Aktuale
OSHP merr vendim për tendrin e mirëmbajtjes së urave në rrugët e Kosovës
Gjykata e Tenderëve ka hedhur poshtë ankesat ndaj Ministrisë së Infrastrukturës, lidhur me tenderin për mirëmbajtjen e urave në rrugët nacionale dhe regjionale të Kosovës 2017-2019, shkruan Ndërtimi.info
Organi Shqyrtues i Prokurimit (OSHP) pas ankesave që kishte marr me pretendimet se Ministria e Infrastrukturës ka bërë shkelje të Ligjit të Prokurimit, kishte shqyrtuar ankesat. Por që në bazë të fakteve që ata kanë gjetur rezulton se dy operatorë ekonomik ankues për këtë aktivitet janë palë pa interes juridik material konform nenit 4 paragrafi 1.26 i Ligjit të Prokurimit.
Sipas po të njëjta rrethanave dhe fakteve të njëjtit operatorë ekonomik sipas OSHP-së në asnjë variant nuk kanë mundur të shpallen fitues të këtij tenderi.
Bazuar në të gjitha këto panesi shqyrtues ka konstatuar se ekzaminimi, vlerësimi dhe krahasimi i tenderëve është bërë në harmoni me nenin 59 të LPP-së dhe njëkohësisht është respektuar edhe kriteri kryesor për dhënien e kontratës, që ka qenë tenderi më i përgjegjshëm dhe me çmimin më të ulët.
-
Infrastrukturë1 day ago
Kontraktori austriak Strabag blen prodhues të qëndrueshëm të materialeve të ndërtimit
-
Infrastrukturë1 day ago
Rruga Prishtinë-Pejë po bëhet, protestat s’po ndalen, banorët e 3 fshatrave kërkojnë ndihmën e Albin Kurtit
-
Infrastrukturë1 day ago
Faton Peci akuzon Përparim Ramën: Po e bllokon ndërtimin e objektit të Ministrisë së Bujqësisë!
-
Infrastrukturë1 day ago
“Kryevepër arkitektonike”, Rama mbron velën e betonit në Durrës
-
Aktuale21 hours ago
Reagon Përparim Rama për akuzat e ministrit Faton Peci
-
Infrastrukturë1 day ago
Kosova rangohet lartë në Europë për madhësinë e sektorit të ndërtimit
-
Infrastrukturë1 day ago
Cilësia e punimeve për ndërtimin e parkut linear në Prishtinë jashtë rregullave të Komunës!
-
Infrastrukturë1 day ago
Prezantohet një plan i ri në Bazel për banim të përballueshëm