Connect with us

Featured

Problemet e mëdha infrastrukturore që Kaçaniku i ka ndër vite

Published

on

Dy burra dhe një grua i kanë hyrë garës për ta marrë përsipër qeverisjen e një komune të vogël në fundin lindor të Kosovës, e cila sado që është pavarësuar nga Kaçaniku në kuptimin administrativ, ende mbetet e varur nga ajo në ofrimin e disa shërbimeve qenësore në shëndetësi e arsim.

Hani i Elezit, një komunë me gati 10 mijë banorë, po përballet ende me probleme prej më të ndryshmeve.

Komuna e themeluar para një dekade, ka një varg problemesh që presin zgjidhje ndërsa furnizimi i qytetarëve me ujë të pijshëm kryeson listën e kërkesave të tyre.

Në listë pas problemeve me ujë, banorët e Hanit të Elezit i kanë deponitë ilegale të mbeturinave dhe kundërmimin e kanalizimeve.

Lumi Sitnica nuk ka ndryshuar prej mesit të mandatit kur ekipi i KALLXO.com ka bërë hulumtimin për gjendjen e premtimeve të dhëna nga kryetari i komunës, Rufki Suma. Lumi vazhdon të ndotet nga hedhja e mbeturinave dhe mos pastrimi i tij.

Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare nuk ka drejtor dhe funksionon nën menaxhimin e kryeinfermieres.

Në Han të Elezit nuk ka gjinekolog e stomatolog, e për t’i kryer këto shërbime, banorët e kësaj komune duhet të udhëtojnë për Kaçanik e Ferizaj.

Stacioni i autobusëve në këtë vend ka mbetur veç ëndërr, e pas shumë kërkesave për një çerdhe, kryetari ka vendosur ta gjejë një lokacion për ta nisur çerdhen në fund të mandatit, pak ditë para zgjedhjeve të 22 tetorit.

Për t’i zgjidhur të gjitha këto probleme, Komuna e Hanit të Elezit ka 740 mijë euro për investime kapitale, ndërsa pjesa tjetër e buxhetit shkon për paga dhe mëditje.

Për kryetar të komunës, në zgjedhjet e 22 tetorit ka kandiduar edhe një kandidat nga PDK-ja i cili në vitin 2014 ka mbajtur burg 6 muaj pasi është dënuar për vjedhje të votave.

Uji i pastër, dëshira e çdo banori në Han të Elezit

Komuna  e Hanit të Elezit, problemin e ujit e ka që nga paslufta. Kur Hani i Elezit u bë komunë, qytetarët të vetmen dëshirë që kishin ishte rregullimi i problemit të ujit pasi që uji nuk ishte i përdorshëm për asgjë.

ujësjellësit dhe furnizimin me ujë. Vetëm qyteti i Hanit të Elezit (qytet) Lagjja e Re, një pjesë e fshatit Seqishtë dhe një pjesë e fshatit Gorancë janë të kyçura në sistemin e ujësjellësit.

Qyteti e ka fabrikën e ujit, në fshatin Dimicë, e cila ishte ndërtuar me ndihmën e donatorëve. Njëri ndër kushtet  e marrëveshjes se investimit ka qenë zotimi i KRMU ’Bifurkacion” nga Ferizaj se do ta marrë nën menaxhimin sistemin e ujësjellësit.

Dhe kjo nuk ka ndodhur as sot e kësaj dite.

Sipas KRMU ‘Bifurkacioni’, fajin për menaxhimin e ujit në Han të Elezit, e ka niveli qendor.

Fabrika në fshatin Dimicë është ndërtuar si bashkë investim ndërmjet CDI-Zvicerane, komunës së Hanit të Elezit dhe partnere ka qenë edhe fabrika e Cimentos Sharrcem. Projekti ka kushtuar afër 450.000.oo euro dhe kjo fabrikë është përuruar në vitin 2010. Afër 230.000 kanë qenë donacion i CDI-së, 120.000 nga Komuna dhe 100.000 nga Sharrcemi

Mbeturinat ‘afatgjata’

Fshati Dimcë është ende njëri nga fshatrat ku deponitë e mbeturinave thuajse kanë zënë rrënjë pasi që siç po duket edhe në foton më poshtë nuk ka lëvizur ndonjë mbeturinë nga gjysmë mandati kur kemi pasur debatin me kryetarin Suma. Edhe lumi Lepenc ende është duke pasur probleme me deponi të

Komuna e Hanit të Elezit ka themeluar kompaninë lokale për mbeturina dhe në bazë të planit të menaxhimit të tyre për vitet 2016-2021 sipas kryetarit të deritanishëm Rufki Suma “janë të obliguar që të eliminohen të gjitha deponitë ilegale të mbeturinave duke përfshirë mbulueshmërinë e të gjithë territorit për grumbullimin e mbeturinave nga NPL”.

Banorët e Hanit të Elezit vazhdojnë të kenë probleme nga këto mbeturina pasi që po kalojnë nëpër lumenj, dhe prej tyre po shkaktohet edhe kundërmimi i keq.

Stacioni Autobusëve, Ëndërr për Banorët

Planin rregullues Hani e Elezit e ka vetëm në dy zona, Zona Qendra dhe Parku ndërsa ka mungesa të planeve rregulluese të të gjithë fshatrave. Në mbarë komunën llogariten 1 mijë e 100 ndërtime pa leje. Hulumtimi I GAP tregon se komuna ka probleme me parkingjet nën shumë zona, ndërsa komuna nuk ka të ndarë hapësirë për stacionin e autobusëve.

Komuna Pa Çerdhe

Në arsim, Hani i Elezit nuk ka çerdhe për fëmijë e po ashtu të rinjtë mund të ndjekin mësimet vetëm në një drejtim atë të gjimnazit të përgjithshëm. Komuna nuk ka shkollë profesionale dhe nxënësit të cilët dëshirojnë të ndjekin shkollë të mesme profesionale duhet të udhëtojnë për në Kaçanik. Hulumtimi  ynë tregon se shkollat në Han të Elezit nuk kanë laboratorë e po ashtu mungojnë hapësirat për aktivitetet sportive.

Çerdhja sipas banorëve ka ardhur pas kërkesave të shumta, pasi që tash e sa vite sipas kryetarit nuk ka pasur lokacion për t’u ndërtuar kjo çerdhe.

Pak ditë para se ta përfundojë mandatin e tij, Rufki Suma kishte gjetur lokacionin për çerdhen dhe tani është vetëm duke u ndërtuar.

KALLXO.com pati raportuar edhe në mes mandat se Komuna e Hanit të Elezit, ende nuk ka çerdhe.

QKMF, tash e tri Vjet pa drejtor

Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjarë, në Han të Elezit funksionon por pa drejtor ndërsa Hani i Elezit nuk ka as kardiolog, as gjinekolog e madje as stomatolog.

 

QKMF-ja në Han të Elezit, është nën menaxhimin e Besjana Bushi-Thaçit, mbesës së kryetarit në detyrë Rufki Suma.

Për banorët që kanë nevoja të kardiologut, gjinekologut e madje edhe stomatologut banorët që kanë nevojë për këta dy doktorë duhet të udhëtojnë për Ferizaj.

Pak buxhet e shumë borxhe

Komuna e Hani të Elezit ka shumë pak të hyra, ndërsa Auditori Gjeneral ka gjetur se komuna u ka falur 6 mijë e 500 euro borxhe bizneseve të cilat kanë hapësira me qera nga komuna.

Kjo falje sipas auditorit është në kundërshtim me ligjin për shkak se ligji për faljen e borxheve nuk parasheh që komunat t’i falin borxhet e qirasë.

Po ashtu auditori ka gjetur se komuna nuk i ka ndëshkuar bizneset që i kanë komunës deri në 78 mijë euro borxhe.

Sipas Auditorit, Drejtori i Urbanizmit ka marrë një veprim të pavarur lidhur me borxhet e qiramarrësve. Auditori ka gjetur se janë falur borxhet e qirasë për 14 qiramarrës të pronës komunale në vlerë totale 6,615€, duke u bazuar në ligjin për faljen e borxheve. Sipas auditorit Ky ligj nuk e parasheh faljen e borxheve për qiratë. Falja e borxheve të qirasë pa bazë të ligjore, është në kundërshtim me ligjin dhe shkakton humbje financiare për komunën.

 

Featured

Kompanitë kosovare ftohen të respektojnë Ligjin gjerman të furnizimit

Published

on

Ligji Gjerman i Zinxhirit të Furnizimit (Lieferkettensorgfaltspflichtengesetz – LkSG) ka hyrë në fazën e dytë të zbatimit më 1 janar 2024, duke zgjeruar fushëveprimin e tij për të mbuluar të gjitha kompanitë në Gjermani me mbi 1000 punonjës.

Zgjerimi do të shtojë rreth 2,000 kompani gjermane në kuadrin rregullator. Këto kompani do të aplikojnë kriteret që parashihen me ligj përgjatë gjithë zinxhirit të tyre të furnizimit dhe tek furnitorët jashtë Gjermanisë. Përfshirë këtu kompanitë nga Kosova që janë furnitorë të kompanive gjermane, apo që synojnë të bëhen furnitorë për kompani gjermane.

Ligji për Zinxhirin e Furnizimit u miratua në vitin 2021 dhe zyrtarisht hyri në fuqi më 1 janar 2023, duke iu kërkuar kompanive gjermane të plotësojnë kritere për të siguruar dhe mbrojtur të drejtat e njeriut dhe çështjet mjedisore në zinxhirët e tyre të furnizimit global.

Ligji implementohet në tri faza: Në fazën e parë, ligji gjerman u aplikua për kompanitë me mbi 3000 punonjës në Gjermani. Përafërsisht 900 kompani të mëdha gjermane u detyruan ta zbatojnë ligjin.

Në vitin e parë të zbatimit, Zyra Federale për Çështjet Ekonomike dhe Kontrollin e Eksportit (BAFA) ishte përgjegjëse për monitorimin dhe zbatimin e ligjit. BAFA kreu 486 inspektime të kompanive të mëdha për të vlerësuar pajtueshmërinë. Vlerësimi i përgjithshëm i BAFA ishte pozitiv, duke gjetur se kompanitë ishin përgjithësisht të suksesshme në krijimin e sistemeve dhe proceseve të nevojshme për të përmbushur kërkesat e Ligjit në fazën e parë.

Megjithatë, zgjerimi i zbatueshmërisë së Ligjit Gjerman të Zinxhirit të Furnizimit në ndërmarrjet e  mesme pritet të paraqesë më shumë sfida.

Kompanitë kosovare që nuk i zbatojnë kushtet e parapara me këtë ligj, nuk do të mund të vazhdojnë apo fillojnë eksportin në Gjermani.

Continue Reading

Aktuale

‘Autostrada Hangar’ do të hapë dyert për publikun më 5 Mars 2022

Published

on

Autostrada Hangar synon të gjenerojë bashkëjetesë mes komuniteteve duke punuar dhe prodhuar së bashku si një ekip dhe do të përdoret veçanërisht për të plotësuar nevojën urgjente të një edukimi joformal dhe programeve të ndërtimit të aftësive në mënyrë që të fuqizojë të rinjtë në Kosovë dhe rajon.

“Edhe pse hapësira jonë u përdor si një nga ambientet kryesore të edicionit të tretë në 2021, ku patëm një vit mjaft të suksesshëm me ekspozitën tonë ndërkombëtare, programin e zhvillimit të aftësive dhe edukimit, më 5 mars ajo do të jetë gati të hapë dyert e saj me një dizajn i ri dhe një program vjetor.

Deri më tani, ne kemi qenë të përkushtuar për të institucionalizuar “Autostrada Hangar” si institucioni i vetëm i artit bashkëkohor në Prizren përmes krijimit të një programi publik vjetor bazuar në nevojat e komuniteteve dhe partnerëve duke ndjekur parimin e gjithëpërfshirjes, duke e bërë programin të hapur për komunitete të ndryshme dhe më shumë. ekologjikisht të qëndrueshme”, shkruan në njoftim./Media Ndërtimi.

Continue Reading

Aktuale

Asociacioni i Arkitektëve shpallë zgjedhjet për kryetar

Published

on

Asociacionit të Arkitektëve të Kosovës, njofton se duke u bazuar në Ligjin Nr. 06/L-043, për Lirinë e Asocimit ne Organizata Joqeveritare dhe Nenit 27, të Statutit të Asociacionit të Arkitektëve të Kosovës, të vitit 2020, shpallë Zgjedhjet e rregullta për Kryetarin e AAK-së

Kuvendi zgjedhor i Asociacioni i Arkitektëve kosovar, do të mbahet të mërkurën, më 30.03.2022 nga ora 17:00, në Modelariumin e Fakultetit të Arkitekturës – Prishtinë.

Ftohen, të gjithë anëtarët e Asociacionit të Arkitektëve të Kosovës që të marrin pjesë në kuvendin zgjedhor, dhe në frymën e konkurrencës së lirë dhe kandidimit, të shprehin vullnetin e tyre për tu kandiduar për pozitën e kryetarit të a-a-k, duke u mbështetur në nenin 33, të statutit./Media Ndërtimi.

Continue Reading

Trending