Infrastrukturë

Përfaqësues të Zyrës Zvicerane vizitojnë Impiantin e Ujërave të Zeza në Pejë se si po funksionon  

Published

on

Mysafirët e lartë, në përbërje të Nicole Merkt, Ardiana Zhuri dhe Shkëlqim Daci nga SECO – Zyra Zvicerane Rene Eschmann dhe Premtim Ismajli nga nga KFW-Banka Gjermane për Zhvillim, janë pritur nga Drejtori Teknik i KRU ‘Hidrodrini’ Agron Dreshaj dhe Menaxherja e ITUZ-it Blerina Anadolli dhe stafi i inxhinierëve, me çrast janë njoftuar nga afër me operimin e impiantit.

Të pranishmit në vizitë kanë falënderuar nikoqirin për pritjen, njoftimin dhe vizitën nga afër të operacioneve që kryhen në ITUZ – Pejë.

Impianti për Trajtimin e Ujërave të Zeza është edhe një tjetër tregim suksesi për KRU ‘Hidrodrini’.

Objektivi kryesor i këtij projektit është që të përmirësojë ndjeshëm mbledhjen dhe trajtimin e ujërave të zeza në qytetin e Pejës.

Kjo do të kontribuojë në mbrojtjen e burimeve sipërfaqësore dhe të ujërave nëntokësore në zonën e projektit, përshtatjen ndaj ndryshimeve klimatike dhe përmirësimin e kushteve të jetesës së popullsisë së Pejës./Media Ndërtimi.

Trending

Exit mobile version