Connect with us

Infrastrukturë

Projekti për Portin e Durrësit, Rama: Nëse kontrata nuk zbatohet, shteti merr gjithçka

Published

on

Kryeministri Edi Rama nga Kuvendi dha detaje për marrëveshjen për projektin e Portit të Durrësit.

“Do të ngrejë pëshë vlerën e Durrësit, të hoteleve të Durrësit. Fryjini zjarrit sillni vajgur, do të kemi dimër të ashpër dhe po t’i vëmë zjarrit vendit do të ngrohemi. Për herë të parë në një kontratë publike të këtij shteti është garantuar imuniteti i pronës publike. Kontrata parashikon se në rast mos-zbatimi të parashikimeve të saj, investitori shkon deri në marrjen e gjithçkaje që ai ka zhvilluar në atë moment me zero pagesë nga shteti. Nuk ka asnjë kolateral të pronës shtet. Sipas investitorit është hera e parë që nuk i lejohet. Për këtë kontratë ne jemi shumë krenarë”, u shpreh Rama.

Kreu i qeverisë shqiptare e konsideron portin aktual të Durrësit si “skandal mjedisor” dhe “zonë kancerogjene”.

“Një port si në Mesjetë ku tregtohet krom, ku lulëzojnë sipërfaqet  ndryshkut dhe ku kalben mjetet e vdekura lundruese, ku shtrohen mijëra metra katrorë ferra dhe ndryshqe. Kur dëgjon ju dhe shikon këtë pamje e kupton pse ju jeni të shqetësuar, ju jeni fiks si këto. Një port ku vinçat e kohës së Adem Rekës e kanë kaluar me kohë edhe moshën e pensionit. Ky port është një skandal mjedisor, një plagë urbane nga e cila rrjedh pisllëk prej dekadash. Kjo zonë e mbetur kancerogjene është ndërfaqja e sotme e asaj zonës tjetër të deridjeshme të qytetit të dytë më të madh të vendit tonë, atij malit me plehra dhe me derra. Me shumë padurim dhe gëzim po numëroj orët deri sa të votohet marrëveshja për investimin më të madh të huaj në historinë e vendit tonë. Ky investim do ta kthejë portin e vjetër të Durrësit nga një platformë e zezë si surrati i gjithë atyre që përndjekin Shqipërinë në një prej porteve më të madh turistike të Mesdheut. Kjo është edhe dita për t’ju dhënë disa përgjigje zëdhënësve të rinj të një mallkimi, një lloj poshtërsie të vjetër”./Media Ndërtimi.

Infrastrukturë

Gjendje e rëndë infrastrukturore në qendrën e Kulturës në Fushë Kosovë – Komuna s’përgjigjet

Published

on

Objekti i Qendrës së Kulturës në Fushë Kosovë është në gjendje të mjerueshme. Përveç se objekt i vjetër, shihet se edhe uji ka depërtuar, muret janë qarë e mbuluara nga myku.

Ambienti nuk duket aspak në nivel as për nga pastërtia e as për nga interieri. Këtu ushtrojnë një grup valltarësh, që jeta e puna e tyre po rrezikohet çdo ditë, raporton Insajderi.

Në këtë objekt ushtrojnë grupi i valltarëve “Ansambli Zëri i Kosovës”, ushtrimet e të cilëve janë ndërprerë për shkak të kushteve të rënda./Media Ndërtimi

 

Continue Reading

Infrastrukturë

Kurti: Procedura e tenderimit për rindërtimin e Stadiumit të Gjilanit në vlerë 15 milionë euro, javën e ardhshme

Published

on

Prej takimit të fundit në tetor 2022, Gjilani sot e ka Qendrën e Re të Mjekësisë Familjare, Mireshi shumë shpejt do të bëhet me çerdhe të re, ndërkaq sot përuruam parkun “Banja” me 17 mijë m2 dhe fillimin e punimeve për zgjerimin e rrugës “Hamdi Kurteshi” me vlerë 2.4 milionë euro.

Për vitin tjetër katër janë projektet kryesore:

– Stadiumi i qytetit për të cilin janë ndarë rreth 15 milionë euro. Procedura e tenderimit fillon javën e ardhshme.

– Unaza rrugore që në total do të kushtojë rreth 26 milionë euro e që është buxhetuar për vitin 2024.

– Bulevardi i qytetit në vlerë prej 12 milionë euro me 20 mijë m2, hapësirë publike, me infrastrukturë nëntokësore, me parking nëntokësor, gjithashtu i buxhetuar për vitin e ardhshëm.

– Autostrada e Gjilanit në të cilën po vazhdon puna në sajimin e problemeve që janë paraqitur së fundmi me rrëshqitjen e dheut e që kanë shkaktuar vonesa drejt finalizimit të saj deri në Bresalc, kurse për vazhdimin e saj deri në Dheun e Bardhë tashmë është ndarë buxheti dhe në fillim të vitit tjetër do të fillojnë procedurat e prokurimit.

Kryetari Alban Hyseni ka vazhduar që të paguaj borxhet e komunës nga e kaluara. Për dy vjet në zyre tashmë janë paguar rreth 10 milionë euro, e për vitin e ardhshëm kanë mbetur më pak se dy milionë./Media Ndërtimi

Continue Reading

Infrastrukturë

Shpejtim Bulliqi shpërblen me tender gjysmë milion euro kompaninë e pronarit të afërm me VV-në

Published

on

Pushteti i Shpejtim Bulliqit në Komunën e Podujevës, ka shpërblyer me tender kompaninë e pronarit të afërt me Lëvizjen Vetëvendosje, Eljesah Podvorica. Kompania “Eing Com” e “El-BAU” në Podujevë ka fituar tenderin për “Mirëmbajtje verore dhe dimërore të rrugëve”, në vlerë prej gjysmë milion euro.

Komuna e Podujevës ka hapur tender për kontratën “Mirëmbajtje verore dhe dimërore e rrugëve”. Tender ky që me datën 10 nëntor të këtij viti iu dha kompanisë “VIA EGNATIA” “VAAKAL” “Natyra”, Prishtinë, me vlerën totale të ofertës 330,268,29 euro.

Por, vetëm pas 19 ditëve kjo kontratë u anulua.

Me 29 nëntor të këtij viti u njoftua se për këtë kontratë është shpërblyer, kompania “Eing Com” e “El-BAU” Podujevë, me vlerë totale të ofertës, 547.492.12 euro.

Ky tender rriti vlerën për 237,224 euro, pothuajse njëfishin e shifrës paraprake.

Eljesah Podvorica, jo rrallë herë është parë në shoqërinë e njerëzve të Lëvizjes Vetëvendosje, shkruan Insajderi.org

Në vitin 2021, deputeti i LVV-së, Sali Zyba dhe pronari, Eljesah Podvorica ishin së bashku në një vizitë në Therandë.

Dyshja shihen në një fotografi në shoqëri edhe të disa personave për rreth.

Podvorica, gjithashtu në vitin 2019 ishte parë në shoqërinë e deputetit të VV-së, Nijazi Isakut.

Gazeta Insajderi ka kontaktuar me pronarin e “Eing Com” e “El-BAU”, Eljesah Podvorica, i cili e mohoi të ketë lidhje me pushtetin e VV-së në Podujevë.

“Une punoj edhe me Mitrovicën, punoj edhe me ndërkombëtarë, edhe atje paskam pushtet a”, tha Podvorica për Insajderin.

Gazeta Insajderi ka kontaktuar edhe me Komunën e Podujevës, por deri në publikimin e këtij teksti, nuk kemi marrë përgjigjje./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending