Connect with us

Infrastrukturë

Ndërmarrja Publike Banesore rritë qiratë e lokaleve për 30 %

Published

on

Ndërmarrja Publike Banesore ka rritur qiranë mujore të lokaleve që gjenden në rrugën “Adrian Krasniqi” në lagjen e Muhaxhirëve, ka raportuar magazina televizive “Ju flet Prishtina”.

Në lidhje me rritjet e çmimeve të qirajave mujore shfrytëzuesit e lokaleve të NPB-së janë informuar në fillim të këtij viti.

“Më herët e kem pagu qiranë për metër katrorë 7 euro tash na e kanë bo 10 euro metër katrorë prej vitit të ri plus tvsh-ja ” ka thënë Adem Visoka shfrytëzues i lokalit të NPB-së.

Poashtu Visoka shtojë se ndryshimet e çmimeve janë të papërballueshme për punën e tij.

“Për ne që mbajmë familje kushtet tona qysh jemi tu ekzistu në Kosovë është shumë e shtrenjtë”, u shprehë ai për Klan Kosova.

Gjithashtu edhe Izijadin Tahiri që punon si rrobaqepës thotë se nuk do t’ia dalë që të siguroje paratë për qiranë mujore.

“Unë duhet me e mbyllë se punë nuk ka , duhet me e dorzu s’di tjetër qa me bo” ka thënë Tahiri.

Ndërsa Ndërmarrja Publike Banesore përmes postës elektronike ka treguar se është rritur qiraja të gjitha lokaleve jo vetëm atyre të lagjes së Muhaxhirëve.

“Në pjesën e fundit të vitit 2022 Ndërmarrja Publike Banesore përmes komisionit për trajtimin e çmimeve për pronat komerciale ka propozuar që pronat e NPB të ndahen në 3(tri) Zona dhe 6 (gjashtë) kategori.

Secila pronë është trajtuar dhe është krahasuar në terren me pozicionin, qasjen, lokacionin si dhe është referuar pronave ngjitur apo afër, rrjedhimisht secila zonë dhe kategori e ka çmimin përkatës. Theksojmë se pas ndryshimit të çmimit për pronat komerciale, këto çmime janë përsëri nën çmimin e tregut të pronave të paluajtshme në Prishtinë minimalisht rreth 30%”.

Në ndryshimin e çmimeve Zona 1 është rritur për 6 euro në metër katror nga 14 që ishte në vitin 2019, ndërsa pas katër vjetësh është bërë në 20 euro, ndërsa në Zonën dy për 3 euro në metër katrorë ashtu si Zona 3.

Infrastrukturë

Inteligjenca Artificiale do të revolucionarizojë ndërtimin!

Published

on

Caterpillar, prodhuesi kryesor në botë i pajisjeve të ndërtimit ka parashikuar se është “duke ndjekur në mënyrë aktive” Inteligjencën Artificiale (AI) për të përmirësuar rezultatet e biznesit për veten dhe klientët e saj.

Nga kompania deklaruan se, si shumica e prodhuesve, programet e saj të avancuara kompjuterike dhe kompjuteri në cloud i lejojnë inxhinierët e saj të përfundojnë punën në një pjesë të kohës që merrte më parë dhe se po përfshin AI në procesin e zhvillimit të produktit të saj.

“AI është teknologji që mund të mësojë, përshtatet dhe të marrë vendime duke përpunuar dhe mësuar nga të dhënat, duke simuluar funksionet njohëse njerëzore si arsyetimi dhe zgjidhja e problemeve”, thotë shefi dixhital dhe nënkryetari i lartë dixhital Cat, Ogi Redzic.

“AI përfshin disa nënfusha si mësimi i makinerive, mësimi i thellë dhe AI gjeneruese (GenAI) – që tërheq vëmendjen më të madhe.”, shtoi ai.

Mësimi i makinerive mund të përkufizohet si aftësia e kompjuterëve për të mësuar nga përvoja dhe për të marrë vendime ose parashikime bazuar vetëm në të dhënat. Caterpillar jep shembullin e përdorimit të mësimit të makinerive në fushën e monitorimit të gjendjes – një grup teknologjish që tregtarët Cat përdorin për të zbuluar dhe identifikuar problemet dhe për të rekomanduar shërbimin ose mirëmbajtjen bazuar në të dhënat nga vetë makina./Media Ndërtimi

Continue Reading

Infrastrukturë

Oklahoma City miraton ndërtimin e rrokaqiellit më të lartë në SHBA

Published

on

Një kërkesë e ndryshimit të lartësisë për atë që është caktuar të jetë rrokaqielli më i lartë në SHBA i vendosur në Oklahoma City është miratuar për të ecur përpara në fazën tjetër.

Komisioni i Planifikimit të Qytetit në Oklahoma ka miratuar një kërkesë për rritje të lartësisë për Legends Tower, një rrokaqiell super i lartë i propozuar.

Studio e arkitekturës AO dhe zhvilluesi Matteson Capital njoftuan propozimin në fillim të këtij viti, i cili kërkonte të rriste kullën origjinale prej 533 metra 581 metra, duke rrëzuar 541 metra të projektuar nga SOM, Qendra Botërore e Tregtisë në Nju Jork.

Një votim përfundimtar është planifikuar për Këshillin Bashkiak në qershor, sipas Matteson Capital.

Financimi i plotë prej 1.5 miliardë dollarësh u sigurua gjithashtu kohët e fundit për projektin në fillim të marsit, sipas gazetës lokale të lajmeve The Oklahoman, me zhvilluesin Scott Matterson që vlerëson se përgatitja e sitit mund të fillojë që në qershor.

Lajme të tjera të fundit për rrokaqiejt super të lartë përfshijnë imazhet e zbuluara të një kulle të markës Dolce & Gabbana në Miami dhe përfundimin e rrokaqiellit më të lartë të Japonisë nga Pelli Clarke & Partners./Media Ndërtimi

Continue Reading

Infrastrukturë

Po vazhdon ringjallja graduale e qendrës historike të Janjevës

Published

on

Në kuadër të programeve mbështetëse të përbashkëta bashkëpunuese të UNDP-së, Bashkimit Evropian në Kosovë, dhe Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit përmes “Trashëgimia Kulturore si Shtytës për Rilindjen Ekonomike” të Janjevës, po vazhdon ringjallja graduale e qendrës historike të kësaj qyteze.

“Kjo trashëgimi, e dashur dhe e përqafuar nga një komunitet i larmishëm që jeton në harmoni, është një dëshmi e vlerave tona të përbashkëta.

Së bashku, ne jemi të përkushtuar ndaj rehabilitimit dhe restaurimit të 14 shtëpive brenda qendrës historike për t’i dhënë frymë të re këtij lokaliteti të paçmuar dhe për të fuqizuar banorët në aspektin social-ekonomik, duke mbështetur unitetin midis komuniteteve të ndryshme dhe duke nxitur rritjen e turizmit kulturor dhe të qëndrueshëm.

Në këtë Ditë Botërore të Trashëgimisë, dëshirojmë të shprehim mirënjohjen tonë të përzemërt për partnerët tanë të cilët kanë bashkuar duart me UNDP-në në kapacitete të ndryshme për të rinovuar trashëgiminë kulturore në Janjevë.”, shkruan në njoftimin e UNDP-së./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending