërore bazohet në premisën se presionet aktuale inflacioniste të viteve të fundit do të vazhdojnë të ulen në 2024 dhe 2025, duke ulur kërkesën për mallra dhe për rrjedhojë pajisjet për nxjerrjen e tyre në ekonomitë e mëdha në zhvillim./Media Ndërtimi

Continue Reading

Infrastrukturë

Turqia vendos synime ambicioze për zgjerimin e energjisë bërthamore

Published

on

Në forumin e fundit të Atomexpo në Soçi, ministri i energjisë dhe burimeve natyrore Alparslan Bayraktar tha se energjia bërthamore do të luante një “rol kritik” në udhëtimin e Turqisë drejt arritjes së emetimeve neto zero deri në vitin 2053.

“Ne synojmë të arrijmë gjithsej 12 reaktorë dhe një fuqi bërthamore prej 15,000 megavat, me ndoshta katër reaktorë në tre lokacione të ndryshme në Turqi,” tha ai.

Bayraktar tha se qëllimi i vendit ishte të instalonte dy termocentrale shtesë bërthamore së bashku me Centralin Bërthamor të Akkuyu (NPP), aktualisht në ndërtim e sipër në provincën Mersin, transmeton Ndertimi.info

Zgjerimi i propozuar synon të arrijë 7.2 gigavat (GW) të kapacitetit bërthamor deri në vitin 2035 dhe deri në 20 GW deri në vitin 2050.

Për më tepër, Bayraktar përshkroi planet për inkorporimin e reaktorëve të vegjël modularë, të cilët potencialisht mund të kontribuojnë me rreth 5 GW gjatë disa dekadave të ardhshme.

Ministri theksoi gjithashtu domosdoshmërinë e zhvillimit të një përzierjeje të ekuilibruar të energjisë, duke kombinuar burimet e rinovueshme me fuqinë e qëndrueshme të ngarkesës bazë, veçanërisht duke përmendur natyrën e ndërprerë të energjisë diellore dhe të erës.

“Ne kemi një potencial të madh për burimet e rinovueshme dhe efikasitetin e energjisë, por ne duhet absolutisht të shtojmë energjinë bërthamore në përzierjen tonë të energjisë,” tha Bayraktar./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending