Connect with us

Auto

Paralajmërohet për mungesën e baterive të veturave elektrike

Published

on

Shefi ekzekutiv i kompanisë Stellantis, prodhuesja e modelit të veturave Jeep, të martën iu bashkua zërave nga industria e veturave që paralajmëruan se në të ardhmen do të ketë mungesë së baterive për vetura elektrike.

Sipas paralajmërimit kjo do të ndodhë nëse nuk fillon prodhimi i këtyre baterive në Evropë dhe Amerikë, mungesë e cila do të thoshte se kompania në fjalë nuk do të mund të fillojë prodhimin e veturave elektrike.

“Mund të parashikojmë se diku rreth viteve 2025 dhe 2026 do të mund të kemi një mungesë të pajisjes me bateri të veturave”, citohet të ketë thënë Carlos Tavares gjatë samitit për të Ardhmen e Veturave të organizuar nga Financial Times.

“Dhe nëse nuk do të ketë mungesa të këtyre baterive, atëherë perëndimi do të varej shumë nga tregu aziatik”, shtoi më tutje Tavarez, transmeton Telegrafi.

Tavarez theksoi se në rast se kjo do të ndodhte, çmimi i veturave elektrike do të mbetej i lartë.

Andaj, ka shtuar ai mundësitë e përballimit të blerjes së veturave elektrike do të ishin shumë më të vogla për shumë konsumatorë, dhe ulja e kërkesave për blerjen e tyre do të dëmtonte shumë prodhuesit e veturave, duke përfshirë këtu edhe kompaninë Stellantis.

Si pasojë, edhe mundësitë për të punësuar njerëz të tjerë do të ishin shumë më të vogla.

Tavarez ftoi shtetet perëndimore që ta ndërrojnë qasjen e tyre për të ardhmen pa karbon, duke përfshirë këtu edhe sigurimin e lëndës së parë për prodhim të baterive, prodhim të energjisë së pastër dhe ndërtimin e stacioneve për rimbushjen e veturave elektrike./Media Ndërtimi.

Auto

Mercedes përgatit fabrikat për të prodhuar automjete elektrike

Published

on

Mercedes-Benz po rregullon rrjetin e tij të fabrikave për të prodhuar një gamë të re automjetesh elektrike luksoze derisa përgatitet të kalojë në versionin elektrik deri në fund të dekadës.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, Mercedes synon të përgjysmojë emetimet e CO2 për makinë pasagjerësh gjatë ciklit jetësor deri në fund të kësaj dekade në krahasim me vitin 2020.

“Ne jemi gati për shkallëzimin e shpejtë të vëllimeve të automjeteve elektrike”, tha Joerg Burzer, anëtar i bordit për prodhimin dhe zinxhirin e furnizimit, duke shtuar se struktura e re pasoi bisedimet midis menaxherëve dhe përfaqësuesve të punëtorëve, transmeton Telegrafi.

Fabrikat në Sindelfingen, Bremen, Rastatt – të gjitha në Gjermani – dhe Kecskemet, në Hungari, do të fillojnë prodhimin e modeleve të reja në segmentet kryesore të luksit, luksit bazë dhe luksit hyrës nga mesi i dekadës, tha Mercedes.

Sistemet e baterive do të furnizohen nga një rrjet prodhimi me fabrika në tre kontinente, tha ai.

“Prodhimi lokal i sistemeve të baterive është një faktor kyç suksesi për ngritjen elektrike të Mercedes-Benz dhe një komponent vendimtar për të qenë në gjendje të përmbushë kërkesën globale për automjete elektrike në mënyrë fleksibël dhe efikase”, thuhet në një deklaratë./Media Ndërtimi.

Continue Reading

Auto

Red Bull RB17 prezanton një hiperveturë hibride me 1100 kuaj/fuqi

Published

on

Departamenti i teknologjisë së avancuar të Red Bull ka njoftuar se do të projektojë, zhvillojë dhe prodhojë një hiperveturë krejt të re që do të ofrojë një përvojë superiore drejtimi në pistë.

Hipervetura e re do të quhet RB17, pasi Red Bull Racing e kapërceu “në mënyrë misterioze” këtë etiketë nga RB16 2021 në RB18 të këtij viti.

Dizajni është nënshkruar nga Adrian Newey, njeriu pas shumë makinave fenomenale të Formula 1, dhe është gjithashtu krijuesi i modelit mbresëlënës të Aston Martin, Valkyrie, përcjell Telegrafi.

Newey tani po e kthen vëmendjen te modeli RB17, i cili nuk ka gjasa të jetë i ligjshëm për rrugë, kështu që rregulloret nuk do të kufizojnë dëshirën për performancë.

“RB17 do të përmbledhë gjithçka që dimë për krijimin e veturave të kampionatit të Formula 1 në një paketë që do të ofrojë nivele ekstreme të performancës në një pistë të dedikuar me dy vende,” tha Newey.

Deri më tani është publikuar vetëm një skicë, por dihet se RB17 do të fuqizohet nga një motor hibrid V8 që do të zhvillojë më shumë se 1100 kuaj/fuqi. Vetëm 50 kopje do të prodhohen në shtëpinë e Red Bull në Milton Keynes dhe prodhimi do të fillojë në vitin 2025.

Çmimi i veturës do të jetë 6 milionë euro, pa taksa, ndaj klientët do të duhet të kenë të paktën 9 milionë euro në llogarinë e tyre për të hyrë në listën e pritjes.

Ky çmim përfshin qasje në simulatorin Red Bull F1, si dhe stërvitjen në pistë./Media Ndërtimi.

Continue Reading

Auto

Elon Musk i frikësohet falimentimit të Tesla-s

Published

on

Tesla po përballet me humbje prej miliarda dollarëve nga fabrikat e tyre të reja, problemet me zinxhirin furnizues dhe me mbylljet për shkak të COVID-19.

Këto kanë mjaftuar që shefi ekzekutiv i kompanisë, Elon Musk, në një intervistë të fundit ta përmendë mundësinë e falimentimit.

“Dy vitet e fundit kanë qenë një makth me ndërprerjet e zinxhirit furnizues, problem pas problemi”, tha Elon Musk në një intervistë me një grup pronarësh të veturave Tesla, shkruan CNN.

“Nuk kemi mbaruar ende. Por që mbajtja hapur e fabrikave në mënyrë që të paguajmë punëtorët dhe që të mos falimentojmë është një shqetësim i madh për neve”, shtoi tutje Musk, transmeton Telegrafi.

Ndërsa gjatë intervistës, Musk tha se dy kompanitë që Tesla i hapi gjatë tremujorit në Gjermani dhe Teksas, po i kushtojnë kompanisë humbje prej miliarda dollarëve për shkak se problemet e zinxhirit të furnizimit deri tash i kanë limituar këto dy fabrika në prodhim të ulët./Media Ndërtimi.

Continue Reading

Trending