Connect with us

Infrastrukturë

Për një shekull i dha në shfrytëzim 17 hektarë tokë Kuvendi Komunal i Prishtinës për vetëm një Festival

Published

on

Këtë vit festivali “Sunny Hill” do të ketë një lokacion të ri.

Edicioni i tretë i tij besohet se do të mbahet në Berrnicë të poshtme të Prishtinës.

17 hektarë në Bërrnicë të poshtme i janë dhënë në shfrytëzim festivalit “Sunny Hill” për në 99 vite.

Edicioni më i ri i këtij festivali do të organizohet në muajin gusht të këtij viti, raporton magazina televizive “Ju flet Prishtina”.

Kuvendi ka miratuar propozim vendimin për dhënin e tokës në shfrytëzim për afër një shekullit.

26 asamblistë kanë votuar pro vendimit kurse 19 ishin kundër derisa 3 prej tyre kanë abstenuar.

“Gjithë ajo hapësirë është edhe për festivale të ndryshme. Po ashtu, kemi kërkuar që krejt ajo zonë kur nuk është e shfrytëzuar duhet të jetë park dhe e hapur për publikun”, deklaroi kryetari i Komunës ë Prishtinës, Përparim Rama, duke shtuar se Festvali “Sunny Hill”, ka sjell në Prishtinë gjatë dy edicioneve të kaluara të hyra prej 8-9 milionë euro.

“Sunny hill”, fillon nga të organizohet nga dat 4 e deri më 7 gusht, kurse çmimet e biletave janë nga 70 deri më 250 euro./Media Ndërtimi.

Infrastrukturë

Ndahet grant mbi 8 milion euro për 11 Komuna

Published

on

Ministri i Administrimit dhe Pushtetit Lokal(MAPL), Elbert Krasniqi, ka bërë me dije se janë ndarë 8 milionë euro në 11 Komuna.

Ministri Krasniqi, bashkë me kryetarët e komunave, kanë nënshkruar marrëveshjet në kuadër të Grantit të Performancës Komunale.

“Në kuadër të këtij bashkëfinancimi janë paraparë projekte për rregullimin e shtratit të lumenjve, pastrimin e shtratit të lumit, ndërtimin e fushave sportive, rregullimin e ndriçimit publik dhe projekte të tjera të cilat kanë për qëllim përmirësimin e kushteve të jetesës për qytetarët dhe rritjen e zhvillimit ekonomik lokal” ka shkruar në Facebook Krasniqi.

Komunat përfituese janë Rahoveci, Obiliqi, Skenderaj, Suhareka, Kaçaniku, Shtimja, Malisheva, Dragashi, Ranillugu, Parteshi dhe Peja.

“Projektet në komunat përfituese janë bashkëfinancim i MAPL-së, donatorëve dhe komunave në vlerë mbi 8 milionë euro”, ka shkruar tutje Krasniqi./Media Ndërtimi

Continue Reading

Infrastrukturë

Tenderi mbi 2.5 milionësh i “Prishtina Parking” ngjallë dyshime

Published

on

Tenderi i Komunës së Prishtinës për “Prishtina Parking”, i cili kap shifrën e 2.5 milionë eurove, po ngjallë dyshime.

Ilir Kërçeli – zyrtar i lartë i Lëvizjes Vetëvendosje, ka publikuar përshkrimin e punës që i është vënë projektit ‘Prishtina Parking”.

Sipas arsyetimit të komunës së cila është rëndësia e këtij projekti, aty thuhet se me “Prishtina Parking” Prishtina synon të ketë një ndikim pozitiv që rrit cilësinë e jetës, promovon qëndrueshmërinë dhe përmirëson përvojën urbane në përgjithësi.

“Ky është përshkrimi me të cilin Komuna e Prishtinës do ti shpenzojë 2,533,000.00 milion euro. Përshkrimi i shkurtër i lëndës së kontratës: N.P.L. “Prishtina Parking” synon të fillojë zbatimin e projektit të Qytetit të Smart. Me këtë projekt, Prishtina synon të ketë një ndikim pozitiv që rrit cilësinë e jetës, promovon qëndrueshmërinë dhe përmirëson përvojën urbane në përgjithësi. Projekti synon të përmirësojë efikasitetin e menaxhimit të parkimit në zonat urbane dhe tregtare, të përmirësojë fluksin e trafikut dhe të ofrojë një përvojë parkimi efikase dhe tërheqëse për banorët dhe vizitorë”, ka shkruar Kërceli./Media Ndërtimi

Continue Reading

Infrastrukturë

Tregu global i pajisjeve të ndërtimit pritet të bjerë 8% këtë vit

Published

on

Viti i kaluar filloi fuqishëm për Evropën, me shitje të shpejta falë grumbullimit të porosive nga viti 2022. Nga mesi i vitit këto ishin përmbushur kryesisht dhe tregu u pa të ngadalësohej – veçanërisht për sa i përket marrjes së porosive.

Megjithatë, shitjet me pakicë qëndruan mjaft mirë dhe si rezultat tregu evropian ruajti nivelin e lartë të shitjeve që ishte parë në vitin 2022.

Rezultati për vitin 2023 ishte më i mirë se sa ishte parashikuar në gjysmën e dytë të vitit të kaluar, kur u raportua se marrja e porosive po binte ndjeshëm. Megjithatë, duket se do të ketë një rënie në shitje këtë vit, dhe Off-Highway Research e vendos atë në një rënie prej 6%.

Shitjet në pjesën tjetër të botës ranë 8% në 2023, me një rënie të mëtejshme prej 14% të parashikuar për këtë vit. Tregjet më të mëdha në zhvillim priren të jenë prodhuesit e mallrave, dhe si rezultat, shitjet e pajisjeve rriten dhe bien në varësi të kërkesës për materiale dhe çmimeve.

Drejtuesi i çmimeve të mallrave priret t’i bëjë shitjet e pajisjeve në pjesën tjetër të botës më të paqëndrueshme se në tregjet e tjera. Parashikimi për pjesën tjetër të tregjeve botërore bazohet në premisën se presionet aktuale inflacioniste të viteve të fundit do të vazhdojnë të ulen në 2024 dhe 2025, duke ulur kërkesën për mallra dhe për rrjedhojë pajisjet për nxjerrjen e tyre në ekonomitë e mëdha në zhvillim./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending