Connect with us

Uncategorized

Përplasje në debatin publik për themelimin e Odës së Arkitektëve të Kosovës

Published

on

Asociacioni i Arkitektëve të Kosovës kanë njoftuar se ishin pjesëmarrës në debatin publik në përpjekje për themelimin e Odës së Arkitektëve.

“Ne dhamë sugjerimet tona që janë në të mirë të profesionit dhe profesionistëve.

Aty kishte edhe debate ku dolën në pah interesat personale dhe zaptuese dhe të kundërligjshme.

Këto propozime për degradim të profesionit ishin të propozuara nga përfaqësuesi i zaptueseve të kundërligjshëm, Masar Dushi, i cili për synim kishte interesat personale, klanore dhe degraduese të profesionit, të cilat ne i kundërshtuam.

Ne ofruam hulumtimet tona dhe me mbështetje të ekspertëve edhe nga jashtë.

Kërkesat tona ishin:

  1. ndryshimi në disa nene për demokratizimin e odës,
  2. licencimi i të gjithë arkitektëve dhe bachelorëve me përvojë pa dallim ku të gjithë do të jenë themeluesit e odës,
  3. parandalimi i kapjes së odës dhe kriminalizimit të saj,
  4. mandate të shkurtuara me detyra të qarta,

5/mbikëqyrje profesionale, zhvillimi i edukimit vazhdueshëm, ,

  1. parandalimi i kapjes së odës dhe kriminalizimit të saj nga grupe të caktuara tashmë të njohura
  2. mandate të shkurtuara me detyra të qarta,
  3. mbikëqyrje profesionale dhe etike e odës,
  4. zhvillimi i edukimit të vazhdueshëm, shkruan në njoftimin e Asociacionit të Arkitektëve të Kosovës.

Ndryshe, Qeveria Kurti II, në fund të qershorit të këtij viti, ka aprovuar Projektligjin për Odat e Arkitektëve dhe Inxhinierëve në Fushën e Ndërtimit.

Qëllimi i projektligjit, sipas ministrit të Infrastrukturës, Liburn Aliu është rregullimi i profesionit të arkitektit dhe inxhinierit në fushën e ndërtimit.

Nga ky projektligj do të themelohen Oda e Arkitektëve dhe Oda e Inxhinierëve në fushën e ndërtimit si dy Oda të pavarura të cilat ushtrojnë kompetenca të caktuara publike.

Ky projektligj ka alarmuar Asociacionin e Arkitekteve të Kosovës të cilët përmes rrjeteve sociale e kanë lutur ministrin Aliu që të heq dorë nga ky mekanizëm juridik.

“Ne i bëjmë edhe ftesë publike ministrit Liburn Aliu që të mos bie pre e strukturave kriminale në këtë ligj dhe projektet tjera.”, shkruan në reagimin e tyre./ Media Ndërtimi.

I bëhet thirrje publike ministrit Aliu të heq dorë nga projektligji ku filtron inxhinierët dhe arkitektët

 

Infrastrukturë

Brigada e Zjarrfikësve-Prishtinë merr pajisje të reja operuese

Published

on

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama së bashku me Zëvendës Shefin e Misionit të Ambasadës Amerikane në Kosovë, Nicholas J. Giacobbe, Jr, ishim prezent në ceremoninë e nënshkrimit të donacionit nga Shefi i Bashkëpunimit të Mbrojtjes së Amerikës në Kosovë Major Ryan Conley, dhe Zëvendës Komandanti i Brigadës së Zjarrfikësve, Malë Gashi.

“Uroj që këto pajisje të shërbejnë në fuqizimin dhe ngritjen e kualitetit të shërbimeve për sigurinë e qytetarëve të Prishtinës, në raste emergjente e të fatkeqësive.

Falënderoj Komandën Ushtarake të 🇺🇸 për 🇪🇺, të cilët nëpërmjet programit për Ndihmë Humanitare, në koordinim me Zyrën për Bashkëpunim në Mbrojtje, kanë mbështetë këtë donacion.”, tha kryetari Rama./Media Ndërtimi.

Continue Reading

Uncategorized

Rëndësia e gjelbërimit urban dhe pyllit vertikal mbi ekosistemin

Published

on

Praktikat e urbanizmit të paplanifikuar dhe shndërrimi i hapësirave të gjelbra në gri janë “zhvilluesit” më të shpejtë të zonave urbane. Duke u njohur me efektet e ishullit të nxehtësisë urbane, kthimi ndaj natyrës siç është gjelbërimi vertikal do të ishte zgjidhje alternative për një zhvillim të qëndrueshëm.

Nxehtësia e gjeneruar nga trafiku, aktivitetet industriale, ndërtimet dhe të ngjashme ndikojnë në shkatërrimin e biodiversitetit duke bërë që temperatura e ajrit në mjediset urbane të jetë më e lartë se në vendet rurale. Hapësirat e gjelbra bëjnë që qytetet të jenë më eko-miqësore me zhvillim holistik (tre-dimensional).

Sipas organizatës Ec Ma Ndryshe, koncepti i gjelbërimit urban nuk nënkupton vetëm mbjelljet konvencionale në parqe dhe hapësirat publike që jemi mësuar t’i hasim por edhe forma të tjera si përfshirja e gjelbërimit vertikal në ndërtesa, muret e gjalla në vend të fasadave, çatitë e gjelbra në vend të atyre të zakonshme etj.

Vlen të theksohet se më shumë se 70% e investimeve në Kosovë janë investime në ndërtim dhe ky sektor në tërësi është punëdhënësi më i madh në Kosovë në sektorin privat, ku vetëm gjatë dekadës së fundit ka dyfishuar numrin e të punësuarve.

Ajo çka dëmton më së shumti hapësirat e gjelbra janë padyshim numri i lartë i ndërtimeve pa leje, ku në Kosovë janë regjistruar 352,836 ndërtime pa leje.

Vetëm në 3 muajt e parë të vitit 2022 në Prishtinë janë dhënë më shumë se 40 leje ndërtimore dhe nga ky numër më shumë se 30% janë objekte shumë banesore. Ndërsa në vitin 2021 janë lëshuar 171 leje ndërtimi, nga të cilat afro 50% janë objekte shumë banesore me afarizëm. Ajo çka vlen të cekët bazuar edhe në të dhënat e mësipërme të ofruara nga vet Komuna e Prishtinës është se pjesa më e madhe e tyre vazhdojnë të mos i japin prioritet proporcionit në mes sipërfaqes së gjelbëruar dhe sipërfaqes së pllakosur.  Zbatimi i proporcionit përveç aspektit estetik është i nevojshëm ne radhë të parë për gjendjen psiko-fizike të banorëve që jetojnë aty dhe më pas për plotësimin e rregullores që parasheh shteti i Kosovës.

Bazuar në të dhënat e mësipërme të marra nga ASK-ja, zgjidhja më premtuese shihet pyllëzimi vertikal. Bimët ndihmojnë në parandalimin e reflektimit dhe uljen e rrezatimit diellor duke krijuar një mikroklimë të brendshme jo të dëmshme për njerëzit, rregullojnë lagështinë e ajrit, prodhojnë oksigjen, thithin dioksidin e karbonit, ulin temperaturën e ndërtesës përmes së cilës reduktohet kërkesa për konsum të energjisë, reduktojnë zhurmën duke lehtësuar kështu rritjen dhe zhvillimin e qëndrueshëm të ekosistemit.

Modeli i pyllëzimit vertikal u përfshi për herë të parë në projektin e arkitektit Stefano Boeri në qytetin e Milanos në vitin 2014. Ai projektoi dy ndërtesa që do kishin bimë dhe të cilat siguronin një sasi vegjetacioni të barabartë me 30,000 metra katrorë pyll duke përfshirë dru, shkurre, pemë, shumëvjeçare. Ndërtesat janë projektuar për të mos penguar rritjen e drurëve.

Ndërtesa që përfshijnë pyllëzim vertikal janë ndërtuar edhe në Kinë, ndërsa pritet të ndërtohen edhe në vende të tjera si në Holandë përmes së cilës bimët çdo vit do të thithin 50,000 kilogramë CO2 dhe prodhojnë 13,750 kilogramë oksigjen./Media Ndërtimi.

Continue Reading

Uncategorized

Komuna e Deçanit nën hetime për pronat e Manastirit, nuk zbatoi vendimin e Kushtetueses

Published

on

Prokuroria Themelore e Pejës ka nisur hetime ndaj Komunës së Deçanit për moszbatimin e një vendimi të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës – të vitit 2016 – përmes të cilit, Manastirit të Deçanit i njihet pronësia edhe mbi 24 hektarë tokë.

Nisjen e hetimeve për këtë rast e ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Pejës, Agim Kurmehaj.

“Po, hetimet i kemi filluar. Procedura është te ne, kaq mund të them tani. Janë duke u marrë disa veprime në këtë drejtim”, ka thënë shkurtimisht Kurmehaj.

Nisja e hetimeve vjen gati nëntë muaj pasi Gjykata Kushtetuese e Kosovës i ka dërguar një letër kryeprokurorit të atëhershëm të shtetit, Aleksandër Lumezi, në të cilën është thënë se “i takon Prokurorisë së Shtetit të ndërmarrë veprime” për moszbatimin e aktgjykimeve, në përputhje me kompetencat e saj ligjore.

Drejtori ekzekutiv i Institutit të Kosovës për Drejtësi (IKD), Ehat Miftaraj, thotë se nisja e hetimeve të tilla nga ana e Prokurorisë së Shtetit është një praktikë që nuk ka ndodhur më parë.

Ai shpreh dyshime nëse ky institucion ka bazë ligjore për t’i kryer këto hetime.

“Përderisa Kodi Penal i Republikës së Kosovës dhe Kodi i Procedurës Penale e përcaktojnë në mënyrë të qartë se institucioni i Prokurorit të Shtetit ka të drejtë të iniciojë apo të fillojë hetime në rastet kur nuk bëhet zbatimi i vendimeve gjyqësore të gjykatave të rregullta, një sanksion i tillë në Kodin Penal të Kosovës nuk ekziston sa i takon moszbatimit të vendimeve të Gjykatës Kushtetuese”, thotë Miftaraj për Radion Evropa e Lirë.

Në një deklaratë të mëhershme për REL-in, njëri nga hartuesit e Kushtetutës së Kosovës, Arsim Bajrami, njëherësh profesor i së drejtës kushtetuese, ka thënë se në ligj apo Kushtetutë nuk ekziston ndonjë sanksion konkret – penal apo çfarëdo qoftë – për subjektet që refuzojnë t’i zbatojnë vendimet e Gjykatës Kushtetuese.

Ish-anëtari i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, Kadri Kryeziu, ka deklaruar, po ashtu, më herët për REL-in se vendimi i Gjykatës Kushtetuese “është çështje e përfunduar” dhe se institucionet e Kosovës duhet ta zbatojnë atë.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë në një konferencë për media më 1 qershor se Qeveria nuk është përgjegjëse për zbatimin e këtij vendimi dhe ka kundërshtuar përmbajtjen e tij.

“Janë të panumërta shkeljet” nga ana e Gjykatës Kushtetuese, ka thënë Kurti, për të shtuar se ai ka insistuar vazhdimisht në nisjen e dialogut me priftërinjtë kryesorë të Kishës Ortodokse Serbe në Kosovë./Media Ndërtimi.

Continue Reading

Trending