Arkitekturë
Pesë shembujt magjepës të arkitekturave të xhamive [foto]
Arkitektura islame mbulon një gamë të gjerë të xhamive, varreve, pallateve dhe fortesave në mbarë botën, veçanërisht në vendet që u pushtuan nga myslimanët në shekullin e 7-të.
Kjo lloj arkitekture përfshin stile të ndryshme arkitekturore, duke përfshirë stilin persian dhe bizantin, stilin otoman, stilin indo-islamik, stilin sino-islamik, stilin indonezisht-malezian, stilin sahelian-islamik dhe stilin somalez-islamik.
Këtu janë 5 shembuj interesante të Arkitekturës Islame:
Kjo xhami është një xhami imperiale osmane që ndodhet në Kodrën e Tretë të Stambollit. Sot, është një nga atraksionet më të njohura turistike në Turqi. Brendësia e tij është pothuajse një shesh, dhe ashtu si shumica e xhamive islame, ajo paraprihet nga një oborr monumental. Ajo ishte projektuar edhe si një kompleks me struktura mahnitëse.
Një tjetër xhami otomane e vendosur në Stamboll të Turqisë, është xhamia e Rustem Pashës e ndërtuar në një tarracë të lartë mbi një kompleks dyqanesh në formë harkore. Rrugicat e ngushta e të ndryshëme nëpër qoshe janë ajo që i jepin mundësi për çasje në oborrin kryesor. Kjo xhami është më e famshme për sasitë e mëdha të pllakave të hollë të Iznic të vendosura në dizajne lulesh dhe në forma gjeometrike.
Xhamia e Madhe e Djenës konsiderohet si një nga arritjet më të mëdha të arkitekturës islame, veçanërisht stili Sudo-Sahel. E vendosur në Djenne, kjo xhami ishte xhamia e parë në vend dhe është një nga monumentet më të famshme në Afrikë sot. Muret e saj janë me tulla të pjekura në diell të veshura me suva.
Monumenti motra e Taj Mahal, Fort Agra është një tjetër vend i Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s. Kjo është një fortesë me tulla me një plan gjysmërrethor, me akordin e tij që shtrihet paralel me lumin dhe muret e tij shtatëdhjetë metra të larta. Në vitin 2004, kjo fort e fitoi çmimin “Aga Khan” për Arkitekturë
Xhamia “Al-Azhar” në Kajroin Islamik u ndërtua për kryeqytetin e sapokrijuar të Egjiptit çysh në vitin 970. Kjo ishte xhamia e parë që u ndërtua në Kajro dhe fillimisht ishte projektuar të ishte një sallë lutjesh me pesë salla dhe një oborr të thjeshtë. Pamja e jashtme e saj tregon ndikime nga arkitektura bizantine.
/Ndertimi.info/
Arkitekturë
Çfarë fshihet nën strukturat komplekse sipas arkitektit japonez Sou Fujimoto
Arkitekturë
Arkitektura përmes syve të francezes Odile Decq
Arkitekturë
Le Corbusier: Forma, funksioni dhe modernizmi në arkitekturë
-
Infrastrukturë3 days ago
Pse nuk filluan punimet për vazhdimin e ndërtimit të rrugës Prishtinë-Pejë?
-
Infrastrukturë2 days ago
Një perandori me 10 shifra, Investitorët në ishullin Sazan deklarojnë 3 miliardë dollarë asete
-
Infrastrukturë3 days ago
Srebrenica do t’i riemërtojë rrugët duke injoruar gjenocidin
-
Dizajn3 days ago
Java e Dizajnit në Milano hapet me ngjarje dhe ekspozita
-
Infrastrukturë2 days ago
Në Tajvan po ndërtohet ura më e gjatë në botë asimetrike 920 metra
-
Aktuale2 days ago
Ndërpritet gjykimi ndaj ish-drejtorit të kompanisë “Sallahu” dhe drejtorit të Njësisë së Auditimit në MI
-
Infrastrukturë2 days ago
Vërshime në Dubai, një viktimë nga shiu më i madh në Emiratet e Bashkuara në 75 vjet
-
Infrastrukturë3 days ago
Bypass-i i Radhimës, gati në qershor, lehtëson ndjeshëm trafikun gjate sezonit