Aktuale
Një vit pas themelimit ndërmarrja komunale e Gjilanit pjesërisht funksionale
Ndërmarrja publiko-lokale “Tregu” e Komunës së Gjilanit ka afro 1 vit që është themeluar, porse aktualisht funksionon pjesërisht.
E ka të funksionalizuar vetëm tregun e gjelbër, por jo edhe tregun e automjeteve, të kafshëve, si dhe atë të rërës dhe druve. Kjo ka ndodhur me arsyetimin se pushteti lokal ka problem në sigurimin e lokacionit për tregjet e reja, shkruan sot “Koha Ditore”.
Në këtë ndërmarrje nuk është bërë asnjë investim, teksa janë të punësuar 20 persona.
Betim Latifi, kryesues i bordit të drejtorëve NPL “Tregu”, deklaron se ata kanë kërkuar nga Agjencia Kosovare e Privatizimit që lokacioni i tanishëm i tregut të automjeteve t’i jepet ndërmarrjes në shfrytëzim, mirëpo përgjigja kishte qenë negative meqë AKP-ja tashmë ka kontratë me një operator ekonomik, i cili ka në shfrytëzim lokacionin. Ndërsa thotë se janë në bisedime me autoritetet komunale që te gjendet një lokacion për tregun e kafshëve.
-
Infrastrukturë23 hours ago
15 kompani do të ndërtojnë katër lote në rrugën Kijevë-Dollc në vlerë 21 milionë euro
-
Aktuale1 day ago
Kredinë do e paguajë edhe për 3 vjet të tjera, por banesën për të cilën mori hua në bankë nuk do e marrë kurrë!
-
Infrastrukturë3 days ago
Nënshkruhen kontratat për ndërtimin e segmentit Kijevë-Dollc
-
Ndërtim2 days ago
Rritja e shitjeve në sektorin e ndërtimit u frenua në vitin 2023
-
Infrastrukturë3 days ago
Prezantohet dizajni për Qendrën e Transportit Multimodal në Francë, e ndërtuar kryesisht nga druri masiv
-
Infrastrukturë2 days ago
Pas 25 vitesh, hapet Muzeu i Masakrës së Krushës së Madhe
-
Aktuale2 days ago
Inspektorët në Prishtinë largojnë disa tarraca në Lakrishtë
-
Infrastrukturë2 days ago
Ku janë banesat më të shtrenjta në Europë dhe sa janë të gatshëm të shpenzojnë njerëzit?