Connect with us

Aktuale

Plani i (pa)mundur për ndërtimet nga dy kandidatët për kryetar të Prishtinës

Published

on

Në Kosovë nga data 8 nëntor fillon fushata pesëditore për raundin e dytë të zgjedhjeve, të cilat do të përcaktojnë kryetarët e ri në 21 komuna.

Sipas Ligjit për Zgjedhjet Lokale, rundi i dytë i zgjedhjeve ndërmjet dy kandidatëve, të cilët kanë fituar më së shumti vota të vlefshme, mbahet më 14 nëntor.

Arben Vitia nga Lëvizja Vetëvendosje! dhe Përparim Rama nga Lidhja Demokratike e Kosovës, janë dy kandidatët që po përballën në garën e balotazhit për ta udhëhequr Prishtinën gjatë katër viteve të ardhshme.

Në vazhdim janë disa nga pikat kryesore të dy kandidatëve për ndërtimet që planifikohet të realizohen  në mandatin e tyre.

Programi i ARBEN VITISË, për ndërtimet në Prishtinë

Shumë lagje në Prishtinë janë krejt të izoluara dhe të shkëputura nga qendra e qytetit. Përmes ndërhyrjeve në infrastrukturën rrugore, e përmes platformave mbikaluese multifunksionale do të integrojmë lagjet mes vete në mënyrë organike dhe t’i japim jetë të re jetës brenda lagjeve dhe bashkë me lagjet tjera.

Në këtë mënyrë do lidhet Arbëria me qendrën dhe Kalabria me Dardaninë.

Projektet për platformat ndërlidhëse do të bëhen me konkurse të hapura brenda vitit 2022, kurse ndërtimi do të përfundojë deri në vitin 2024.

Këto platforma me një sipërfaqe të përbashkët prej 12,000 metrave katror, do të integrojnë qytetin përmes 5 pikave strategjike, dhe do të kenë gjelbërim dhe hapësira relaksimi.

Do të ndahen 12 milionë euro për këtë projekt.

Do të implementohen linjat e reja të transpor[1]tit publik sipas planit të mobilitetit.

Të gjitha lagjet dhe fshatrat e Prishtinës do të integrohen plotësisht përmes transportit publik modern dhe në shërbim të qytetarëve.

Brenda mandatit të arrihet një rrjet i gjerë me autobusë të mjaftueshëm për transport të operuar nga Trafiku Urban dhe operatorët tjerë, të cilët do të integrohen brenda Trafikut Urban. Do të ketë intervenime në restaurime, fasadime dhe ndërhyrje tjera estetike në banesat kolektive sidomos në lagjet Dardania, Ulpiana, Bregu i Diellit, Qendra dhe Qafa. Do të ketë rigjenerim, rivatilizim ekonomik dhe estetik edhe në rrugën Ilir Konushevci nga ndërtesa e Komunës te Xhamia e Llapit.

Do të ndahen 2 milionë EURO për projektin e fasadimeve.

Do të ndërtohen edhe 4 parkingje të reja me gjithsej 2.600 hapësira parkimi, sipas planit të mobilitetit, në hyrjet e qytetit në lagjen Arbëria, Prishtina e Re, Kodra e Trimave dhe Medrese.

Do të investohen 1 milion EUR për parkingjet e reja, kurse ndërtimi i tyre do të fillojë në fillim të vitit 2023.

Nuk do të mbetet asnjë rrugë a hapësirë publike në Komunën e Prishtinës pa ndriçim. Dhe ato do të mirëmbahen vazhdimisht.

Do të funksionalizohet policia e qytetit sa më parë që përveç të tjerash të ecim Prishtinës edhe të sigurt.

 

Programi i PËRPARIM RAMËS për ndërtimet në Prishtinë

Ndërtojmë vendparkime të mëdha në 6 pikat kryesore rreth unazës së brendshme të Prishtinës, ku distanca do të jetë rreth 500 metra nga secila pikë e qendrës;

Ndërtojmë 430 vend-parkime të reja në lagjen Ulpiana, në formë të dis-nivelit, duke ruajtur gjelbërimin lartë tij;

Ndërtojmë hapësira parkimi përmes unazës së brendshme të zonës qendër, e cila ka një gjatësi 4650m, dhe përbëhet nga rrugët Agim Ramadani (1500 m), Bulevardi Bill Klinton (950 m), Rruga Tirana (1400 m), dhe rruga e UÇK-së (800 m). Përfundojmë parkingun nëntokësor tek AKP-ja, duke e zhvendosur tregun e gjelbër mbi sipërfaqen e parkingut dhe atë ekzistues tek tregu i gjelbër;

Krijojmë zonimin e vendeve të parkimit, me lagje, ku qytetarët aplikojnë për leje vjetore për parkim në lagje; Ndërtojmë parkingun nëntokësor te Posta Qendrore, duke e ruajtur gjelbërimin lart. Rrethi i flamurit Mbikalimet dhe nënkalimet në Prishtinë Lagjen Arbëria do ta lidhim me Qendrën nëpërmjet platformës së gjelbër në vazhdimësi të Pallatit të Rinisë, përmbi rrugën e rrethit të brendshëm. Po ashtu do ta lidhim edhe Pallatin e Rinisë me Hotelin Grand.

Në të njëjtën frymë do të krijohen hapësira urbane që ndërlidhin dy lagjet e mëdha të qytetit, Dardania dhe Kalabria, nëpërmjet nënkalimit nga rrethi i Veternikut e deri te Stacioni i Autobusëve. Aty do të krijohen parkingje nëntokësore, si dhe hapësira komerciale që mundësojnë realizimin e këtij projekti, i zbatuar si projekt investimi publiko-privat.

Ne do të: Ndërtojmë nënkalimin për vetura në rrugën nga hyrja e Veternikut në drejtim të Stacionit të Autobusëve në koordinim me Ministrinë e Infrastrukturës, duke mundësuar lidhjen e lagjes Kalabria me Dardaninë me bulevard mbi të. Po ashtu, si pjesë e këtij projekti do të jetë parkingu nëntokësor në lagjen Dardania; Ndërtojmë mbikalimin tek shkallët e Arbërisë; Ndërtojmë mbikalim tek stacioni i trenit, i cili lidhet me Pallatin e Rinisë;

Ndërtojmë nënkalimin që lidhë “Rrethin e Flamurit” me “Rrethin e QKUK-së” i cili do të ketë të integruar edhe një parking nëntokësor te hyrja e Qytetit në zonën në mes tre rrathëve; Ndërtojmë nënkalimin për vetura në rrugën Agim Ramadani, i cili do të mundësonte shkarkimin e trafikut dhe lidhjen organike më të mirë të zonës së vjetër të qytetit me qendrën; Inicojmë projektin e nënkalimit për vetura në pjesën nga Katedralja në drejtim të Fakultetit Filologjik, duke lehtësuar komunikacionin mbi rrugën ekzistuese.

Realizojmë projektin Rruga A dhe vazhdimin e Rrugës B në të dy drejtimet, të cilat do të lirojnë trafikun në “Prishtinën e Re”, përkatësisht lagjet: Bregu i Diellit, Mati, dhe Zllatari. Krahas ndërtimit të Rrugës A dhe vazhdimit të rrugës B, do të ndërtojmë kolektorin atmosferik, kanalizimin fekal, rrjetin e ujësjellësit, infrastrukturën elektrike dhe telekomunikuese;

Ndërtojmë rrugën Veternik-Hajvali, e cila do të shërbej si një arterie që do të lidhë lagjet me pjesën e re të Prishtinës dhe gjithashtu do të lidhë Gollakun me Anamoravën;

Ndërtojmë rrugën “Bajram Bahtiri” në Llukar, e cila do të shërbejë si arterie që e lidhë Prishtinën me Gollakun, ku ndodhen bukuri të shumta natyrore të Komunës së Prishtinës. Kjo rrugë, e cila do të jetë me katër korsi, do të mundësojë një qasje më të lehtë për lidhjen e fshatrave të Gollakut me Prishtinën; Nga Fusha e Pajtimit, në drejtim të fshatërave Makovc, Llukar dhe Grashticë.

Do të trajtohet lumi në të gjithë gjatësinë e tij. Do të trajtohet gjithashtu rrjeti i Kanalizimit, Ujësjellësit, Shëtitorja përbri, dhe kolektori atmosferik, duke ruajtur përrockën.

Ndërtojmë rrugën nga Gjimnazi “Sami Frashëri” në drejtim të tregut të gjelbër, e cila do të mundësojë konservimin e Qytetit të Vjetër dhe do të krijojë shëtitoren e lirë nga qendra drejt Qytetit të Vjetër. Krahas ndërtimit të rrugës, ky projekt do të përfshijë kolektorin atmosferik, kanalizimin fekal, rrjetin e ujësjellësit, infrastrukturën elektrike dhe telekomunikuese; Intervenojmë në ndarjen e rrjetit të kanalizimit fekal dhe atmosferik.

Qyteti i Prishtinës ka konfiguracion fantastik të terenit, për zgjidhjen e këtij problemi një herë e mirë; Zgjidhim problemin e kanalizimit në të gjitha fshatrat e Prishtinës, gjatë dy viteve të para; Përfundojmë urgjentisht rrugën mbi kolektorin atmosferik në lagjen Kalabria, në mënyrë që qytetarët e kësaj pjese të kenë lidhje të denjë rrugore me pjesën qendrore të qytetit;

Ndërtojmë kanalizimin fekal dhe atmosferik në Hajvali (Prishtina e Re), i cili do të zgjidhë një problem kronik për “Prishtinën e Re”, më saktësisht për zonën që fillon nga Pallati i Drejtësisë dhe e përfshinë pjesën dërrmuese të Hajvalisë./Media Ndërtimi.

 

Aktuale

Organet e pajisjeve të ndërtimit në Britani i përgjigjen pozitivisht ndryshimit neto zero

Published

on

Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar Rishi Sunak ka njoftuar një ndryshim në politikat e qeverisë për arritjen e emetimeve neto zero deri në vitin 2050.

Fillimisht, qeveria tha se do të ndalonte shitjen e makinave të reja me benzinë ​​dhe naftë nga viti 2030; që tani është shtyrë në vitin 2035, në një lëvizje që Sunak tha se “do të sjellë njerëz me ne”.

Chris Stark, CEO i Komitetit të Ndryshimeve Klimatike të Mbretërisë së Bashkuar iu përgjigj njoftimit, duke thënë se ishte “mendim dëshiror” për qeverinë që të imagjinonte se qëllimet kryesore zero neto mund të arriheshin me një “paketë më të butë” të politikave të gjelbra.

Të dhënat e para tregojnë se industria e ndërtimit pajtohet me këtë pikëpamje.

‘Jo e dobishme’

Chris Cassley, menaxher i politikave të Shoqatës së Punësimit të Fabrikave të Ndërtimit (CPA) tha: “Njoftimi i Kryeministrit shton konfuzionin në sektorin e pajisjeve të ndërtimit në përpjekjet e tij për të hequr naftën nga kantieret dhe për të shkuar drejt karburanteve alternative./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Ekspozita “Emerging Ecologies” eksploron ekologjinë e arkitekturës së mjedisit

Published

on

Muzeu i Artit Modern të Nju Jorkut ka njoftuar hapjen e një ekspozite të fokusuar në projektet e para të realizuara dhe të parealizuara që trajtojnë shqetësimet ekologjike dhe mjedisore. Duke shfaqur vepra nga arkitektë që praktikuan kryesisht në Shtetet e Bashkuara nga vitet 1930 deri në vitet 1990, ekspozita e titulluar “Ekologjitë në zhvillim: Arkitektura dhe ngritja e mjedisit” është e hapur nga 17 shtatori 2023 deri më 20 janar 2024. Mbi 150 veprat e ekspozuara zbulojnë ngritjen e lëvizjes mjedisore përmes lenteve të praktikës dhe të mendimit arkitekturor.

Marrëdhënia e ngjeshur midis mjedisit natyror dhe atij të ndërtuar u bë një temë e rëndësishme duke filluar në vitet 1930, me disa arkitektë si Emilio Ambasz, Charles dhe Ray Eames dhe Frank Lloyd Wright që eksploruan këtë interes të ri përmes projekteve arkitekturore novatore, distopike dhe të guximshme. Shumë prej tyre parashikonin dhe parashikonin efektet ekologjike të mbipopullimit, shterimin e burimeve natyrore dhe efektet e ndotjes. Projektet janë të renditura në pesë grupime tematike: Mjedisi si informacion; Rrethime Mjedisore; Design Multispecies; Eksperimente kundërkulturore; dhe Poetika e Gjelbër.

Gjatë fillimit të ambientalizmit, arkitektët luajtën një rol të rëndësishëm në zhvillimin e metrikës dhe instrumenteve analitike për të kuptuar dhe monitoruar mjedisin, duke e shndërruar atë në një element me të cilin mund të punohet përmes dizajnit. Në vitin 1967, R. Buckminster Fuller konceptoi lojën botërore, një sistem i kompjuterizuar i krijuar për të ilustruar rrjedhën e burimeve thelbësore të papërpunuara, si pambuku, ari, qymyri dhe druri, për ta bërë menaxhimin mjedisor më të dukshëm për një popullsi më të madhe. Printimet e hershme të krijuara nga kompjuteri nga Beverly Willis që datojnë në 1971 janë ekspozuar gjithashtu në segmentin “Mjedisi si Informacion”, duke shfaqur hartat e kullimit, gjeologjinë e vendndodhjes dhe të dhënat e tokës që rrjedhin nga Qasja inovative e Kompjuterizuar e Willis për Analizën e Tokës Banesore (CARLA).

Disa ekspozita të tjera të hapura këtë vit eksploruan gjithashtu ndërhyrjen midis historisë dhe arkitekturës. E prezantuar në Muzeun e Varshavës, ekspozita e titulluar “Varshavë 1945-1949: Ngritja nga rrënojat” eksploroi përpjekjet e rindërtimit dhe rindërtimit në kryeqytetin polak pas shkatërrimeve të Luftës së Dytë Botërore, duke ofruar të dhëna për përpjekjet e mundshme rindërtuese që do të ndodhin në Ukrainë. . Në fillim të këtij viti, Qendra Daneze e Arkitekturës (DAC) njoftoi hapjen e ekspozitës së parë të përhershme mbi Arkitekturën Daneze në Kopenhagë, ndërsa Qendra Pompidou në Paris debutoi retrospektivën më të madhe të punës së Norman Foster nga gjashtë dekadat e fundit./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

KESCO: Kosova në vitin 2022 me çmimet më të lira të energjisë elektrike

Published

on

Kompania Kosovare për Furnizim me Energji Elektrike, KESCO, duke u bazuar në raportin e Zyrës së Statistikave të Komisionit Evropian “Eurostat”, ka bërë të ditur se Kosova ka pasur çmimet më të lira të energjisë elektrike në Evropë për vitin 2022.

“Çmimet mesatare për shpenzimin mesatar të konsumit janë 6 cent për kilovat/orë që është afro 25 për qind më lirë se e dyta më e lira, që është Serbia me çmim 7 cent për kilovat/orë. Shqipëria,  Bosna e Hercegovina dhe Mali i Zi kanë çmimet nga 8 cent për kilovat/orë apo më tepër se 35 për qind më shtrenjtë se në Kosovë. Maqedonia e Veriut është edhe më e shtrenjtë, duke shënuar çmimin prej 10 cent për kilovat/orë që i bie afro 70 për qind më shtrenjtë se Kosova”, thuhet në njoftimin e KESCO-s.

Sipas kësaj kompanie, të gjitha vendet e BE-së kanë çmime së paku dyfish më të larta se Kosova.

“Sipas Eurostat, vendi më i populluar i BE-së, Gjermania ka një çmim prej 28 cent për kilovat/orë apo 4.75 herë më tepër se në Kosovë. Ndërkohë, Danimarka, Belgjika dhe Italia janë tri vendet e Bashkimit Evropian të cilat vazhdojnë të paguajnë çmimin më të lartë për energji elektrike, bazuar në të dhënat e Eurostat-it për gjashtëmujorin e dytë të vitit 2022. Kurse sa i përket rajonit, çmimet më të larta të energjisë elektrike për konsumatorët shtëpiakë i kanë Rumania, Greqia dhe Kroacia”, thuhet tutje në njoftimin e KESCO-s.

Sipas KESCO-s, në Kosovë, çmimi për kilovat/orë është 6 cent, që i bie se është gati pesëfish më i ulët se në Rumani, ku 1 kilovat/orë kushton 29 cent.

Bordi i Zyrës së Rregullatorit për Energji në Kosovë në mars të këtij viti i ka miratuar tarifat e reja të energjisë elektrike, që janë 15 përqind më të larta se në vitin 2022, e të cilat kanë filluar të aplikohen që nga 1 prilli.

Tarifat e reja u kundërshtuan nga shoqëria civile dhe qytetarët, të cilët ankohen se në bazë të të ardhurave mujore faturat e energjisë janë të shumë të larta./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending