Arkitekturë
Procesi i ndërtimit të Aeroportit gjigant të Abu Dhabit [video]
Një nga terminalet më të mëdha të aeroportit në botë është aktualisht në ndërtim e sipër në Emiratet e Bashkuara Arabe.
Derisa aeroporti ekzistues ndërkombëtar i Abu Dhabit trajton rreth 26 milionë pasagjerë çdo vit, ndërtesa e re “Midfield Terminal Building” do të rrisë kapacitetin e aeroportit nga një shtesë prej 30 milionë udhëtarësh çdo vit.
Zgjerimi i aeroportit synon ta pozicionojë Abu Dhabin si një qendër rajonale konkurruese në Gjirin Arab, në të njëjtin nivel me Dubai dhe Doha.
Ndërtesa 700,000 metër katrorë është terminali i katërt që do të ndërtohet si pjesë e aeroportit. Dizajnuar nga Kohn Pedersen Fox (KPF) dhe i projektuar nga ARUP, objekti i ri po ndërtohet nga bashkëpunimi mes ndërmarrjeve TAV, KKK dhe Arabtech.
Terminali i ri do të jetë në gjendje të trajtojë deri në 8,500 pasagjerë dhe 19,000 çanta në orë. Ndërtesa e re gjithashtu synon të ruajë nivelin e lartë të shërbimit të aeroportit.
Megjithëse objekti duhej të përfundonte në dhjetor 2017, komplikime të paparashikuara ndodhën gjatë ndërtimit të çatisë unike, të cilat shtynë kohën e përfundimit.
Kulmi është një nga tiparet përcaktuese të Terminalit të Midway-it – që synon të imitojë dunat e rërës – dhe do të jetë e dukshme nga distanca prej një milje.
Data e hapjes së ndërtesës është shtyrë deri në fund të vitit 2019, por përkundër kësaj pengesë, videoja më poshtë tregon qartë se punimet po përparojnë.
Arkitekturë
Çfarë fshihet nën strukturat komplekse sipas arkitektit japonez Sou Fujimoto
Arkitekturë
Arkitektura përmes syve të francezes Odile Decq
Arkitekturë
Le Corbusier: Forma, funksioni dhe modernizmi në arkitekturë
-
Infrastrukturë2 days ago
15 kompani do të ndërtojnë katër lote në rrugën Kijevë-Dollc në vlerë 21 milionë euro
-
Aktuale2 days ago
Kredinë do e paguajë edhe për 3 vjet të tjera, por banesën për të cilën mori hua në bankë nuk do e marrë kurrë!
-
Ndërtim3 days ago
Rritja e shitjeve në sektorin e ndërtimit u frenua në vitin 2023
-
Infrastrukturë3 days ago
Pas 25 vitesh, hapet Muzeu i Masakrës së Krushës së Madhe
-
Aktuale3 days ago
KEK nënshkruan marrëveshjen për zbatimin e projektit të parkut solar 100 MW, me vlerë rreth 103.7 milionë euro
-
Aktuale3 days ago
Inspektorët në Prishtinë largojnë disa tarraca në Lakrishtë
-
Infrastrukturë3 days ago
Ku janë banesat më të shtrenjta në Europë dhe sa janë të gatshëm të shpenzojnë njerëzit?
-
Infrastrukturë1 day ago
Tenderi mbi 2.5 milionësh i “Prishtina Parking” ngjallë dyshime