Aktuale
Oda e Afarizmit të Kosovës dështon t’i mbledh ndërtuesit [video]
Megjithëse ishin ftuar afro 50 përfaqësues të kompanive ndërtuese dhe projektuese, në ambientet e Odës së Afarizmit të Kosovës (OAK) nuk ishin as dhjetë kompani. Arsye për këtë, Qemajl Pozhegu nga Pozhegu Brothers e sheh humbjen e besimit.
“Kjo ka ndodhur pasi ka humbur edhe besimi, që secili ndërtimtar t’i zgjedhin përmes atij institucioni kredibil. Shumica e odave në Kosovë kanë problemin e politizimit dhe probleme tjera që përfshihen me politikë dhe interesa të ndryshme të ndërthurura mes vete dhe kanë parë se ka një zhgënjim”, ka thënë Pozhegu, raporton Ndertimi.info.
Kurse kryetari i OAK-ut, Ismet Mulaj tha se shumë nga ndërtuesit janë të angazhuar.
“Është e vështirë të bëhen bashkë ndërtuesit në Kosovë, për shkak edhe të kohës së verës dhe angazhimeve, por përpjekja jonë është e vazhdueshme dhe në interes të ndërtueseve”, ka thënë Mulaj.
Brenda takimit u fol për problemet e këtij sektori, prej të cilave Pozhegu veçoi.
“Problemet janë të ndryshme, vonesat sa i përket në procedurën e marrjes së lejës. Urbanizmi kërkon procedura tjera që ndërlidhen me ta dhe ato procedura, p.sh. shpronësimi i tokës, ku jepet për interes publik, e që zgjasin me muaj të tërë”, shtoi pronari i “Pozhegu Brothers”.
E Mulaj tha se pas një muaji do të dalin me një dokument koncept ku do t’i adresohen Qeverisë së Kosovës me kërkesat ekzakte për përmirësimin e sektorit të ndërtimit. Por, sa do t’ia marrin parasysh institucionet këtë dokument, ai tha.
“Unë mendoj se shteti do të ketë vesh ta dëgjojë zërin e ndërtuesve. Ndërtimi është interes strategjik i shtetit, pasi që krijon shumë vende të reja të punës dhe zgjidh problemin e banimit dhe problemin e ndërtimit në Kosovë”.
Aktuale
Qytetarët kërkojnë vazhdimin e subvencionimit të energjisë elektrike
Aktuale
’53 milionëshi’ – Pse Gjykata e Prishtinës vendosi që kompensimi të zgjidhet në kontest juridiko-civil
Aktuale
Gratë arkitekte në një fushë të dominuar nga meshkujt: A mund të jetë ndonjëherë arkitektura e lirë nga seksizmi?
-
Infrastrukturë2 days ago
Kontraktori austriak Strabag blen prodhues të qëndrueshëm të materialeve të ndërtimit
-
Infrastrukturë2 days ago
Rruga Prishtinë-Pejë po bëhet, protestat s’po ndalen, banorët e 3 fshatrave kërkojnë ndihmën e Albin Kurtit
-
Infrastrukturë2 days ago
Faton Peci akuzon Përparim Ramën: Po e bllokon ndërtimin e objektit të Ministrisë së Bujqësisë!
-
Infrastrukturë18 hours ago
AVONET: Gjykata Supreme me vendim skandaloz po i shërben ‘mafisë së betonit’
-
Infrastrukturë2 days ago
“Kryevepër arkitektonike”, Rama mbron velën e betonit në Durrës
-
Aktuale2 days ago
Reagon Përparim Rama për akuzat e ministrit Faton Peci
-
Infrastrukturë2 days ago
Komuna e Prishtinës nënshkruan marrëveshje për shkarkim trafiku
-
Infrastrukturë1 day ago
Afera e 53 milionëshit – Gjykata e Prishtinës konstatoi se marrëveshja ishte kundërligjore
You must be logged in to post a comment Login