Osmani: “E-Leja” do t’i eleminonte shumicën e keqpërdorimeve me leje ndërtimi [video]

0

Arkitekti Valdet Osmani, që është kontribues në raporte të Bankës Botërore, ka folur në një intervistë për Ndërtimi.info, pas rënditjes shumë dobët të Kosovës në raportin e BB-së për ballafaqimin me lejet e ndërtimit.

Ai ka treguar se si Kosova ka shumë mangësi në marrjen e lejes ndërtimore, teksa jep edhe zgjidhjen. Teksa, në kushte normale sot për sot aplikimi e marrja e lejës bëhet duke komunikuar verbalisht me zyrtarët, ai thotë se “E-Leja” do të zgjidhte shumë punë.

“E-Leja i eleminon shumicën e keqpërdorimeve, pasi vet e fut parcelën apo grupin e parcelave dhe menjëherë të vjen saktë se çka duhet të bëhet, me kushte ndërtimore e të gjitha”, thekson Osmani, që përsërit se ky sistem do të ishte shpëtimi në këtë çështje.

Sipas Osmanit, ky sistem është shumë lehtë i aplikueshmën, ngaqë shumë vende tashmë e përdorin pa problem.

Më poshtë në intervistë mund të informoheni se si do të funksiononte një sistem i tillë, por edhe atë që mendon arkitekti Valdet Osmani për ndërtimin në Kosovë.