Connect with us

Featured

Peticioni për lejen e ndërtimit për Xhaminë Qendrore në Prishtinë

Published

on

Shkruan: arch. Ylber Vokshi -Ylli

Nuk është e ndershme që një kërkesë legjitime e disa profesionistë për të respektuar disa kritere estetikë për arkitekturën e objektit, e shprehur në formë të një peticioni të politizohet në ekstrem dhe të interpretohet si tendencë për të mos lejuar ndërtimin e një objekti fetar si është rasti i këtyre ditëve me objektin e propozuar për Xhamin qendrore në Prishtinë.

Të jam i qartë, aspak nuk besoi në efektin pozitiv të një peticioni që këto ditë është iniciuar nga disa individ të kësaj shoqërie e cila ma në fund ka filluar të reagoj, me të drejtë, rreth dhënies së lejes së ndërtimit për Xhamin qendrore në Prishtinë, lokacioni i të cilës ishte “caktuar” para pesë (5) vite në lagjen Dardania. Kjo formë demokratike e shprehjes së mos pajtimit me ndonjë proces apo vendimmarrje deri me tani nuk ka funksionuar në Kosovë, edhe se të gjithë betohen në demokraci për të cilën vetëm kanë ditur që mekanikisht të ngritin dy gishta e asgjë tjetër.

Para disa vite kishte presione të mëdha në caktimin e lokacionit ku duhej të ndërtohej ky tempull qendror fetar, në mungesë të dokumenteve adekuate urbane ashtu në stilin primitiv autoritetet komunale u përcaktuan për një lokacion në lagjen Dardania fare pa iu  parapri analizat e domosdoshme hapësinore dhe urbane që je i detyruar të bëhen në raste të tilla. Kjo forme e punës është e pa pranueshme nga aspekti profesional por kështu punohej  në Prishtinë … Ajo  çka është ma tragjike as në dokumentet hapësinore të komunës të aprovuara në vitin 2013 problematika fetare fare nuk është trajtuar, kjo askënd nuk e brengosë, vazhdohet me të vjetrën (caktimi i lokacionit të kishës protestante),mos trajtimi profesional i objektit të kishës Ortodokse serbe i ndërtuar pa leje në kampusin e Universitetit të Kosovës etj.

Falë kësaj forme të punës këto vite në Prishtinë janë lejuar të ndërtohen mbi dhjetë (10) xhami pa leje ndërtimi, që për shumë kënd është normale me u  toleruar veprimet e tilla me vite nga ana e BIK-ut apo nga strukturat komunale ose dikush tjetër. Nëse do të ishin caktuar ligjërisht lokacionet e tyre sipas kërkesave reale për predikimin e fesë atëherë nuk do të kishim vakume funksionale në teren pasi predikimi i fesë është i garantuar me Kushtetutën e  Kosovës dhe organet relevante komunale janë të               obliguar të iu përmbahen atyre, natyrisht duke respektuar rregullat ligjore dhe teknike.

Lejimi i këtyre ndërtimeve e ka edhe anën negative të  ndikimeve ekstremiste që  kanë qenë prezentë në të kaluarën e  afërme.

Kur në fillim vitin 2012 Asambleja Komunale e Prishtinës miratoi vendimin për dhënien e lokacionit për ndërtimin e Xhamisë së Re në Prishtinë, në një mënyrë u plotësua kërkesa e komunitetit myslimanë për ndërtimin e xhamisë qendrore në kryeqytet, e cila për çudi ende nuk ka filluar me u ndërtuar edhe se për efekte propagandistike në tetori  të ati viti Bashkësia Islame e Kosovës (BIK) vë formalisht gurë themelin për ndërtimin e  saj, edhe se nuk  kishte projekt ekzekutiv.

Ishte befasi e  këndshme për komunitetin artistik  në Kosovë kur BIK-u pas një viti (2013) vendosi të kërkoi projektin për xhami me anën e një konkursi ndërkombëtarë, praktikë standarde në botën e civilizuar, që  dikur aplikohej edhe në Kosovë. U Përpilua programi dhe detyra projektuese në të cilën më pastaj kishte kërkesa të çuditshme që nuk përkisnin me funksionin primarë të objektit të kultit-xhamisë, si ishin ato 80 dyqanet e përmbajtje tjera që shtonin dyshimin se ndërtimi i xhamisë nuk ishte vetëm qëllimi primar i BIK-ut. Nuk jam në dijeni se a janë bërë ato korrigjime në projektin ekzekutiv pasi ai nuk ka qenë publik dhe sa janë përmbushur kërkesat e Komunës së Prishtinës që në atë kohë ishte kategorike që mos ketë përmbajtje të tilla në kuadër të xhamisë.

Konkursi bëri jehonë pozitive në opinionin ndërkombëtarë, aplikuan 110 projekte nga 30 vende të botës, kriteret e BIK-ut i plotësuan vetëm 81 projekte, për të cilat u organizua ekspozitë e hapur me mundësinë që publiku të jepte votën e tij. Kishte punime të nivelit botëror dhe ishte i pa kuptueshëm vendimi që për ekzekutim të përzgjidhet projekti me shifrën 1025AC nga Turqia. BIK-u nuk e kishte publikuar as emrin e kompanisë fituese.

Nga Turqia vijnë edhe paratë për ndërtimin e Xhamisë, saktësisht nga Bashkësia Islame e Turqisë e cila si duket ka diktuar projektin për ekzekutim i cili i përket  arkitekturës së perandorisë osmane të para 500 vite që asocion në të kaluarën e hidhur të sundimit osman në këto toka. Të përzgjidhet një projekt i tillë në mesin e atyre shumë projekteve atraktive bashkëkohore me të vërtetë nuk ka arsyetim të cilin BIK-u  kurrë nuk e ka bërë .

A thua cilat ishin kriteret mbi të cilin ishte zgjedhur projekti fitues, së paku është dashur të njoftohen pjesëmarrësit ne konkurs e pastaj opinioni vendor dhe i huaj. Një injorancë e tillë e dëmton në ekstrem imazhin e shtetit të  Kosovës në qarqet kulturore në botë, a brengoset dikush për këtë nga zyrtarët shtetëror. Së fundmi u informova se BIK-u i ka ofruar komunës një projekt tërësisht tjetër, a thua përse shërbeu ai konkursi ndërkombëtarë, apo e tëra ishte vetëm një lojë e ndytë me projektantët, kjo nuk  është dashur të ndodhë pasi ekziston një  kod moral i konkurrimit të cilit gjithsesi është dashur t’i përmbahemi.

Indikative dhe dëshpëruese është sjellja e faktorit politik në Kosovë duke i toleruar këto sjellje dhe duke qëndruar indiferente ose duke toleruar shumë devijime me shpresën se kështu do të sigurojnë mbështetjen e besimtarëve në zgjedhjet parlamentare dhe lokale, kjo vlen për të gjitha konfesionet fetare.

Nëse do të ishin respektuar të gjitha principet e planifikimit hapësinor dhe urban atëherë nuk do te kishim këso anomali me të cilat po ballafaqohet popullata e kryeqytetit ku ndërtimi i vetëm një objekti, në këtë rast fetar ,ndërlikohet skajsmerishtë duke e politizua çështjen e ndërtimit, situatë e ngjashme është edhe në vendbanimet e tjera në Kosovë.

Edhe faktori financiar është pengesë e madhe në realizimin e projektit, sipas disa llogarive duhen përafërsisht 15 milion euro për të ndërtuar Xhamin qendrore në Prishtinë, mirë thotë populli ynë “zgjati  këmbët sa e ki jorganin”.

I mbetet Komunës së Prishtinës që në bazë të kompetencave ligjore të respektoi të gjitha të gjitha procedurat dhe kërkesat legjitime juridike dhe teknike të domosdoshme për këtë lloj të objekteve,për procedim të mëtutjeshëm

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

Featured

Kompanitë kosovare ftohen të respektojnë Ligjin gjerman të furnizimit

Published

on

Ligji Gjerman i Zinxhirit të Furnizimit (Lieferkettensorgfaltspflichtengesetz – LkSG) ka hyrë në fazën e dytë të zbatimit më 1 janar 2024, duke zgjeruar fushëveprimin e tij për të mbuluar të gjitha kompanitë në Gjermani me mbi 1000 punonjës.

Zgjerimi do të shtojë rreth 2,000 kompani gjermane në kuadrin rregullator. Këto kompani do të aplikojnë kriteret që parashihen me ligj përgjatë gjithë zinxhirit të tyre të furnizimit dhe tek furnitorët jashtë Gjermanisë. Përfshirë këtu kompanitë nga Kosova që janë furnitorë të kompanive gjermane, apo që synojnë të bëhen furnitorë për kompani gjermane.

Ligji për Zinxhirin e Furnizimit u miratua në vitin 2021 dhe zyrtarisht hyri në fuqi më 1 janar 2023, duke iu kërkuar kompanive gjermane të plotësojnë kritere për të siguruar dhe mbrojtur të drejtat e njeriut dhe çështjet mjedisore në zinxhirët e tyre të furnizimit global.

Ligji implementohet në tri faza: Në fazën e parë, ligji gjerman u aplikua për kompanitë me mbi 3000 punonjës në Gjermani. Përafërsisht 900 kompani të mëdha gjermane u detyruan ta zbatojnë ligjin.

Në vitin e parë të zbatimit, Zyra Federale për Çështjet Ekonomike dhe Kontrollin e Eksportit (BAFA) ishte përgjegjëse për monitorimin dhe zbatimin e ligjit. BAFA kreu 486 inspektime të kompanive të mëdha për të vlerësuar pajtueshmërinë. Vlerësimi i përgjithshëm i BAFA ishte pozitiv, duke gjetur se kompanitë ishin përgjithësisht të suksesshme në krijimin e sistemeve dhe proceseve të nevojshme për të përmbushur kërkesat e Ligjit në fazën e parë.

Megjithatë, zgjerimi i zbatueshmërisë së Ligjit Gjerman të Zinxhirit të Furnizimit në ndërmarrjet e  mesme pritet të paraqesë më shumë sfida.

Kompanitë kosovare që nuk i zbatojnë kushtet e parapara me këtë ligj, nuk do të mund të vazhdojnë apo fillojnë eksportin në Gjermani.

Continue Reading

Aktuale

‘Autostrada Hangar’ do të hapë dyert për publikun më 5 Mars 2022

Published

on

Autostrada Hangar synon të gjenerojë bashkëjetesë mes komuniteteve duke punuar dhe prodhuar së bashku si një ekip dhe do të përdoret veçanërisht për të plotësuar nevojën urgjente të një edukimi joformal dhe programeve të ndërtimit të aftësive në mënyrë që të fuqizojë të rinjtë në Kosovë dhe rajon.

“Edhe pse hapësira jonë u përdor si një nga ambientet kryesore të edicionit të tretë në 2021, ku patëm një vit mjaft të suksesshëm me ekspozitën tonë ndërkombëtare, programin e zhvillimit të aftësive dhe edukimit, më 5 mars ajo do të jetë gati të hapë dyert e saj me një dizajn i ri dhe një program vjetor.

Deri më tani, ne kemi qenë të përkushtuar për të institucionalizuar “Autostrada Hangar” si institucioni i vetëm i artit bashkëkohor në Prizren përmes krijimit të një programi publik vjetor bazuar në nevojat e komuniteteve dhe partnerëve duke ndjekur parimin e gjithëpërfshirjes, duke e bërë programin të hapur për komunitete të ndryshme dhe më shumë. ekologjikisht të qëndrueshme”, shkruan në njoftim./Media Ndërtimi.

Continue Reading

Aktuale

Asociacioni i Arkitektëve shpallë zgjedhjet për kryetar

Published

on

Asociacionit të Arkitektëve të Kosovës, njofton se duke u bazuar në Ligjin Nr. 06/L-043, për Lirinë e Asocimit ne Organizata Joqeveritare dhe Nenit 27, të Statutit të Asociacionit të Arkitektëve të Kosovës, të vitit 2020, shpallë Zgjedhjet e rregullta për Kryetarin e AAK-së

Kuvendi zgjedhor i Asociacioni i Arkitektëve kosovar, do të mbahet të mërkurën, më 30.03.2022 nga ora 17:00, në Modelariumin e Fakultetit të Arkitekturës – Prishtinë.

Ftohen, të gjithë anëtarët e Asociacionit të Arkitektëve të Kosovës që të marrin pjesë në kuvendin zgjedhor, dhe në frymën e konkurrencës së lirë dhe kandidimit, të shprehin vullnetin e tyre për tu kandiduar për pozitën e kryetarit të a-a-k, duke u mbështetur në nenin 33, të statutit./Media Ndërtimi.

Continue Reading

Trending