Connect with us

Aktuale

Paguhen mijëra € për asfaltimin e rrugës Brezovicë-Qendra e Skijimit, por ajo vazhdon të jetë me shumë gropa

Published

on

Për projektin Rehabilitimi i Rrugës Regjionale Brezovicë-Qendra e Skijimit Lot 2, ministria kishte  nënshkruar kontratë (dt 18.04.2019) me OE në vlerë 1,956,340€ dhe aneks kontratë për të njëjtin projekt (dt.17.12.2019) në vlerë 193,446€.

Bazuar në kushtet e veçanta të kontratës ky projekt duhej të realizohej për 220 ditë.

Gjatë rishikimit të pagesave të realizuara në vitin 2020 dhe ekzaminimit fizik, Auditroi i Zyrës Kombëtare ka vërejtur që edhe pse ishin realizuar rreth 89% të pagesave në rrugën R210 Brezovicë – Qendra e Skijimit, e njëjta ishte pothuajse e tera e dëmtuar për arsyet si në vijim:

Edhe pse punët për rehabilitimin e kësaj rruge kishin filluar, në kërkesën e datës 13.08.2019 të nënshkruar në emër të ministrit i kërkohet komisionit të formuar të shqyrtojë me prioritet kërkesën e një subjekti privat për dhënien e pëlqimit për shtrirjen e gypit përgjatë rrugës rajonale me qëllim të ndërtimit te hidrocentraleve gjeneruese dhe pajimet tjera përcjellëse.

Përkundër kësaj, subjekti privat kishte filluar punimet dhe kishte bërë gërmimin e rrugës me ekskavator me qëllime të vendosjes së gypave fi500 pa dhënien e pëlqimit nga ministria siç parashihet me ligjin për rrugët (neni 27) duke dëmtuar trupin e rrugës.

Inspektorati i Infrastrukturës rrugore kishte dorëzuar kërkesë për fillimin e procedurës kundërvajtësve në Gjykatën Themelore në Ferizaj (dt 16.12.2019) për subjektin privat për shkak të realizimit të punëve pa pëlqim nga ministria, mirëpo përkundër kësaj ZKA me datë 10.02.2020 lëshon vendim për dhënien e pëlqimit subjektit privat për vazhdimin e projektit në bazë të kërkesës së parashtruar.

Edhe pse ZKA kishte dhënë leje subjektit në fjalë, ministria nuk kishte ndërprerë punimet në projektin Rehabilitimi i Rrugës Regjionale R210 Brezovicë-Qendra e Skijimit deri në muajin maj 2020⁹.

Si rezultat i kësaj subjekti privat kishte vazhduar edhe me gërmimin e asaj pjese të rrugës të cilën ministria e kishte asfaltuar në vitet 2019-2020. Tutje, Udhëzimi Administrativ (MI) nr 08/2017 për ndryshimin dhe plotësimin e udhëzimit administrativ nr.09/2015 për kyçje, instalime nëpër tokën rrugore dhe për shfrytëzimin e tokës së rrugëve nacionale dhe rajonale në nenin 11 parasheh që “Mbikëqyrja e punimeve gjatë vendosjes së instalimeve bëhet nga menaxheri për mirëmbajtje regjionale varësisht prej rrugës në të cilën vendosen instalimet”.

Në vendimin për dhënien e pëlqimit, ZKA kishte përcaktuar personin përgjegjës nga ministria për mbikëqyrjen e punimeve të realizuara nga subjekti privat. I njëjti përmes shkresës zyrtare (dt 10.11.2020), njofton sekretarin se deri me datë 29.09.2020 nuk ka qenë i informuar lidhur me përcaktimin e tij në rolin e mbikëqyrësit të subjektit në fjalë.

Sipas këtij njoftimi, deri në atë periudhë punët nga subjekti privat ishin realizuar në masë të madhe pa mbikëqyrjeje nga ana e tij dhe për të cilat ai nuk do të bartë përgjegjësi.

Ndërsa neni 23 i udhëzimit nr 09/2015 – Kthimi në gjendjen e mëparshme thotë se pas kryerjes së punimeve ,segmenti rrugor ku zhvillohen punimet duhet të kthehet në gjendjen e mëparshme. Në rast të dëmtimit të rrugës, brezit rrugor ose objektit në rrugën nacionale apo rajonale nga personi i cili e vendos instalimin, i njëjti obligohet ta sanoj dëmin e shkaktuar nga gjatë apo vendosjes se instalimit. Po ashtu, neni 9 përcakton se nëse poseduesi i pëlqimit nuk përfundon ndërtimin e kyçjes në afatin prej 12 muajsh nga dita e marrjes se pëlqimit konsiderohet së ka hequr dorë nga kyçja dhe pëlqimi shfuqizohet automatikisht.

Gjatë ekzaminimit fizik (25.05.2021) ne kemi vërejtur që kjo rrugë ishte shumë e dëmtuar, në disa pjesë vështirë e kalueshme dhe sanimet e parapara që të realizohen nga subjekti privat akoma nuk kishin ndodhur.

Mos finalizimi i projektit për rehabilitimin e rrugës duke pasur për pasojë edhe dëmtimet e mëtutjeshme të saj, kishte ndodhur për shkak të marrjes së vendimeve nga menaxhmenti duke mos u koordinuar me drejtoritë tjera relevante dhe duke mos njoftuar tutje personat të cilët ishin ngarkuar me përgjegjësi për menaxhimin e projekteve përkatëse.

Ndikimi Vazhdimi i asfaltimit të rrugëve, edhe përkundër dhënies së pëlqimeve të palëve tjera për instalime të ndryshme ka ndikuar që mjetet të shpenzohen pa arritjen e qëllime të përcaktuara për këtë projekt.

Gjithashtu, mos sanimi i dëmtimeve brenda afatit të paraparë ligjor nga subjekti privat rrezikon që rruga të dëmtohet tutje dhe të mos mund të finalizohet me mjetet e njëjta të parapara me kontratë.

Ministri, sipas rekomandimeve të Auditorit duhet të siguroj që, kërkesat e ndryshme të palëve të treta të trajtohen në kohë sipas rregullativës ligjore në mënyrë që vendimet përkatëse të mos kenë implikim negativ në projektet e ministrisë.

Sipas raportit të Auditimi, duhet të forcoj kontrollet e brendshme duke siguruar komunikim të mirëfilltë në mes të drejtorive kyçe dhe duke siguruar informim të saktë dhe në kohë të personave që janë përcaktuar në menaxhimin e projekteve të ministrisë. Ministri, duhet të sigurohet që rruga e dëmtuar të kthehet sa më shpejtë në gjendjen e mëparshme./ Media Ndërtimi.

 

Aktuale

Ndërroi jetë arkitekti modernist Zvi Hecker

Published

on

Zvi Hecker, një arkitekt me origjinë polako-izraelite, ndërroi jetë më 25 shtator 2023.

Ai ishte i mirënjohur për qasjen e tij arkitekturore që i kushtoi rëndësi të madhe përdorimit të gjeometrisë dhe asimetrisë.

Nga viti 1955 deri në vitin 1957, Zvi Hecker ndoqi një kurs studimi për pikturë në Institutin e Artit dhe Dizajnit Avni, pasi filloi një kurs profesional si arkitekt. Hecker ishte banor i Berlinit dhe Tel Avivit. Ai mori pjesë aktive në zhvillimin strategjik të iniciativave për komunitetin hebre gjerman, përveç angazhimit në disa projekte ndërkombëtare.

Zvi Hecker ka mbajtur pozicione mësimdhënëse në disa institucione akademike të respektuara në vende të ndryshme, duke përfshirë Kanadanë, Shtetet e Bashkuara, Izraelin dhe Austrinë. Këto institucione përfshijnë Universitetin Laval në Kanada, Universitetin e Teksasit në Arlington dhe Universitetin e Uashingtonit në St./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Rritet nafta ne tregjet globale, çmimi arrin gati 100 dollarë për fuçi

Published

on

Çmimi i naftës po i afrohet 100 dollarë për fuçi.

Të hënën kontratat feature te naftës brent u rritën duke arritur ne 93.9 dollarë për fuçi. Ky shtrenjtim në tregjet ndërkombëtare ka ardhur për shkak të shkurtimeve të prodhimit të naftës nga dy prodhuesit kryesore, Rusia dhe Arabia Saudite.

Çmimet janë rritur me rreth 10% në javët e fundit ndërsa pikëpyetjet janë të mëdha se si do të vijojnë më tej, në një kohë që dy vendet kanë zgjatur shkurtimet e furnizimit deri në fund të vitit, transmeton abcnews.al.

Javën e kaluar, Moska ndaloi përkohësisht eksportet e benzinës dhe naftës në shumicën e vendeve me qëllim stabilizimin e tregut të brendshëm, duke nxitur shqetësimet për furnizimin me këto lëndë.

Megjithatë, çmimet e larta të naftës kanë favorizuar Rusinë e cila ka rritur të ardhurat. Kremlini mblodhi 17.1 miliardë dollarë nga eksportet e naftës së papërpunuar gjatë gushtit, nga 15.3 miliardë dollarë që arkëtoi në korrik sipas Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

65 euro një metër dru në tregun e Prishtinës

Published

on

Qytetarët i shohin drutë si alternativë për ngrohje gjatë dimrit.

Ministria e Ekonomisë ka lansuar thirrjen për subvencionimin e pajisjeve efiçiente për ngrohje për shtëpi dhe banesa. Përmes kësaj thirrjeje, qytetarët do të subvencionohen deri në 2 mijë euro. Afati do të jetë i hapur për aplikim deri më 22 nëntor të këtij viti. Ndërkaq, përmes kësaj thirrjeje po synohet që të kursehet energjia elektrike. Por, ka qytetarë që ngrohjen për dimër kanë vendosur ta bëjnë me dru.

Familja Demolli ka vendosur që edhe këtë vit të ngrohet me dru, pavarësisht që brenda në shtëpi i kanë të vendosura edhe nxehëset.

Ngrohjen me dru ata po e shohin si alternativën më të lirë e më të mirë.

Ngrohjen me dru Vesel Demolli e sheh si alternativë edhe për vitet e ardhshme.

Në Prishtinë, një metër dru, aktualisht po kushton 65 euro.

E, prapa kamerave të RTK-së, shitësit kanë treguar se interesimi i qytetarëve për të blerë dru ka qenë shumë i madh. Ndërsa, një metër dru kushton nga 60 deri në 65 euro.

Për të kursyer energjinë elektrike, e për të mos ndotur ajrin, Ministria e Ekonomisë ka lansuar thirrjen për subvencionimin e pajisjeve efiçiente për ngrohje.

Por cilat janë pajisjet që do të subvencionohen?

Pompa termike – 30% e vlerës investive apo deri në 2 mijë euro

Kondicioneri – 40 për qind apo deri në 400 euro Kaldaja me biomasë – 70 për qind, apo deri në 1 mijë e 200 euro

Stufa individuale me biomasë – 70 për qind apo deri në 435 euro

Ministrja e Ekonimise Artane Rizvanolli, dhe Alessandro Bianciardi nga Zyra e BE-së në Kosovë, kanë thënë se janë duke besuar se është duke u ngritur vetëdija e qytetarëve për rëndësinë për të kursyer energjinë që të ketë një të ardhme më të qëndrueshme.

Ndërsa për njohësin e energjetikës, Fatos Aliun, subvencionimet e efiçiencës konsiderohen si të pamjaftueshme.

Në lidhje me këtë, e pyetur nga RTK, ministrja Rizvanolli ka thënë se janë duke investuar edhe në ngritjen e kapaciteteve prodhuese./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending