Connect with us

Aktuale

Njohësit e drejtësisë drejtojnë gishtin kah UP-ja për “faljen” e tokës te Kisha Ortodokse

Published

on

Universiteti i Prishtinës (UP) shkak i neglizhencës së përfaqësuesve të saj, ka humbur betejën me Kishën Ortodokse serbe “Sveti Nikolla” (shq. Shën Nikolla), e bashkë me të duke i falur kësaj të fundit mbi 4 hektarë tokë të kampusit të UP-së, raporton Ndërtimi.info

Përfaqësuesit e UP-së nuk kishin marrë pjesë në seancën ku do të paraqiteshin faktet se kjo pronë i takon UP-së, me arsyetimin se në atë ditë kur kishte ardh ftesa nga Gjykata e Apelit për seancë, njëri nga punëtorët ka harruar të bartë porosinë tek përgjegjësit dhe se aty po zhvillohej një protestë.

Kështu ka thënë dje për Ndërtimi.info, sekretari i Universiteti të Prishtinës, Esat Kelmendi duke hedhur fajin te gjykatat dhe instancat shtetërore se nuk po kanë vullnet për të zgjidh këtë çështje.

LEXO: Ndërtimi i Kishës Ortodokse në Kampusin e UP-së, ku mori pjesë edhe Arkani në gurthemel

Madje ai tha se Gjykata e Apelit nuk është dashur të marr vendimin pa qenë prezent pala tjetër. Por një gjë të tillë nuk e thonë njohësit e drejtësisë.

Ata thonë se në rast se je në anën e paditësit dhe nuk e njofton gjykatën për mungesën me arsye, atëherë Gjykata mund të marr edhe këtë vendim.

Por, marrë parasysh kohën dhe mënyrën e marrjes së pronës nga UP, konsiderohet se Gjykata është dashtë të ketë parasysh masat e dhunshme dhe se Kosova ka qenë e okupuar nga Serbia.

Ehat Miftaraj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), në një deklaratë për Ndërtimi.info ka treguar se Gjykata e Apelit në bazë të Ligjit mbi procedurën kontestimore nuk ka pasur mundësi tjetër për të vendosur në këtë lëndë.

Kurse mungesa e paditësit, në këtë rast përfaqësuesve të Universitetit të Prishtinës në bazë të ligjit nënkupton tërheqje nga padia.

“Gjykata e Apelit në bazë të ligjit mbi procedurën kontestimore nuk ka pasur mundësi tjetër për të vendosur në këtë lëndë.  Mungesa e paditësit në bazë të ligjit nënkupton edhe tërheqje nga padia.  Sidoqoftë, në ketë rast shihet neglizhenca e përfaqësuesve kompetent të UP të cilët pas marrjes së vendimit nga gjykata themelore kane pas të drejtën të ankohen ndaj vendimit dhe të arsyetojnë mungesën e përfaqësuesit të tyre në seance gjyqësore.  Sigurisht se këtu ka hapësirë edhe për ndjekje penale nëse vërtetohet se përfaqësuesi i UP e ka neglizhuar këtë çështje”, tha Miftaraj.

Tutje ai ka treguar se Ligji për procedurë kontestimore lejon përsëritjen e procedurës në rastet kur plotësohen kriteret ligjore.

Edhe avokati Skender Musa thotë se mos angazhimi i përfaqësuesve të UP-së është neglizhencë.

Avokati Musa thotë se Gjykata e Apelit ka pas me vendos në bazë të ankesës dhe në bazë të provave të cilat kanë qenë pjesë e shkresësës së lëndës, dhe se nuk mund të paragjykohet rasti se a ka vendosur drejt a po jo.

“Në Gjykatën e Apelit nuk është obligative pjesëmarrja e palëve, vetëm konstatohet se a i kanë pranuar ftesat me rregull. Në aspekti procedural nuk ka pengesa. Apeli ka pas me vendos në bazë të ankesës dhe në bazë të provave të cilat kanë qenë pjesë e shkresa të lëndës. Nuk mund të paragjykohet rasti se a ka vendosur drejt a po jo”, ka potencuar Musa.

Megjithëkëtë, ai shtoi se Gjykata është dashur të ketë parasysh se marrja e pronës nga UP është bërë me masa të dhunshme. E kjo marrje sipas tij nuk është dashtë të konsiderohet valide.

“Mirëpo nëse kemi parasysh rastin dhe kohën dhe mënyrën e marrjes së pronës nga UP, konsiderojmë se gjykata është dasht të ketë parasysh faktin se kanë qenë masat e dhunshme dhe Kosova ka qenë e okupuar nga Serbia me dhunë. Prandaj marrja e vendimit nga organet e dhunshme të Serbisë nuk u dashtë të konsiderohet valid. Mos angazhimi i përfaqësueseve të UP-së është neglizhencë e tyre”, ka përfunduar Musa.

Miftaraj nga IKD ka treguar se Ligji për procedurë kontestimore lejon përsëritjen e procedurës në rastet kur plotësohen kriteret ligjore.

Respektivisht nese nëse nje nga kriteret e mëposhtme aplikohen:

Procedura e përfunduar me aktgjykim dhe aktvendim të formës së prerë të gjykatës mund të përsëritet sipas propozimit të palës, në këtë rast te UP në qoftë se:

  1. b) në qoftë se në procedurën e përfunduar ka marrë pjesë si paditës ose si i paditur personi që nuk mund të jetë palë ndërgjyqëse, apo në qoftë se palën që është person juridik nuk e ka përfaqësuar personi i autorizuar, ose po që se palën me pazotësi procedurale nuk e ka përfaqësuar përfaqësuesi ligjor i saj, ose në qoftë se përfaqësuesi ligjor, respektivisht përfaqësuesi me prokurë i palës, nuk ka pasur autorizim të duhur për ndjekjen e çështjes në gjyq apo për kryerjen e veprimeve procedurale të caktuara, po që se ndjekja e çështjes në gjyq apo kryerja e veprimeve procedurale të caktuara nuk është lejuar me vonë nga pala;
  1. c) në qoftë se vendimi përfundimtar i gjykatës është bazuar në deklarata të rreme të dëshmitarëve apo të ekspertëve ose në dokumentin që është falsifikuar apo në të cilin është verifikuar përmbajtja e pasaktë;
  1. d) në qoftë se vendimi përfundimtar i formës së prerë është pasojë e veprës penale të gjyqtarit, të përfaqësuesit ligjor apo me prokurë të palës, kundërshtare apo të personit të tretë;
  1. e) në qoftë se pala fiton mundësinë ta përdorë vendimin e formës së prerë të gjykatës, i cili më parë, është dhënë në procedurën e zhvilluar midis palëve të njëjta për të njëjtën kërkesëpadi;
  1. f) në qoftë se vendimi përfundimtar i formës së prerë është bazuar në një vendim tjetër gjyqësor, ose në vendimin e ndonjë organi tjetër, kurse ky vendim është ndryshuar, prishur apo anuluar në mënyrë të prerë;
  1. g) në qoftë se pala merr dijeni për fakte të reja ose gjen prova të reja, ose e fiton mundësinë që t’i përdorë ato, në bazë të të cilave për palën do të mund të merrej vendim përfundimtar më i favorshëm, sikur faktet dhe provat e tilla të ishin përdorur në procedurën e mëparshme.

Ndryshe, në fillim të vitit 2012, Universiteti i Prishtinës kishte filluar procedurat e padisë kundër Kishës Ortodokse “Sveti Nikolla” në Prishtinë për uzurpim të mbi 4 hektarësh tokë dhe ndërtim të kishës në pronën universitare.

Universiteti kishte kërkuar nga Gjykata Themelore që t’ia njohë të drejtën pronësore dhe ta detyrojë Kishën Ortodokse Serbe që t’ia kthejë këtë pronë Universitetit.

Dy vite më vonë Gjykata Themelore në Prishtinë e kishte konsideruar si të tërhequr padinë e paditësit Universiteti i Prishtinës, kundër të paditurës Kisha Ortodokse Serbe “Sveti Nikolla” në Prishtinë, për vërtetim pronësie.

Gjykata kishte vlerësuar se paditësja (UP) nuk ka prezantuar në seancën kryesore, për kundër faktit se ka qenë e ftuar në mënyrë të rregullt, duke u bazuar në nenin 423.3 të LPK.

Neni 423.3 thotë shprehimisht se nëse paditësi nuk vjen në seancën kryesore dëgjimore edhe pse është thirrur rregullisht, konsiderohet se ai ka hedhur poshtë akuzat, përveç nëse paditësi deklaron se ai kërkon që procesi të vazhdojë në mungesë të tij / saj.

Madje, mungesën në seancën e datës 17.11.2015 dhe me date 18.11.2015 përfaqësuesja e Universitetit të Prishtinës në këtë çështje, e kishe arsyetuar me protestat e disa dhjetëra punëtorëve para ndërtesës së rektoratit. Këto arsyetime, kjo gjykate i konsideroi si të pabazuara, duke vlerësuar se kjo nuk ishte pengesë që ata të mos marrin pjesë në seancë.

Edhe përkundër mungesës së përfaqësuesve të Universitetit si pala paditëse në seancat e Gjykatës, UP kishte vendosur të ankohet ndaj këtij vendimi, për shkak të, siç i quajti, shkeljeve thelbësore të dispozitave të procedurës kontestimore, duke propozuar që gjykata e shkallës së dytë, të aprovojë në tërësi ankesën si të bazuar, kurse aktvendimin e ankimuar ta prishë dhe lëndën ta kthejë në gjykatën e shkallës së parë në rigjykim dhe rivendosje.

Këtë ankesë e ka hedhur poshtë të hënën Gjykata e Apelit duke e vërtetuar vendimin e  shkallës së parë.

“Gjykata e shkallës së dytë vlerësimin juridik të gjykatës së shkallës së parë e aprovon në tërësi si të rregullt dhe të ligjshëm”, thuhet në aktvendimin e publikuar të Gjykatës së Apelit.

Vendimi i apelit bazohet në shkresat e lëndës dhe procesverbalet mbi shqyrtimin kryesor në të cilat vërehet se paditësja ka qenë e ftuar në mënyrë të rregullt për të prezantuar faktet, por që mungesat e saj nuk kanë qenë të arsyetuara.

Më poshtë sjellim edhe vendimin e Gjykatës së Apelit, të siguruar nga GazetaExpress.

Aktuale

UNOPS Kosova organizoi trajnim dy ditor për sigurinë në kantiere ndërtimi  

Published

on

UNOPS Kosova organizoi një Trajnim 2 ditor për Shëndetin, Sigurinë, Socialin dhe Mjedisin (HSSE) me pjesëmarrës nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë, Universiteti i Prishtinës.

Qëllimi kryesor i trajnimit ishte pajisja e pjesëmarrësve me konceptet kryesore të shëndetit dhe sigurisë në projektet e ndërtimit.

Vështrimet kryesore nga trajnimi:

Kuptimi gjithëpërfshirës dhe respektimi i rreptë i Rregullave të Artë të UNOPS për trajtimin e rreziqeve fatale ose të rëndësishme

Zbatimi i aftë i vlerësimeve dhe inspektimeve të plota të rrezikut në terren

Duke dhënë prioritet sigurinë dhe mirëqenien e çdo individi të përfshirë në projekt.

Ky trajnim u organizua në kuadër të projektit për ndërtimin e objekteve të reja për Fakultetin e Shkencave Matematiko-Natyrore të Universitetit të Prishtinës, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian në Kosovë dhe Universiteti i Prishtinës dhe me mbështetjen e UNOPS HSSE Unit.

Siguria është prioriteti ynë kryesor dhe ne jemi të përkushtuar të krijojmë një mjedis të sigurt pune për të gjithë./Media Ndërtimi

 

Continue Reading

Aktuale

Rama paralajmëron se Tirana do të jetë metropoli me atraktiv i Ballkanit

Published

on

Kryeministri Edi Rama i ftuar në një ceremoni në kryeqytet, foli për Tiranën dhe transformimin e saj ndër vite.

Rama tha se në 5-6 vitet e ardhshme, këto që shohim do të jenë një pjesë dhe jo shumica e asaj që do të shohim, duke theksuar se ka shumë projekte, dëshirë, ambicie dhe shpirti i sipërmarrjes është futur në një garë për ndërtuar ndërtesa jo vetëm të mira, por edhe të bukura.

Ai shton se Tirana kështu do të bëhet një destinacion edhe arkitektonik.

Sipas, Ramës gjatë viteve në vazhdim shqiptarët do të jenë banorë dhe qytetarë të njërit prej kryeqyteteve më të bukur të Evropës, duke specifikuar se Tirana do të jetë metropoli me atraktiv i Ballkanit dhe do të jetë kryeqyteti evropian i të gjithë Rajonit tonë.

“Kjo është historia e një qyteti që nuk i ka thënë të gjithë. Unë besoj që në 5-6 vitet e ardhshme, këto që shohim do të jenë një pjesë, jo shumica e atyre që do të shohim, sepse ka shumë akoma projekte, dëshirë, ambicie dhe një lloj gare që është futur në shpirtin e sipërmarrjes që të bëjmë ndërtesa jo thjeshtë të mira, por edhe të bukura, duke i dhënë Tiranës mundësinë që të bëhet një destinacion arkitektonik.

Një vend mes Ballkanit që do të disponojë një koleksion veprash të arkitekturës të mbledhura së bashku nga arkitektët më të mirë të kësaj kohe dhe do të krijojë një trashëgimi të denjë për gjeneratat e tjera.

Unë nuk dyshoj, që nëse sot në ndjejmë kënaqësinë që kemi dalë nga ai llum i tmerrshëm ku e hapëm shekullin e ri në Tiranë, nesër do të jemi banorë dhe qytetarë të njërit prej kryeqyteteve më të bukur të Evropës. Tirana do të jetë metropoli me atraktiv i Ballkanit dhe do të jetë kryeqyteti evropian i të gjithë Rajonit tonë.”, deklaroi kryeministri Rama./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

“Brenda shtëpisë së zbrazët, ajo jeton mes kujtimeve dhe dëshmon forcën e Nënës”

Published

on

Në rrugën “Martirët Qerkezi”, në shtëpinë-muze qëndron Nëna Ferdonije. Brenda shtëpisë së zbrazët, ajo jeton mes kujtimeve dhe dëshmon forcën e Nënës. Shtëpia e familjes Qerkezi, në Gjakovë dëshmon gjenocidin dhe spastrimin etnik të Serbisë në Kosovë.

Nga aty, 25 vite më parë, forcat policore të Serbisë ia rrëmbyen dhe zhdukën të katër djemtë: Artanin, Armendin, Ardianin e Edmondin, si dhe bashkëshortin Halimin. Nga ajo shtëpi u rrëmbyen edhe Vegim Qerkezi, Shpejtim Ymeraga, Skender e Myrteza Dylhasi, dhe Shpend e Fatos Jetishi.

Në Dardaninë e Pejës, më 27 mars 1999 forcat e armatosura serbe, policë të njësive speciale dhe serb lokal, brenda tri orëve i masakruan 40 civilë shqiptarë të kësaj lagje.

Ne i kujtojmë çdoherë e nuk do t’i harrojmë kurrë.

Në këtë 25 vjetor i përkujtojmë edhe 75 të vrarët në masakrën në Klladernicë të Skënderajt, 18 të vrarët në Mamushë, dhe 10 anëtarët e familjes Rama të vrarë në Obiliq. Sot, në Fushë Kosovë përkujtohen 168 shqiptarët e vrarë nga forcat e armatosura serbe.

Me mall e dhembje, i kujtojmë sot dhe ҫdo ditë, të gjithë të vrarët dhe të zhdukurit me dhunë nga Serbia.

Sakrifica e popullit tonë është themeli i Republikës sonë të lirë.

Lavdi të gjithë të rënëve në rrugën e gjatë për çlirimin e Kosovës!

Albin Kurti, kryeministër i Kosovës. Prishtinë, 27 mars 2024./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending