Connect with us

Aktuale

Pasuria marramendëse dhe jeta e thjeshtë e Mark Zuckerberg

Published

on

Mark Zuckerberg dhe bashkëshortja e tij e dashur që nga kolegji, Priscilla Chan, kanë një pasuri prej 74 miliardë dollarësh dhe në këtë postim ne kemi vendosur t’i hedhim një shikim shtëpive, makinave dhe udhëtimeve të tyre.

Mark Zuckerberg, themeluesi 33-vjeçar dhe CEO i Facebook, ka një vlerë neto prej 74 miliardë dollarësh.

Ai është personi i pestë më i pasur në botë, sipas Indeksit të miliarderëve të Bloomberg, por duket se ai nuk ka një shije për pasuri, sidomos kur është fjala për makina, rroba dhe udhëtime.

Si anëtar “The Giving Pledge” dhe bashkëthemelues i Iniciativës së” Zuckerberg Chan”, të cilën ai e filloi me gruan e tij, Priscilla Chan, student i cili braktisi kolegjin Harvard, ka kushtuar pjesën më të madhe të pasurisë së tij për bamirëse.

Në maj të vitit 2012, tetë vjet pas themelimit të tij, Facebook debutoi në “Stock Exchange” (këmbim i bursave” në Neë York. Në atë kohë, ishte IPO (oferta fillestare publike) më e madhe e teknologjisë në histori. Çdo vit që nga ajo kohë, Zuckerberg ka shtuar një mesatare prej 9 miliardë dollarësh në pasurinë e tij neto.

Megjithë statusin e tij si një nga njerëzit më të pasur, ish studenti i Harvardit ka një mënyrë jetese të thjeshtë bashkë me gruan e tij Priscilla Chan dhe dy vajzat e tyre.

Megjithëse në dukje i thjeshtë, maicat e tij të holla dhe “duksat” janë të dizajnuara nga markat luksoze dhe thuhet se janë shumë më të shtrenjta se sa duken.

Zuckerberg është i njohur për makinat relativisht të lira. Ai është parë në një Acura TSX, një Volkswagen hatchback dhe një Fit Honda të cilat janë vlerësuar deri në ose nën 30 mijë dollarë.

Në maj 2011, ai bleu një shtëpi prej 5 mijë metra katrorë, të cilën e ka blerë për 7 milionë dollarë. Vitin tjetër, ai filloi të blinte prona që rrethonin shtëpinë e tij, duke shpenzuar më shumë se 30 milionë dollarë për të blerë katër shtëpi, me planin për t’i rindërtuar ato.

Ai gjithashtu zotëron një shtëpi në distriktin e Misionit të San Franciskos. Ai bleu shtëpinë 5.500 metra katrorë në vitin 2013 dhe shpenzoi mbi 1 milion dollarë për rinovime, duke përfshirë një serë dhe rimodelimin e kuzhinës.

Në 2014, ai shpenzoi 100 milionë dollarë në dy prona në ishullin Kauai, Plantacioni i Kahu’aina, një plantacion i cili në të kaluarën ishte përdorur për kultivimin e sheqerit, prej 357 hektarësh dhe Pila’a Beach, një plazh prej 393 hektarësh, pronë me një plazh me rërë të bardhë. Zuckerberg tha se ai dhe Chan blenë tokën, sepse ata janë “të përkushtuar për të ruajtur bukurinë e saj natyrore”.

Zuckerberg nuk duket se udhëton shumë për kënaqësi. Por kur ai udhëton, Facebook paguan faturat. Detajet dhe udhëtimet e Zuckerberg-ut i kushtuan kompanisë rreth 5 milionë dollarë në vitin 2015.

Ka gjasa që shpenzimet do të jenë shumë më të larta këtë vit, pasi Zuckerberg kaloi verën duke e përshkuar Amerikën si pjesë e qëllimit të tij personal për të vizituar çdo shtet amerikan në vitin 2017. Në turneun e tij, Zuckerberg darkoi me një familje në shtëpinë e tyre në Ohajo, u takua me disa njerëz të varfër, u takua me pjesëtarët e ushtrisë dhe madje ushqeu një viç.

Zuckerberg shpërndau fotot në Facebook mbi përvojat e tij në zemër të Amerikës. Në fakt, prioriteti i tij kryesor është dhënia e parave të tij, në vend që t’i harxhojë ato.

Zuckerberg është anëtar i “Giving Pledge”, së bashku me Bill Gates, Warren Buffett dhe mbi 100 miliarderë të tjerë me zotimin që të japin shumicën e pasurisë së tyre për bamirësi. Ai planifikon të shesë 99% të aksioneve të tij në Facebook përgjatë jetës së tij. Zuckerberg ka kontroll të plotë mbi të ardhmen e Facebook-ut.

Çmimi i aksioneve të Facebook është rritur mbi 50% që nga prilli i vitit 2016 dhe Zuckerberg ka thënë se ka në plan të përshpejtojë shitjen e aksioneve për të financuar Iniciativën The Chan Zuckerberg. Ai planifikon të shesë 35 deri në 75 milionë aksione gjatë 18 muajve të ardhshëm, duke arritur në mes të 6 miliardë dhe 12 miliardë dollarë.

Disa nga aksionet e tij në Facebook do të shkojnë drejt Iniciativës Chan Zuckerberg, një organizatë bamirësie të cilën ai e themeloi me gruan e tij në vitin 2015.

Iniciativa Chan Zuckerberg po merret me çështjet lokale dhe globale. Vitin e kaluar, Zuckerberg dhe Chan investuan 3 miliardë dollarë në kërkime të fokusuara në shërimin e sëmundjeve në botë deri në fund të këtij shekullit.

Aktuale

Rreth 400 ndërmarrje të vogla dhe të mesme priten të përfitojnë grante

Published

on

Sot përfundon afati për aplikim për grante për ndërmarrjet mikro të vogla dhe të mesme, e hapur nga Agjencia për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë. Zyrtarë nga KIESA thonë se në tri kategori të ndryshme, pritet t’i kenë rreth 400 përfitues të granteve, ndërsa vlera totale e mbështetjes është 2.5 milionë euro.

Grant-skema për blerjen e makinerive prodhuese dhe përpunuese në vlerë prej 1.7 milion euro, Grant-skema për certifikimin e produkteve, në vlerë prej 500 mijë euro, dhe Grant-skema për digjitalizimin e bizneseve në vlerë prej 300 mijë euro, janë tri thirrje për aplikim nga KIESA, për ndërmarrje mikro, të vogla dhe të mesme.

Drejtori i Agjencisë për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë, Zef Dedaj, në një intervistë për Radio Kosovën, thotë se qëllimi i kësaj mbështetjeje është që të nxitë bizneset për të kontribuuar në ekonominë qarkore dhe për të digjitalizuar bizneset e tyre. Ai thotë se bizneset e udhëhequra nga gratë dhe ato me synim punësimin e grave, do të kenë përparësi më shumë.

“Këtë vit te makineria presim t’i kemi rreth 70 – 80 përfitues, te certifikimi 25 deri në 300, te digjitalizimi i bizneseve rreth 100 kompani përfituese. Kur flasim për grant-skemat e dy viteve të fundit, te digjitalizimi, nga 64 përfitues kemi pasur 34 biznese femra, nga 70 që i kemi pasur për makineri vitin e fundit 9 apo 10 prej tyre kanë qenë të udhëhequra nga femrat. Kriteret bazë të udhëzimit administrativ duhet t’i plotësojnë të gjithë, e në këtë rast kur flasim për biznese të udhëhequra nga gratë, ato kanë pikë më shumë. Dua të theksoj se mjaft shpesh kemi biznese të udhëhequra nga gratë që janë prezentë në panaire”, tha ai.

Ater Arifi, nga Prizreni, ka 23 vjet që merret me artizanate të ngjyrosjes dhe dizajnit. Duke folur për Radio Kosovën, ajo thotë se përkrahjet nga komuna dhe ministria u ndihmojë që të ecin përpara drejt zhvillimit.

“Qe 23 vjet i mësoj gratë në kurse për ngjyrosje në dru, pëlhurë, xhama, stoli dhe prodhim të sapunëve bio. Deri më tash i kemi trajnuar mbi 15 gra që tashmë kanë marrë këtë profesion, e për këtë na ka përkrahur komuna me drejtoritë, grante prej ministrisë dhe shumë gra janë punësuar në Prizren. Kursi zgjat dy muaj, janë teknika të ndryshme. Këto panaire na ndihmojnë shumë. Kemi marrë subvencion para dy vitesh dhe jemi shumë të kënaqur”, theksoi ai.

Edhe Zejxhan Celina, një filigraniste nga Prizreni, thotë se ka biznes individual që merret me stoli filigrani të kombinuar me perla.

“Përfitojmë grante e subvencione, por nuk na japin para për të blerë materialë, ato i jepen për inventarë p.sh makina, tavolina e të tjera. Grantet i marrim vetëm një herë, sepse dy tavolina apo makina nuk na duhen. Organizojmë kurse të ndryshme dhe duhet të aplikojmë për subvencione, sepse Prizreni është një vend që ka shumë turistë dhe duhet ta zgjerojmë kapacitetin e punës dhe ta profesionalizojmë edhe më shumë. Në panaire ne njohim njerëz, shohim produktet tona sepse jo gjithkush ka mundësi t’i shoh”, tha ajo.

Ndryshe, përveç këtyre tri grant-skemave, Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, pritet të lansojë edhe tri grant-skema të reja për zhvillim të inovacionit, turizmit dhe artizanateve./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Hapet Pavijoni i Kosovës në Bienalen e Venedikut

Published

on

Pavijoni i Kosovës në Bienalen Ndërkombëtare të Artit në Venedik të Italisë është hapur më 18.04.2024.

Kosova në edicionin e 60-të të Bienales së Venedikut prezantohet me instalacionin “Heshtjet kumbuese të metalit dhe lëkurës” të Doruntina Kastratit me kuratore Erëmira Krasniqin.

Stafi i Pavijonit të Kosovës ka bërë të ditur se instalacioni shpalos pabarazitë në vendin e punës tek gratë dhe pasojat fizike të kësaj pune.

Instalacioni paraqet katër objekte skulpturore, dy prej tyre të modeluara sipas lëvozhgave të llojeve të ndryshme të arrave, të përdorura në prodhimin e ëmbëlsirave dhe dy të tjerat sipas formës së protezave të përdorura për implantet kirurgjikale në gjunjë. Instalacioni shoqërohet nga një projekt zanor i kompozuar nga Paul Hauptmeier dhe Martin Recker.Në hapje të Pavijonit të Kosovës, përveç stafit prezantues nga Kosova, sipas njoftimit mori pjesë edhe ambasadorja e Kosovës në Itali, Lendita Haxhitasim, e cila siç thuhet në njoftim, mbajti edhe një fjalë rasti.

Ndërsa komisionerja e Pavijonit të Kosovës në Bienalen e Venedikut, Hana Halilaj, citohet të ketë thënë se sivjet Kosova prezantohet me një instalacion skulpturor nga artistja Doruntina Kastrati. “Edicioni i gjashtë i përfaqësimit të Kosovës shpërfaq hapësirat e punës dhe problemet që ato paraqesin në shoqëritë bashkëkohore”- citohet të ketë thënë Halilaj.Nga një fjalë rasti mbajtën edhe autorja e instalacionit, Doruntina Kastrati dhe kuratorja Erëmira Krasniqi.

Sipas njoftimit të Pavijonit të Kosovës, me rastin e hapjes së Pavijonit është promovuar dhe është shpërndarë edhe një botim i bazuar në hulumtime, ku prezantohen tri histori gojore me ish-punonjës të fabrikës së sallamit.

Pavijoni i Kosovës këtë vit është vendosur në “Museo Storico Navale della Marina Militare” në Venedik -Itali.

ienalja e Venediku do të qëndrojë e hapur deri më 24.11.2024.

Në vitin 2013, Kosova për herë të parë u prezantua në Bienalen e Venedikut me Petrit Halilajn, pastaj më 2015 me Flaka Halitin, më 2017 nga Sislej Xhafa, me Alban Mujën më 2019 dhe Jakup Ferrin më 2022./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Një pronar restoranti ‘punëson’ robotë pasi nuk arrin të marrë staf

Published

on

Një pronar restoranti në Bregun e Amalfit ka ‘punësuar’ dy robotë të prodhuar në Kinë për të pritur në tavolina pasi nuk ka arritur të marrë staf të mjaftueshëm.

Mario Parlato, pronar i restorantit La Terrazza delle Sirene në Sorrento, tha se ishte “lodhur” nga të rinjtë që kërkonin pushimin e fundjavës dhe tha se ishte “i lumtur që mori këtë vendim për të përdorur pajisje të pajisura me AI”.

Ai tha se robotët nuk do të zëvendësojnë kurrë plotësisht personelin njerëzor.

“Mund të shoqërojnë klientët në tavolinat e tyre, të sjellin pjatat dhe pijet, por mirësjellja dhe ‘simpatia’ e atyre që bëjnë këtë punë janë të pazëvendësueshme”./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending