Connect with us

Featured

Një tjetër rrënim në Qendrën Historike të Prizrenit

Published

on

Shumë shpejt institucioni më i lartë shtetëror i kulturës në vend, Ministria e Kulturës Rinisë dhe Sportit, do të vendoset me seli në qytetin historik të Prizrenit.

Udhëheqësia e re e kësaj ministrie ka vendosur që Departamentin e Kulturës dhe atë të Trashëgimisë Kulturore t’i dërgojë në Prizren, por është pikërisht Qendra Historike e këtij qyteti ajo që po vazhdon të përballet me dëmtimet e objekteve të vjetra nga faktori njeri, shkruan sot Gazeta “Zëri”.

Rasti i fundit i këtillë ka ndodhur të hënën pasdite në rrugën “Hysen Rexhepi”, në Prizren, me ç’rast është rrënuar muri anësor i objektit të Kryqit të Kuq. Informatat fillestare tregojnë se në këtë rast nuk ka pas rrënim të qëllimshëm dhe se një gjë e tillë ka ndodhur si rrjedhojë e mungesës së masave mbrojtëse ndaj objektit fqinj.

Për dallim prej herëve të kaluara, reagimi i autoriteteve policore në këtë rast ka qenë i menjëhershëm.

Drejtoria e Policisë rajonale në Prizren përmes mediave ka njoftuar se: “me 16 tetor, rreth orës 16:05 minuta, Policia në Prizren, e ka pranuar një informatë e cila bënte me dije se në rrugën “Hysen Rexhepi” është rrënuar muri i objektit të Kryqit të Kuq, i cili është nën mbrojtje si monument i trashëgimisë kulturore”.

“Në vendin e ngjarjes kanë dalë hetues policorë dhe krim teknikët të cilët kanë kryer procedurat hetimore në prezencë të zyrtarëve komunalë kompetent. Deri të rrëzimi i murit dyshohet të ketë ardhur pasi që një i dyshuar, gjatë punës me ekskavator, duke hapur një bodrum, nuk ka ndërmarrë masat e duhura për mbrojtjen e murit. Me urdhër të prokurorit të shtetit, i dyshuari ndalet nën masën e arrestit policor”, ka njoftuar Policia.

Ndërsa autoritetet komunale kanë bërë të ditur se muri anësor i objektit të Kryqit të Kuq është rrënuar gjatë punimeve për rrënimin e një objekti tjetër në ngastrën fqinje, me gjasë nga pakujdesia e operatorit dhe nga bazamenti jo i fortë i objektit të vjetër.

Sipas tyre DUPH-ja ka lëshuar leje të rrënimit për lokalin që ndodhej afër ndërtesës së Kryqit të Kuq, por se gjatë punimeve është dashur të merren masa mbrojtëse për objektin fqinj.

Pas ndodhisë, autoritetet lokale kanë urdhëruar sigurimin e objektit të dëmtuar nga tri anët, derisa në anën e dëmtuar duhet të sanohet objekti dhe i njëjti të sillet në gjendjen e mëparshme ekzistuese.

Organizata joqeveritare për emancipimi civil, “EC ma ndryshe” vlerëson se objekti i Kryqit të Kuq ka vlerë historike, artistike, identiteti, peisazhore, ekonomike dhe funksionale.

“Fakti që ndodhet në Qendrën Historike të Prizrenit i jep automatikisht statusin e objektit të mbrojtur me ligj. Dispozitat e Ligjit për Qendrën Historike të Prizrenit përkufizojnë se personi fizik dhe juridik, i cili bën rrënimin apo çfarëdo aktivitet tjetër, duhet të ndërmarrë paraprakisht të gjitha masat e nevojshme për të mbrojtur objektin e trashëgimisë kulturore nga shkaktimi i çfarëdo dëmi të mundshëm, gjatë kryerjes së këtyre aktiviteteve. Këto masa duhet të ndërmerren në koordinim me DUPH-në dhe QRTK-në. Ky ligj gjithashtu thekson se “personi fizik dhe juridik që bën rrënimin apo çfarëdo aktiviteti tjetër të ndaluar, paguan të gjitha shpenzimet e nevojshme për kthimin e objektit të dëmtuar të trashëgimisë kulturore dhe fetare në gjendjen para shkaktimit të dëmit”, thuhet në njoftimin e tyre, shkruan “Zëri”.

Duke i marrë parasysh rastet e mëhershme sikurse edhe rastin e fundit EC rekomandon që përfaqësuesit e organeve komunale si dhe autoritetet e trashëgimisë kulturore të jenë prezent dhe të mbikëqyrin çdo aktivitet ndërtimor në Qendrën Historike të Prizrenit, ashtu që të parandalohen rastet e dëmtimit dhe rrënimit të objekteve me vlerë në këtë zonë të mbrojtur.

Rikujtojmë se vitin e kaluar si pasojë e shembjes së një shtëpie në Qendrën Historike të Prizrenit humbi jetën një vajzë 3 vjeçe, Xheneta Gashi.

Featured

Kompanitë kosovare ftohen të respektojnë Ligjin gjerman të furnizimit

Published

on

Ligji Gjerman i Zinxhirit të Furnizimit (Lieferkettensorgfaltspflichtengesetz – LkSG) ka hyrë në fazën e dytë të zbatimit më 1 janar 2024, duke zgjeruar fushëveprimin e tij për të mbuluar të gjitha kompanitë në Gjermani me mbi 1000 punonjës.

Zgjerimi do të shtojë rreth 2,000 kompani gjermane në kuadrin rregullator. Këto kompani do të aplikojnë kriteret që parashihen me ligj përgjatë gjithë zinxhirit të tyre të furnizimit dhe tek furnitorët jashtë Gjermanisë. Përfshirë këtu kompanitë nga Kosova që janë furnitorë të kompanive gjermane, apo që synojnë të bëhen furnitorë për kompani gjermane.

Ligji për Zinxhirin e Furnizimit u miratua në vitin 2021 dhe zyrtarisht hyri në fuqi më 1 janar 2023, duke iu kërkuar kompanive gjermane të plotësojnë kritere për të siguruar dhe mbrojtur të drejtat e njeriut dhe çështjet mjedisore në zinxhirët e tyre të furnizimit global.

Ligji implementohet në tri faza: Në fazën e parë, ligji gjerman u aplikua për kompanitë me mbi 3000 punonjës në Gjermani. Përafërsisht 900 kompani të mëdha gjermane u detyruan ta zbatojnë ligjin.

Në vitin e parë të zbatimit, Zyra Federale për Çështjet Ekonomike dhe Kontrollin e Eksportit (BAFA) ishte përgjegjëse për monitorimin dhe zbatimin e ligjit. BAFA kreu 486 inspektime të kompanive të mëdha për të vlerësuar pajtueshmërinë. Vlerësimi i përgjithshëm i BAFA ishte pozitiv, duke gjetur se kompanitë ishin përgjithësisht të suksesshme në krijimin e sistemeve dhe proceseve të nevojshme për të përmbushur kërkesat e Ligjit në fazën e parë.

Megjithatë, zgjerimi i zbatueshmërisë së Ligjit Gjerman të Zinxhirit të Furnizimit në ndërmarrjet e  mesme pritet të paraqesë më shumë sfida.

Kompanitë kosovare që nuk i zbatojnë kushtet e parapara me këtë ligj, nuk do të mund të vazhdojnë apo fillojnë eksportin në Gjermani.

Continue Reading

Aktuale

‘Autostrada Hangar’ do të hapë dyert për publikun më 5 Mars 2022

Published

on

Autostrada Hangar synon të gjenerojë bashkëjetesë mes komuniteteve duke punuar dhe prodhuar së bashku si një ekip dhe do të përdoret veçanërisht për të plotësuar nevojën urgjente të një edukimi joformal dhe programeve të ndërtimit të aftësive në mënyrë që të fuqizojë të rinjtë në Kosovë dhe rajon.

“Edhe pse hapësira jonë u përdor si një nga ambientet kryesore të edicionit të tretë në 2021, ku patëm një vit mjaft të suksesshëm me ekspozitën tonë ndërkombëtare, programin e zhvillimit të aftësive dhe edukimit, më 5 mars ajo do të jetë gati të hapë dyert e saj me një dizajn i ri dhe një program vjetor.

Deri më tani, ne kemi qenë të përkushtuar për të institucionalizuar “Autostrada Hangar” si institucioni i vetëm i artit bashkëkohor në Prizren përmes krijimit të një programi publik vjetor bazuar në nevojat e komuniteteve dhe partnerëve duke ndjekur parimin e gjithëpërfshirjes, duke e bërë programin të hapur për komunitete të ndryshme dhe më shumë. ekologjikisht të qëndrueshme”, shkruan në njoftim./Media Ndërtimi.

Continue Reading

Aktuale

Asociacioni i Arkitektëve shpallë zgjedhjet për kryetar

Published

on

Asociacionit të Arkitektëve të Kosovës, njofton se duke u bazuar në Ligjin Nr. 06/L-043, për Lirinë e Asocimit ne Organizata Joqeveritare dhe Nenit 27, të Statutit të Asociacionit të Arkitektëve të Kosovës, të vitit 2020, shpallë Zgjedhjet e rregullta për Kryetarin e AAK-së

Kuvendi zgjedhor i Asociacioni i Arkitektëve kosovar, do të mbahet të mërkurën, më 30.03.2022 nga ora 17:00, në Modelariumin e Fakultetit të Arkitekturës – Prishtinë.

Ftohen, të gjithë anëtarët e Asociacionit të Arkitektëve të Kosovës që të marrin pjesë në kuvendin zgjedhor, dhe në frymën e konkurrencës së lirë dhe kandidimit, të shprehin vullnetin e tyre për tu kandiduar për pozitën e kryetarit të a-a-k, duke u mbështetur në nenin 33, të statutit./Media Ndërtimi.

Continue Reading

Trending