Infrastrukturë

Paralajmërohet ndryshim i rregullores për “Prishtina Parking”

Published

on

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka zhvilluar takim me anëtarët e Komisionit për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim.
Ndër të tjera është diskutuar për shërbimet që ofron Ndërmarrja “Prishtina Parking”.
Pas parregullsive në “Prishtina Parking”, Rama paralajmëroi ndryshimin e rregullores aktuale.
“Në takim me Komisionin për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim, temë kryesore e diskutimit ishin shërbimet që ofron Ndërmarrja “Prishtina Parking”.”, ka thënë ai.
“Jemi vënë në dijeni për parregullsitë që janë evidentuar nga qytetarët e Prishtinës, të cilët kanë paraqitur ankesa të shumta. Pikërisht për këtë arsye, i ftuam anëtarët e këtij komisioni që të jenë pjesë e grupit punues i cili do të formohet për të plotësuar dhe ndryshuar rregulloren e kësaj Ndërmarrjeje, me qëllim të adresimit të pakënaqësive të shprehura”.

Trending

Exit mobile version