Ndërtim
Përurohet objekti për përpunimin e pemëve dhe perimeve në Malishevë
Në fshatin Banjë sot është hapur një pikë grumbulluese dhe përpunuese e pemëve dhe perimeve, me pronare Fatime Limajn, një grua e cila edhe më parë është marrë me këtë veprimtari. Në ceremoninë e hapjes së kësaj pike mori pjesë edhe kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, dhe zyrtarë të tjerë komunalë.
“Ne, si komunë, e vlerësojmë shumë këtë veprimtari dhe garantoj se do të vazhdojmë t’i përkrahim bujqit e komunës sonë, e në veçanti veprimtaritë prodhuese dhe ato që krijojnë vende pune”, tha Begaj.
Ndërsa përgjegjësi i IADK, implementues të projektit të UNDP në këtë fushë, Zenel Bunjaku, tha se i ka përkrahur gratë, të cilat kanë shprehur gatishmërinë të punojnë me pemë dhe perime si dhe i kanë trajnuar në fushën e përpunimit dhe konservimit të pemëve dhe perimeve. Për këtë edhe i kanë certifikuar 16 femra, te cilat i kanë kryer trajnimet në këtë fushë.
Pika grumbulluese dhe përpunuese për pemë dhe perime është hapur në fshatin Banjë, me pronare Fatime Limaj, ndërsa kjo pikë përveç përpunimit dhe konservimit, e ka të siguruar edhe tregun, përkatësisht shitjen, kurse në këtë janë të inkuadruar një grup i konsiderueshëm i femrave fermere, që merren me përpunimin e pemëve dhe perimeve.
Hapja e kësaj pike është mundësuar nga UNDP dhe Komuna e Malishevës.
-
Infrastrukturë2 days ago
AVONET: Gjykata Supreme me vendim skandaloz po i shërben ‘mafisë së betonit’
-
Infrastrukturë2 days ago
Komuna e Prishtinës hap tender 6 milionë euro për ndërtimin e nënkalimit në rrugë “Agim Ramadani”
-
Infrastrukturë3 days ago
Afera e 53 milionëshit – Gjykata e Prishtinës konstatoi se marrëveshja ishte kundërligjore
-
Ambienti3 days ago
Ngrohja nga “Termokos” eliminon ndotjen e ajrit për rreth 135 mijë ton CO2
-
Aktuale2 days ago
’53 milionëshi’ – Pse Gjykata e Prishtinës vendosi që kompensimi të zgjidhet në kontest juridiko-civil
-
Infrastrukturë2 days ago
“Super Kanalizim” i Londrës përfundon ndërtimin e nëntokës
-
Infrastrukturë1 day ago
Pas pesë javësh skadon licenca e Terminalit Doganor në Ferizaj
-
Infrastrukturë1 day ago
Foster + Partners projekton ndërtimin e rrokaqiellit 487 metra në Park Avenue të New York