Aktuale
Premtohet ndërtimi i Qendrës Kulturore dhe i disa objekteve tjera në Hajvali
Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) për kryetar të Prishtinës, Arban Abrashi, gjatë një takimi me banorët e Hajvalisë, ka thënë të dielën se plani i tij zhvillimor për këtë zonë parasheh mbulimin e kolektorit të ujërave të zeza, ndërtimin e një qendre rekreative sportive, një qendër të kulturës, asfaltimin e të gjitha rrugicave me infrastrukturë përcjellëse dhe rifunksionalizimin e Bashkësisë Lokale për t’i ofruar shërbimet më afër me qytetarët.
“Programi ynë bazohet në nevoja konkrete dhe reale të përcaktuara nga vet banorët dhe ne do të bëjmë të pamundurën qe t’i mbajë këto premtime. E kam përfshirë në projekt kërkesën e parë nga banorët që ishte mbulimi i kolektorit tek lumi Graqanka. Ne do ta bëjmë mbylljen e këtij kolektori dhe gjithë kolektorëve tjerë në mënyre që banorët e Prishtinës të kenë një jetë më të mirë. Do t’i ndërtojmë të gjitha rrugicat me kocka dhe asfalt, ndërsa për nevojat e të rinjve do të ndërtojmë qendër sportive-rekreative për banorët e Hajvalisë”, ka thënë Abrashi.
Ai iu garantoi banorëve të Hajvalisë se do ta rregullojë dhe ndërtojë studionin e Hajvalisë.
Abrashi është zotuar se do të bëjë ndërtimin e Shtëpisë së Kulturës në këtë lagje dhe do të aktivizojë Bashkësisë Lokalë në mënyrë që banorët të krijojnë urë lidhëse me komunën dhe t’i kenë më të lehta qasjet e tyre në atë bashkësi.
Në Hajvali, Abrashi parasheh rregullimin e lagjes “Kolonia” ku parashihet asfaltimi, rregullimi i rrjetit të kanalizimit dhe trotuari.
Zotim tjetër i Abrashi ishte edhe organizimi i një tregu lokal në mënyrë që bujqit e kësaj zone ta kenë më të lehtë shitjen e prodhimeve të tyre.
Krejt në fund Abrashi iu garantoj banorëve se do t’i mbajë këto premtime dhe se do të merret vetëm me nevojat e banorëve dhe qytetarëve, pasi që Prishtina në katër vitet e fundit nuk e pati një kryetar të tillë.
Aktuale
Qytetarët kërkojnë vazhdimin e subvencionimit të energjisë elektrike
Aktuale
’53 milionëshi’ – Pse Gjykata e Prishtinës vendosi që kompensimi të zgjidhet në kontest juridiko-civil
Aktuale
Gratë arkitekte në një fushë të dominuar nga meshkujt: A mund të jetë ndonjëherë arkitektura e lirë nga seksizmi?
-
Infrastrukturë2 days ago
Kontraktori austriak Strabag blen prodhues të qëndrueshëm të materialeve të ndërtimit
-
Infrastrukturë2 days ago
Rruga Prishtinë-Pejë po bëhet, protestat s’po ndalen, banorët e 3 fshatrave kërkojnë ndihmën e Albin Kurtit
-
Infrastrukturë2 days ago
Faton Peci akuzon Përparim Ramën: Po e bllokon ndërtimin e objektit të Ministrisë së Bujqësisë!
-
Infrastrukturë21 hours ago
AVONET: Gjykata Supreme me vendim skandaloz po i shërben ‘mafisë së betonit’
-
Infrastrukturë2 days ago
“Kryevepër arkitektonike”, Rama mbron velën e betonit në Durrës
-
Aktuale2 days ago
Reagon Përparim Rama për akuzat e ministrit Faton Peci
-
Infrastrukturë17 hours ago
Komuna e Prishtinës hap tender 6 milionë euro për ndërtimin e nënkalimit në rrugë “Agim Ramadani”
-
Infrastrukturë2 days ago
Komuna e Prishtinës nënshkruan marrëveshje për shkarkim trafiku