Infrastrukturë
Podujeva me probleme infrastrukturore si të para 4 vjetëve
Qytetarët e Komunës së Podujevës janë duke u ballafaquar me probleme të ngjashme me ato të para 4 vjetëve. Para zgjedhjeve lokale të vitit 2013, Instituti për Studime të Avancuara GAP në bazë të një vlerësimi që kishte bërë atëkohë kishte evidencuar se problemet kryesore në këtë komunë kanë qenë mungesa e rrjetit të ujësjellësit dhe ujit të pijshëm, mbeturinat, problemet me objektet shkollore, ndotja e lumit dhe vërshimet, mungesa e investimeve në fshatra, objektet banesore pa mirëmbajtje dhe pa infrastrukturë.
Një pjesë e këtyre janë regjistruar edhe në raportin e sivjetmë të këtij instituti, që Qeveria e re duhet të merret me to. Një ndër problemet kryesore është shënuar në sistemin shëndetësor primar. Sipas GAP-it, QKMF-ja e Podujevës qe disa vjet udhëhiqet me ushtrues detyre, shkruan sot Koha Ditore.
“Pos kësaj, QKMF-ja ka mungesë të pajisjeve dhe furnizimeve mjekësore, ndërsa Qendra Emergjente nuk i plotëson kërkesat dhe pritjet. Shumica e laboratorëve të kësaj komune nuk funksionojnë si: laboratori i mjekësisë familjare në Podujevë, laboratori në fshatin Orllan dhe në fshatin Kërpimeh. Ambulanca në fshatin Murgullë ka mungesë të stafit mjekësor dhe për këtë arsye është jashtë funksionit”, thuhet në raportin e Institutit për Studime të Avancuara.
Infrastrukturë
Muzeu që ruan plagët për të mos u shkrumbuar në harresë
Infrastrukturë
Fatkeqësia e urës së Baltimores: A mund të parandalojnë inxhinierët që të ndodhë përsëri e njëjta gjë?
Infrastrukturë
Tenderi 2.9 milionë euro për furnizim me mobilie për institucionet publike përfundon në OSHP
-
Infrastrukturë20 hours ago
15 kompani do të ndërtojnë katër lote në rrugën Kijevë-Dollc në vlerë 21 milionë euro
-
Aktuale1 day ago
Kredinë do e paguajë edhe për 3 vjet të tjera, por banesën për të cilën mori hua në bankë nuk do e marrë kurrë!
-
Aktuale3 days ago
Si u blenë 30 hektarë tokë për 25 euro ari në Malishevë?, vazhdon gjykimi ndaj ish-kryetarit Ragip Begaj
-
Infrastrukturë3 days ago
Nënshkruhen kontratat për ndërtimin e segmentit Kijevë-Dollc
-
Ndërtim2 days ago
Rritja e shitjeve në sektorin e ndërtimit u frenua në vitin 2023
-
Infrastrukturë3 days ago
Çfarë është ndërtimi modular?
-
Infrastrukturë3 days ago
Konsorciumi i udhëhequr nga Züblin fiton projektin e madh të rrugëve ujore në Gjermani
-
Infrastrukturë3 days ago
Jinzhao i Kinës fiton kontratën e ndërtimit të portit prej 405 milionë dollarësh