Connect with us

Aktuale

Pal Lekajt i kalon afati për t’u njoftuar me aktakuzën e ‘53 milionëshit’

Published

on

Ish ministri Pal Lekaj, Eset Berisha, Nebih Shatri dhe Besim Tahiri pritet që sot të ulen në bankën e të akuzuarve nën akuzat për korrupsion ‘keqpërdorim i detyrës zyrtare’, në rastin e ‘53 milionëshit’.

Kujtojmë që seanca e fundit nuk ishte mbajtur pasi i akuzuari Pal Lekaj kishte kërkuar dhjetë ditë kohë që ta lexonte aktakuzën që rëndon ndaj tij, raporton Kallxo.com.

“Nuk m`ka mjaftuar koha se shumë e shkurtë, se mua më duhen konsultimet edhe gjatë leximit të aktakuzës. Më duhen 10 ditë që të deklarohem rreth saj”, deklaroi i akuzuari Pal Lekaj.

Kjo kërkesë ishte aprovuar nga gjykatësja Violeta Namani.

Në fillim të seancës së kaluar mbrojtësi i Pal Lekajt, avokati Musa Damati deklaroi se mbrojtja nuk e ka pranuar aktakuzën e ngritur nga Prokuroria Speciale.

“Nuk e kemi pranuar aktakuzën e ngritur. Aktakuzën e ka pranuar avokati paraprak Arianit Koci”, tha Damati.

Gjithashtu, avokatët e të akuzuarve të tjerë kishin deklaruar se nuk i kanë pranuar të gjitha shkresat e lëndës nga Prokuroria.

Mbrojtja propozoi që seanca të shtyhet për një datë tjetër në mënyrë që të jenë të gatshëm rreth deklarimit të fajësisë.

Në shkurt 2022, Prokuroria Speciale ngriti aktakuzë ndaj Pal Lekajt, Eset Berishës, Nebih Shatrit dhe Besim Tahirit lidhur me ndërtimin e Autostradës Prishtinë – Han i Elezit.

Në aktakuzë, të cilën Kallxo.com e ka siguruar, Prokuroria Speciale jep detaje për zbatimin e këtij projekti me ç’rast pretendohet se të pandehurit kanë keqpërdorur detyrën e tyre zyrtare.

Sipas dosjes së Prokurorisë, Pal Lekaj në cilësinë e kryesuesit të Komitetit Ndërministror (KDNM) dhe ministrit në Ministrisë e Infrastrukturës, së bashku me sekretarin e kësaj Ministrie, Nebih Shatrin dhe drejtorin e Prokurimit Publik, Besim Tahirin, nënshkruajnë marrëveshje me kompaninë “Bechtel & Enka” për shtyrjen e afatit të përfundimit të punimeve për 347 ditë por pa përcaktuar koston financiare.

Si pasojë e këtyre veprimeve të të pandehurve, sipas aktakuzës, buxhetit të Kosovës i është shkaktuar dëm në vlerë prej 38,321,346.00 euro./Media Ndërtimi.

Aktuale

‘Marakli t’Biciklave’, adresojnë problemet në Ministrinë e Infrastrukturës për sigurinë e çiklistëve

Published

on

Grupi ‘Marakli t’Biciklave’, përmes një njoftimi treguan se janë takuar me zv.ministrin e Infrastrukutrës Hysen Durmishi, me të cilin kanë biseduar për sfidat dhe problemet me të cilat përballet komuniteti i çiklistëve.

“Çdo ditë në rrugët e vendit, probleme këto për të cilat edhe avokuam duke paraqitur kërkesat tona të arsyeshme të cilat sa më shpejt që të prioritizohen në periudhë kohore do të ofrojnë edhe zgjidhje mbi problemet, kërkesat të cilat u mirëpritën edhe nga ana e zv. Ministrit Durmishi.

Marakli t’Biciklave ka në fokus të veçantë mbajtjen e kontakteve të vazhdueshëm më këtë ministri dhe institucionet e tjera të nivelit qendror dhe lokal, për t’i adresuar sfidat, problemet por edhe mundësit reale për të bërë sa më praktike dhe të lehtë qarkullimin e çiklistëve nëpër rrugët e qyteteve e lokaliteteve te Republikës së Kosovës.

Një nga mundësit reale mbetet dhe Agjenda e gjelbërt e cila mbetet prioritet i çiklistëve, sepse përmes përdorimit të saj ne e ruajmë ambientin e ajrin dhe njëkohësisht promovojmë përdorimin e transportit alternativ, siç është biçikleta.”, shkruan në njoftim./Media Ndërtimi.

Continue Reading

Aktuale

Dogana e Kosovës për herë të parë ka arritur të kaloj 500 milion euro të  hyra

Published

on

Dogana kalon gjysmë miliard euro të hyra

Kjo shifër paraqet një rekord të ri pasi që nga themelimi i Doganës të hyrat në këtë periudhë të vitit kanë tejkaluar shumën e mbledhur prej 500 milion eurove.

Krahasimi me vitin e kaluar tregon që Dogana ka mbledhur deri me 19 maj 500,1 milion euro derisa vitin e kaluar të njetën periudhë ne kishim mbledhur 434,4,ilion euro, respektivisht shprehur në përqindje 15% më shumë apo 66 milion euro më shumë.

Gjithashtu edhe në krahasimi me projeksioni buxhetor të mbledhjes së të hyrave për vitin 2022 dogana e ka tejkaluar me  6.11% më shumë.

Trendi pozitiv që dogana kishte gjatë vitit 2021 ka vazhduar edhe gjatë vitit 2022./Media Ndërtimi.

Continue Reading

Aktuale

“Lumbardhi: një Histori Episodike”, publikohet më 25 maj

Published

on

Lumbardhi ju fton në lansimin e “Lumbardhi: një Histori Episodike” që mbahet me 25 maj prej orës 19:00 në Kino Bahçe.

Libri flet për takimin dhe ndërveprimin midis Kino Lumbardhit dhe Prizrenit, prej rrethanave që sollën te hapja e kinemasë në vitin 1952 e deri te ndalja e aktivitetit pas falimentimit të ndërmarrjes shoqërore “Kino Bistrica” në fillim të shekullit të ri.

Duke u mbështetur në procesin e mbledhjes dhe interpretimit të materialeve të gjetura në kinema, në arkivin e gazetës “Rilindja” dhe burime tjera, sikurse dëshmitë e akterëve në epizode kyqe, hulumtuesit Bengi Muzbeg dhe Tevfik Rada sjellin një tregim të fragmentuar që përshkruan ndeshjet dhe kontradiktat mes një ndërtese, një qyteti dhe artit të kinemasë, përbrenda kontekstit të transformimeve shoqërore, politike e teknologjike.

“Lumbardhi: një Histori Episodike” është botuar nga Fondacioni Lumbardhi me mbështetjen e Ministrisë së Kulturës dhe Sportit të Kosovës, zyrës në Kosovë të forumZFD, Fondacionit për Iniciativa të Artit dhe me bashkëpunim të Agjencisë Kosovare të Privatizimit./Media Ndërtimi.

Continue Reading

Trending