Connect with us

Infrastrukturë

Prezantohet llogaritësi i emetimeve të karbonit për ndërtim

Published

on

Llogaritësi, i lëshuar në fillim të gushtit, thuhet se zbërthen emetimet e karbonit në Scope 3 në të gjithë zinxhirin e furnizimit për t’u dhënë kontraktorëve një kuptim më të mirë të ndikimit të tyre mjedisor dhe si ta reduktojnë atë.

Projekti do të hartojë dhe ndërtojë një produkt minimal të zbatueshëm (MVP) për llogaritësin e emetimeve të karbonit të ProjectPay. Kompania thotë se zhvillimi do të shtojë funksionalitetin e platformës ekzistuese të pagesave të sektorit të ndërtimit ProjectPay, e cila përdor llogaritë e projektit Lloyds për të mbrojtur pagesat nga kolapsi i kontraktorit.

Chris Jones, menaxher i shërbimeve të klientit në Komodo Digital, thotë, “Project Pay janë një kompani që po transformon industrinë e ndërtimit për mirë, për të zhdukur pagesat e vonuara dhe për t’u siguruar bizneseve të vogla dhe nënkontraktorëve të tregtisë sigurinë e pagesave.

Vizioni dhe vendosmëria e ProjectPay për të sjellë produktin e tyre të ri në treg duke rritur njëkohësisht përvojën e përdoruesit të platformës së tyre ekzistuese ishte infektuese. Përputhni të gjitha këto me një ekip ambicioz, me këmbë në tokë dhe e dinim se kjo ishte diçka me të cilën donim të përfshiheshim, për të ndihmuar në arritjen e suksesit.”/Media Ndërtimi.

Infrastrukturë

Pompa e derivateve në Mramor përbënë rrezikshmëri të lartë për ambientin!

Published

on

Drejtoria e Inspekcionit – Komuna e Prishtinës, Florian Dushi bashkë me përfaqësues të Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” sh.a. vizituan objektin – pompën jofunksionale të derivateve në fshatin Mramor e cila përbënë rrezikshmëri të lartë për ambientin.

Përveç tjerash, në objektin në fjalë inspektorët e Komunës së Prishtinës kanë hasur edhe në rezervuarë për të cilët dyshohej se ka akoma mbetjet ë derivateve.

Pas inspektimit të drejtpërdrejtë të këtij lokacioni dhe të objektit, Drejtoria e Inspekcionit ka marrë masa mbrojtëse duke e ndaluar hyrjen e personave të paautorizuar në atë lokacion që përbënë rrezik të lartë deri në një vendim tjetër të organeve kompetente komunale./Media Ndërtimi.

Continue Reading

Infrastrukturë

Aprovohet programi me vlerë prej 236.7 milionë dollarësh për sektorin e energjisë të Kosovës

Published

on

Bordi i drejtorëve të Korporatës së Sfidës së Mijëvjeçarit (MCC) kanë aprovuar Programin Kompakt të Kosovës me vlerë prej 236.7 milionë dollarësh – investimi më i madh në sektorin e energjisë të Kosovës, si dhe një gur themel që mundëson tranzicionin energjetik të Kosovës.

“Lajm i mrekullueshëm nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës! Jam falënderuese ndaj ekipeve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe të Kosovës, krenare me ekipin e Kosovës, si dhe e nderuar që kam udhëhequr këto negociata!”, deklaroi ministrja e Ekonomisë Artane Rizvanolli./Media Ndërtimi.

Continue Reading

Infrastrukturë

KRU Prishtina “dallavere” me pagesat e pranuara nga konsumatorët

Published

on

Paraqitja e pasqyrave financiare, pasqyra e pozicionit financiar duhet të prezantoj pozicionin financiar në datën e raportimit, duke prezantuar gjendjen e aktiveve, detyrimit si dhe kapitalin neto, mbi bazën e të dhënave kontabël në po të njëjtën datë.

Kompania në regjistrat kontabël ka të regjistruar një shumë financiare prej 712,872€ e cila ishte krijuar si rezultat i pagesave të konsumatorëve të ndryshëm ndër vite.

Ne kemi vërejtur se kompania nuk ka dhëna të sakta lidhur me klientët/konsumatorët e tillë dhe si rrjedhojë kjo vlerë ishte regjistruar në zërin kontabël me përshkrimin “Pagesat e pa identifikuara dhe të jashtëzakonshme”.

Sipas zyrtarëve të kompanisë, kjo kishte ndodhur si pasojë e vështirësive në identifikimin e konsumatorëve me rastin e shkarkimit të pagesave nga llogaria bankare.

Sipas zyrtarëve përgjegjës, ky është një problem i bartur që nga fillimi i vitit 2003, kur ka filluar të mbahet në analitikë gjendja e konsumatorëve.

Mos identifikimi i klientëve të cilët kanë paguar në llogari të kompanisë, rritë rrezikun që obligimet e konsumatorëve ndaj kompanisë të mos jenë të sakta, dhe klientët të paguajnë më shumë apo më pak sesa është borxhi faktik.

Rekomandimi i Zyrës së Auditorit është që Bordi i Drejtorëve duhet të sigurojë, që janë marrë veprimet e duhura për të identifikuar konsumatorët, paratë e të cilëve janë grumbulluar në llogarinë “Pagesat e pa identifikuara dhe të jashtëzakonshme” dhe zbritjet e llogarive të arkëtueshme t’i alokohen secilit klientë/konsumatorë./Media Ndërtimi.

Continue Reading

Trending