Connect with us

Aktuale

Paga mesatare në Kosovë = 363 euro

Published

on

Aleanca Kosovare e Bizneseve, publikoi pjesën e dytë të Hulumtimit të Nevojave të Tregut të Punës , paga mesatare në Kosovë në sektorin privat e publik, mbështetur nga Ministria e Punës e Mirëqneis Sociale.

Agim Shahini, kryetar i AKB-së, tha paga mestare në Kosovë gjatë këtij viti është rreth 363 euro. Më shumë se gjysma e bizneseve kanë deklaruar se planifikojnë në të ardhmen rritjen e pagave për të bërë më tërheqës vendin e punës. Ndërsa 75% janë deklaruar se pagat e punëtorëve janë në raport me konkurrencën e tregut.

Shikuar në vite, paga mesatare në vendin tonë ka pasqyruar trend pozitiv të rritjes, apo të thuhet një rritje të lehtë nga viti në vit. Kjo rritje ka ardhur si rezultat i zhvillimit ekonomik. Krahasuar me vitin paraprak paga mesatare është rritur për 4.9%.

Sipas kreut të AKB-së paga mesatare për të punësuarit është rritur në 363 euro, derisa në vitin 2013 ishte 346 euro e më 2011 ishte 327 euro. Pagat neto të paguara në sektorin publik janë rreth 453 euro, derisa në sektorin privat paguhen në shumën prej 363 euro. Sektori publik tejkalon sektorin privat për rreth 90 euro ose për 25% më shumë.

Paga mesatare sipas veprimtarive ekonomike gjatë këtij viti pasqyron një dallim mjaft të madh nëpër sektorë. Kryesisht sektori furnizimi me rryme, gaz, avull dhe ajër të kondicionuar ka pagën më të lartë e cila arrin shumën prej 502 euro. Sektori i dytë me i paguar është sektori i industrisë nxjerrëse që arrijnë pagën mesatare prej 448 euro dhe i treti vije sektori i patundshmërive me 423 euro.

Agim Shahini, tregoi se sektorët që mbeten edhe më tutje nën shkallën mesatare të paguar janë sektori i bujqësisë me 224 euro, mandej industria përpunuese me 303 euro, pastaj sektori i tregtisë i cili ka numrin më të madh të të punësuarve që paguan pagë prej përafërsisht 294 euro.

Paga mesatare e paguar sipas nivelit kualifikues arsimor pasqyron se punëtorët me nivel më të lartë arsimimi janë më të paguar, të cilët marrin pagë mbi mesataren prej 363 euro. Kurse të punësuarit me kualifikim të mesëm dhe me kualifikim të ulët marrin pagë nën mesataren kosovare.

Pagat sipas profesioneve kanë një rëndësi tjetër në tregun e punës pasi që shpeshherë kërkesat e tregut kërkojnë punëtorë me shkathtësi të larta profesionale. Menaxherët e lartë kanë pagën mesatare më së miri të paguar e cila shkon deri në 589 euro, mandej vijnë profesionistët me 498 euro pagë mesatare, po ashtu mbi mesataren kosovare renditen edhe teknikët dhe bashkëpunëtorët profesional (424 euro) si dhe nëpunësit (379 euro).

Pagat të cilat janë paguar nën mesataren janë të gjitha të tjerat si punëtorët e shërbimeve dhe shitjes në dyqane me 235 euro, mandej punëtorët e kualifikuar të bujqësisë dhe peshkimit me 224 euro.

Kryetari i AKB-së, tregoi se paga mesatare më e lartë e paguar është në rajonin e Prishtinës me 441 euro, mandej vije Ferizaj me 384 euro, si dhe Prizreni me 378 euro. Nën nivelin e pagës mesatare në shkallë vendi prej 363 euro janë paguar në rajonin e Pejës me 346 euro, pastaj Gjilanit me 341 euro, Gjakovës me 333 euro si dhe Mitrovicës me 321 euro.

Bizneset kanë deklaruar se Ligjin e Punës e zbatojnë në masën prej 75%, ndërsa mbi 20% kanë deklaruar se nuk e zbatojnë atë për shumë arsye, kurse 5% nuk janë përgjigjur.

Shahini, shtoi se Ligji i Punës, duhet të gjejë zbatim në të gjitha bizneset pavarësisht shumë çështjeve të cilat mund të jenë të diskutueshme.

Në pyetjen se cilat janë pengesat kryesore në zbatimin e Ligjit tëPpunës, janë renditur disa pengesa në këtë aspekt. Pushimi vjetor është pasqyruar si një pengesë në zbatimin e ligjit me 45%, derisa 25% nuk kanë pasqyruar pengesa në këtë aspekt si dhe 30% nuk janë deklaruar. Mjaft interesante është kohëzgjatja e pushimit të lehonisë ku ka treguar se është me pengesa për 48% të deklarimeve të bizneseve, ndërsa 20% kanë theksuar se nuk ka ndonjë arsye për mos zbatimin e ligjit të punës si dhe 32% nuk janë përgjigjur

Krijimi i vendeve të punës qoftë nga investitorët e huaj apo vendorë dhe ndikimi që mund të ketë përcaktimi i pagës minimale, realisht nuk do të këtë ndonjë efekt për 75% të bizneseve të intervistuara. Pjesa tjetër e bizneseve prej 15% kanë treguar se mund të prodhojë efekt negativ në krijimin e vendeve të reja të punës pasi që një pagë e ulët zvogëlon gjasat për staf të cilët konsiderojnë se kanë shkathtësi më të larta profesionale për atë vend pune duke pasur parasysh se oferta në treg është në mospërputhje me kërkesën. Ndërsa 10% e punëdhënëseve nuk kanë dhënë përgjigje se cili do të jetë efekti i përcaktimit të pagës minimale në krijimin e vendeve të punës.

Më shumë se 79,1% e bizneseve kanë deklaruar se punëtorët e tyre janë të pajisur me kontrata të punës ndërsa pjesa tjetër prej 17.9% kanë theksuar se nuk kanë ndonjë kontratë ndërsa 3,0% nuk janë përgjigjur.

Praktikisht, në bazë të Ligjit të Punës ekzistojnë disa lloje të kontratave të cilat mund të lidhen në mes të punëdhënësit dhe punëmarrësit. Në bazë të kësaj bizneset kanë deklaruar se kontratat e lidhura me punonjësit e tyre me kohë të pacaktuar janë rreth 46.2%, po ashtu kontratat me kohë të caktuar (12-36 muaj) janë afërsisht 27.3%.

Kontrata sezonale që janë lidhur ndërmjet punëdhënësit dhe punëmarrësit arrijnë deri në 5.6%. Pa kontrata pune janë gjetur rreth 17.9% të punonjëseve sipas deklarimeve të punëdhënëseve. Rreth 3.0% e respodentëve kanë refuzuar të përgjigjen në këtë pyetje. Nga gjetjet rezulton se shumica e ndërmarrjeve kanë kontrata të ndryshme me punëtorët varësisht prej dinamikës së punëve dhe zhvillimit të ndërmarrjes.

Agim Shahini, tregon se në përgjithësi punëtorët nuk kanë beneficione aq sa duhet. Beneficionet e ndryshme për punonjës në organizata dhe sipërmarrje të ndryshme variojnë në forma dhe mënyra të ndryshme.

Këto lehtësira për punëtorë janë të mirëseardhura dhe në një farë forme të domosdoshme duke ditur se edhe ashtu pagat e punëtorëve nuk janë edhe aq të larta. Në kuadër të kësaj është e mundur që shumë ndërmarrje të ofrojnë beneficione apo lehtësi të cilat sadopak do të ndikojnë në jetesën dhe standardin e të punësuarve.

Bizneset kanë pasqyruar se pushimi vjetor me pagesë është një prej lehtësirave që realizohet në masën deri 63.3% derisa 23.1% kanë thënë se nuk i ofrojnë këto beneficione dhe 13.6% nuk janë përgjigjur fare. Më shumë se 34.2% kanë deklaruar se ofrojnë edhe pushimin mjekësor me pagesë derisa 13% nuk ofrojnë këto lehtësira, kurse 52.8% nuk janë përgjigjur në këtë pyetje.

Kryetari i AKB-së, shtoi se sa i përket transportit apo pagesës së tij është interesant fakti se 60.5% nuk janë përgjigjur, ndërsa vetëm 25% kane thëne se i ofrojnë këto lehtësira kurse 14.5% nuk ofrojnë transport për stafin e tyre.

Rrahman Jashari, kryetar i SBASHK-ut, tha se do të marrin parasysh rekomandimet sa i përket aftësimit profesional e kurrikulave të arsimit që do të gjejnë zbatim.

Jusuf Azemi, kryetar i Sinidkatës së sektorit privat, tha se nuk janë të kënaqur sa duhet me pagën mesatar,por ashtu kanë vendosur.

Rekomandimet e dala nga hulumtimi janë treguar nga Lumnije Ajdini, menaxhere e AKB-së.

Të zhvillohet një mekanizëm apo sistem i cili bazohet në indikatorët për monitorimin dhe vlerësimin e performancës dhe në këtë aspekt të bëhet forcimi i llogaridhënies në zhvillimin e resurseve njerëzore në harmoni me objektivat strategjike kombëtare.

Të mësuarit duhet të bazohet në kompetenca dhe duhet përmirësuar mënyrën e reagimit të sistemit arsimor dhe të aftësimit ndaj kërkesave të tregut të punës.

Zhvillimi i standardeve të profesionit duhet të jetë prioritet i Këshillit Ekonomiko Social, në mënyrë që profesionet më të kërkuara në tregun e punës të zhvillohen dhe të jenë në harmoni me kërkesat e tregut të punës.

Kurrikulat e arsimit dhe aftësimit profesional duhet të bazohen në standardet e profesionit dhe të jenë në harmoni me kërkesat e tregut të punës.

Duhet forcuar bashkëpunimin ndërmjet shkollave dhe bizneseve sidomos për praktikën në punë.

Përcaktimi i pagës minimale duhet bërë sipas formulës, po ashtu duhet të eliminohet përllogaritja e vjetër e pagës minimale dhe e ndarjes së saj sipas moshës. Të përpilohet një dokument standard që duhet të shërbejë si udhëzues për përcaktimin e pagës minimale në të ardhmen.

Të ndryshohen indikatorët në ligjin e punës për përcaktimin e pagës minimale pasi që nuk janë të matshëm.

Remitencat duhet të hulumtohen në kuadër të anketës së ekonomive familjare dhe të anketës së fuqive punëtore me qëllim të pasqyrimit të efektit të të ardhurave nga diaspora.

Zhvillimi i sektorëve me prioritet të jetë prioritet edhe në ndarjen buxhetore, në mënyrë që të arrihen rezultatet e pritura.

Zhvillimi i fushatës sensibilizuese rreth shërbimeve publike të punësimit dhe institucioneve jo publike të punësimit, tregoi Ajdini.

Aktuale

Qytetarët kërkojnë vazhdimin e subvencionimit të energjisë elektrike

Published

on

Qytetarët që blenë pajisje efiçiente elektrike përmes subvencionimit nga Ministria e Ekonomisë thonë se kjo ka ndikuar në kursimin e energjisë elektrike. Njohësit e fushës së efiçiencës thonë se subvencionimi i këtyre pajisjeve duhet të vazhdojë në masë më të madhe, ndërkaq subvencionimi i faturave ka qenë e gabuar dhe “para e djegur”.

Preportr përmes platformës ECR ka realizuar një anketim online me qytetarë lidhur me ndikimin që mund ta ketë pasur subvencionimi i pajisjeve elektrike në kursimin e energjisë. Në pyetjet e parashtruara janë përgjigjur 145 qytetarë. Mbi 49 për qind e tyre kanë thënë se janë përfitues të pajisjeve efiçiente.

Në bazë të përgjigjeve, qytetarët më së shumti duket se janë të kënaqur me klimat efiçiente. Në pyetjen se sa ka ndikuar kjo pajisje që të shpenzoni më pak energji elektrike, 36.3% kanë deklaruar se ka ndikuar mesatarisht, 31.8% se ka ndikuar shumë, 25% se ka ndikuar pak dhe 6.8% se nuk ka ndikuar fare. Ndërsa, për pompat termike 42% e respondentëve kanë thënë se ka ndikuar mesatarisht, 25% se ka ndikuar shumë dhe 25% se nuk ka ndikuar fare.

Mbi 86% e respondetëve kanë thënë se qeveria duhet të vazhdojë subvencionimin e pajisjeve efiçiente për qytetarët dhe bizneset. Ndërsa në pyetjen se a duhet të subvencionohen faturat e energjisë elektrike, pra që një pjesë të paguhen nga qeveria, 41.7% e respoendetëve janë shprehur se qeveria duhet të subvencionojë faturat e energjisë elektrike.

Një pjesë e respondentëve kanë komentuar në pyetësor se duhet të hiqet pragu prej 800 kilovatë, sepse ky shpenzim bëhet brenda pak ditëve nëse përdorët pompa termike. Nëse shpenzohen më pak se 800 kilovatë, çmimi për një kilovat është 7.9 centë, ndërsa nëse shpenzohen më shumë se 800 kilovatë brenda një muaji, çmimi për një kilovat në këto raste kostoja llogaritët 14.25 centë.

Lidhur me këtë bllok tarifë prej 800kw ka mendime dhe qasje të ndryshme, e para që stimulon qytetarët që kursejnë energjinë elektrike, por në anën tjetër një pjesë kërkon ky prag të hiqet, pasi që është një penalizim për qytetarët që nuk kanë opsione tjera për ngrohje ndërkaq kostoja është e lartë. Edhe kur është vendosur nga ZRrE për këtë prag ka pasur diskutime dhe propozime të ndryshme.

Burim Ejupi thotë se INDEP ka sugjeruar ndarjen e tarifës së energjisë elektrike në tre blloqe, me qëllim të adresimit të nevojave të ndryshme të konsumit. Propozimi i INDEP-it ishte që të përdoret një sistem ku deri në 600 kilovatë përfshin konsumin normal të një familjeje brenda një muaji, për shembull, në raste kur përdoret ngrohja qendrore e qytetit. Për sasinë e energjisë nga 600 deri në 1200 kilovatë-orë, e kemi menduar për ekonomitë familjare që ngrohen me energji elektrike, veçanërisht ato që nuk kanë qasje në forma alternative ngrohjeje.

“Ndërsa, çdo konsum mbi 1200 kilovat-orë e konsiderojmë si shpenzim luksi, dhe për këtë arsye, çdo konsumator që e tejkalon këtë limit do të përballët me një tarifë më të lartë. Ndarja e tillë me tre blloqe siguronte edhe që të gjithë të ndjenin rritjen e të mos kishte dallime të mëdha nga 800 në mbi 800 siç ndodhi me faturat e janarit, por edhe rritja të ishte graduale dhe e përballueshme sidomos për konsumin nën 1200 kilovatë”, thotë Ejupi.

Lidhur me këtë çështje profesori i fushës së energjisë Agron Dida thonë se pragu ndikon që të kursehet më shumë energjia elektrike. Ai thotë se në Kosovë duhet të ketë sa më shumë vetëdijesim të qytetarëve për ta kursyer energjinë elektrike.

“Në sistemin edukimit fillor dhe të mesëm duhet të mbahen ligjërata të veçanta të disa lëndë, e që fokusi të jetë në kursimin e energjisë elektrike dhe energjisë në përgjithësi”, thotë Dida.

Ai thotë qeveria duhet të mundësojë sa më shumë subvencionim në izolim apo pajisje elektrike në mënyrë që të kursehet energjia elektrike.

“Subvencionimi i pajisjeve elektrike efiçiente është shumë i nevojshëm. Në anën tjetër duhet të ndalohet me ligj importimi i disa pajisjeve që nuk janë në përputhje me standardet efiçiente dhe që shpenzojnë shumë energji elektrike. Ato duhet t’i eliminojmë nga tregu”, thotë Dida./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

’53 milionëshi’ – Pse Gjykata e Prishtinës vendosi që kompensimi të zgjidhet në kontest juridiko-civil

Published

on

Gjykata Themelore e Prishtinës kishte gjetur fajtor ish-ministrin Pal Lekaj, këshilltarin e tij politik, ushtruesin e detyrës së drejtorit të prokurimit publik, Besim Tahiri dhe sekretarin e MI, Nebih Shatri lidhur me rastin e ‘53 milionëshit’.

Në shpallje të aktgjykimit më 31.01.2024 trupi Gjykues me kryetaren Violeta Namani, Vesel Ismaili dhe Musa Konxheli, kanë marrë vendim që lidhur me dëmin që i është shkaktuar buxhetit të shtetit nga katër të akuzuarit, të zgjidhet në kontest të rregullt juridiko-civil.

Pra themelorja nuk kishte marrë vendim lidhur me dënimin plotësues që prokuroria e kishte propozuar në aktakuzë.

Prokuroria Speciale kishte kërkuar që katër të akuzuarit të urdhërohen që në mënyrë solidare të bënin kompensimin e dëmit që i është shkaktuar buxhetit të shtetit.

Sipas arsyetimit që ka nxjerrë themelorja më datë 20.03.2024 thuhet se Gjykata nuk kishte vendosur lidhur me dënimin plotësues pasi që pala e dëmtuar, avokatura shtetërorë kishte kërkuar nga Gjykata që rasti të referohet në kontest të rregullt civil.

“Gjykata ka vendosur që pala e dëmtuar, Avokatura Shtetërore e Kosovës, pranë Ministrisë së Drejtësisë, të udhëzohet për realizimin e kërkesës pasurore- juridike udhëzohet në kontest të rregullt juridiko-civil. Ngase e njëjta përmes parashtresës së datës 22.11.2022 kishte kërkuar nga Gjykata që të udhëzohet në kontest të rregullt juridiko-civil për shkak se këtë të drejtë do ta realizonin në procedurë të rregullt”- thuhet në Aktgjykim.

Kujtojmë që Prokuroria Speciale e përfaqësuar nga Valdet Gashi dhe Atdhe Dema, përpos kompensimit të dëmit kishte kërkuar si dënim plotësues edhe ndalimin e ushtrimit të funksionit në administratë publike, për të pandehurit që do të shpallen fajtor.

Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi, për Kallxo.com kishte thënë se çështja e dëmshpërblimit për rastin e ‘53 milionëshit’ është çështje e Gjykatës për të cilën “nuk mund të përzihen”.

Durmishi kishte deklaruar për Kallxo.com se varësisht se si përfundon si proces do të shohin se çfarë vendime do të marrin si Ministri.

“Kjo është çështje e Gjykatës dhe në vendime të Gjykatës nuk mund të përzihem. Janë dy raste të ndara, nuk është vetëm çështja e 53 milionëshit, është çështja edhe e 44 milionëshit, njëra është që janë paguar 53 milionë në emër të dëmshpërblimit në kohëzgjatje të afatit të kryerjes së punimeve, dhe tjetra është 44 milionë për punë shtesë edhe pse kontrata ka qenë me “çelësa në dorë” që nuk lejohet të ketë punë shtesë. Pra gjithsej 96 milionë, i mbetet gjykatave të marrin vendime meritore” – kishte thënë Durmishi në një prononcim për Kallxo.com./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Gratë arkitekte në një fushë të dominuar nga meshkujt: A mund të jetë ndonjëherë arkitektura e lirë nga seksizmi?

Published

on

Një realitet tronditës duket se anashkalohet kur bëhet fjalë për vendin e punës. Ka shumë mundësi që gratë i humbasin për shkak të “rregullave” që njerëzit vendosin në shoqëri me të cilat shumë jetojnë dhe janë mësuar.

Kur mendohet për mjedisin e ndërtuar, njeriu mendon për trashëgiminë dhe krijimet kulturore të ndikuar nga ajo që njerëzit mendojnë dhe besojnë, duke shfaqur vlerat dhe traditat në shoqëri. Mendoni për rrokaqiejt dhe çfarë përfaqësojnë ata – Fuqia dhe dominimi, të cilat shpesh shoqërohen me maskulinitetin.

Arkitektura është një fushë e njohur për vështirësinë e saj; Studimet tregojnë se është e dyta më e vështira pas mjekësisë, duke e bërë automatikisht një fushë dominuese nga meshkujt në një botë stereotipike. Sipas gjetjeve nga anketa e Architects’ Journal, 66% e arkitekteve femra kanë përjetuar seksizëm në karrierën e tyre dhe 88% e grave janë ndjerë të kufizuara dhe të minuara vetëm sepse kanë fëmijë. Me këtë u tha, mospërputhjet e pagave të gjetura midis grave në industrinë e arkitekturës janë shqetësuese, ku burrat fitojnë më shumë se gjysmën e pagës së një gruaje, duke e vënë atë në disavantazh nëse ajo është beqare, e martuar ose pa fëmijë.

Gratë filluan të studionin arkitekturë dhe të fitonin diploma në vitet 1800, kur Louise Bethune, vendase nga Buffalo, ishte arkitektja e parë femër e njohur që hapi firmën e saj në Shtetet e Bashkuara. Të qenit një arkitekte femër dhe një udhëheqëse shpesh nënkupton të etiketohesh si “shefe” ose “i mprehtë” në vend që të njihet si një profesioniste ambicioze dhe e suksesshme e aftë për udhëheqje të vërtetë (Gohel, 2023). Ai gjithashtu përfshin përballjen me sfidat në vendin e punës që i shtyjnë gratë të përpiqen për përsosmëri, pasi çdo gabim mund të shihet si shenja dobësie ose paaftësie. Hulumtimet tregojnë se arkitektet femra, të cilat janë gjithashtu nëna, mund të hezitojnë të zbulojnë statusin e tyre prindëror tek punëdhënësit, nga frika se kjo mund të pengojë përparimin e tyre në karrierë apo edhe të çojë në humbjen e vendit të punës.

Për më tepër, këto nëna, të cilat janë të apasionuara pas punës së tyre arkitekturore, mund të ndihen të hezituar të kërkojnë orar fleksibël pune nga punëdhënësit e tyre. Ndonëse marrëveshje të tilla mund të tolerohen, ato shpesh priten me mosmiratim dhe kryesisht me keqardhje. Me sa u tha, nga 56 shkollat e arkitekturës të akredituara nga RIBA në Mbretërinë e Bashkuar, 12 drejtohen nga gra, të cilat përbëjnë 21%. Njëkohësisht, janë vetëm katër nga tridhjetë redaktore femra në revistat akademike në arkitekturë, që rezulton në 8% të redaktoreve femra.

Statistikat zbulojnë një realitet të zymtë në botën e arkitekturës: gratë marrin çmime arkitekturore si Medalja e Artë shumë më rrallë se burrat.

Si përfundim, seksizmi, diskriminimi në vendin e punës dhe objektivizimi i grave janë koncepte që ekzistonin dekada më parë, të cilat rezultuan në shoqëri patriarkale që vendosën shumicën e grave në disavantazh. Megjithatë, përkundër gjithë padrejtësisë, ka një numër të madh modelesh femrash që mund t’i shohin shumë, të cilat kanë sfiduar të gjitha llojet e stereotipeve dhe kanë arritur të kenë sukses dhe të udhëheqin në një fushë ku gratë nuk kanë zë. Arkitekte si Zaha Hadid, e cila ishte gruaja e parë që mori Çmimin e Arkitekturës Pritzker në 2004 dhe e para që fitoi Çmimin e Medaljes së Artë nga Instituti Mbretëror i Arkitektëve Britanikë (RIBA), u japin shpresë arkitekteve të reja femra që janë të pasionuara pas fushë, por mbahen prapa nga frika./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending