Connect with us

Forume

Për tranzicionin energjetik në Kosovë, diskutohet më 2 qershor në Prishtinë

Published

on

Programi Bëje tranzicionin energjetik realitet, bëje tranzicionin të drejtë — në Kosovë synon të eksplorojë kornizat e politikave, të shfaqë rëndësinë, mundësitë dhe praktikat më të mira për planifikimin e drejtë të tranzicionit tek palët kryesore të interesit (akterët relevant).

Forumi “Bëje tranzicionin energjetik realitet, bëje tranzicionin e drejtë”, organizohet të enjten më 2 qershor në Prishtinë.

Tranzicioni energjetik dhe investimet në burime të energjisë diellore në Kosovë

Në Kosovë, konsumi i energjisë elektrike është kontribuesi kryesor në emetimin e gazrave serrë dhe dioksidit të karbonit për sektorin e industrisë, atë komercial dhe ekonomive familjare. Ky kontribut ndërlidhet me faktin që 95% e prodhimit të energjisë elektrike sigurohet nga thëngjilli ose linjiti, ndërsa pjesa tjetër nga burimet e ripërtëritshme. Pjesa më e madhe e energjisë elektrike sot prodhohet nga termocentralet me teknologji të vjetëruar, rrjedhimisht me një kosto të ulët prodhimi dhe me besueshmëri të lartë. Rreth 5% e kapacitetit të instaluar është nga prodhimi i energjisë së ripërtëritshme.

Megjithatë, në njërën anë, shqetësimet për qëndrueshmërinë afatgjatë të prodhimit të bazuar në lëndë djegëse fosile, veçanërisht shqetësimet e ndërlidhura me ndryshimet klimatike dhe kostot e ardhshme mjedisore kryesisht të pa llogaritura, po e shtyjnë industrinë energjetike drejt burimeve të qëndrueshme të energjisë së ripërtëritshme, me emetim të ulët të dioksidit të karbonit. Pritjet e komunitetit të energjisë për këtë ndryshim janë të larta dhe politikat qeveritare gjithashtu duhet të shtyjnë industrinë energjetike në këtë drejtim.

Energjitë e ripërtëritshme, energjia diellore është zgjidhja që ofron më së shumti mundësi për zvogëlimin e emetimit të gazrave serrë për të ndihmuar në luftimin e ngrohjes globale dhe në përgjithësi për të ofruar potencial të lartë në prodhimin e energjisë elektrike. Fatkeqësisht, nga prodhimi total i energjisë elektrike në Kosovë (përfshirë sistemet jashtë rrjetit elektrik) vetëm 1% është nga energjia diellore./Media Ndërtimi.

Trending