Connect with us

Auto

Nissan do të largohet nga tregu rus

Published

on

Prodhuesi japonez i automobilave Nissan, do t’ia shesë qeverisë ruse, asetet e tij ruse, duke përfshirë një fabrikë në Shën Petersburg, tha të martën Ministria e Industrisë dhe Tregtisë.

E përditshmja e biznesit Kommersant raporton se largimi i prodhuesit japonez të makinave ndjek një skemë të ngjashme si prodhuesi francez i automjeteve Renault, i cili doli nga tregu rus në maj.

Prodhuesi rus i makinave AvtoVaz do të marrë përsipër furnizimin me pjesë këmbimi dhe mirëmbajtjen e makinave të markës Nissan, transmeton Telegrafi.

Sipas marrëveshjes, Nissan ruan opsionin për të blerë asetet e tij brenda gjashtë viteve.

Asnjë detaj financiar i transaksionit nuk u dha nga asnjëra palë të martën.

Në një deklaratë për shtyp, kompania tha se rreth 2,000 punonjës të saj në fabrikë ruse do të marrin mbrojtje punësimi për 12 muaj.

“Në emër të Nissan, falënderoj kolegët tanë rusë për kontributin e tyre në biznes gjatë shumë viteve. Ndërsa ne nuk mund të vazhdojmë të operojmë në treg, ne kemi gjetur zgjidhjen më të mirë të mundshme për të mbështetur njerëzit tanë”,tha Presidenti dhe CEO i Nissan, Makoto Uchida.

Nissan tha në një deklaratë të veçantë se marrëveshja do të finalizohet “në javët e ardhshme”.

Prodhimi në fabrikën e Nissan në Shën Petersburg filloi në vitin 2009./Media Ndërtimi.

Auto

Mercedes pasi anuloi modelin sedan Maybach, po dizajnon një tjetër automjet të veçantë sportiv

Published

on

Mercedes mund të ketë anuluar modelin e çuditshëm sedan Maybach, por me sa duket po dizajnon në një tjetër automjet të veçantë sportiv.

Raportohet se AMG po zhvillon një EV me katër shifra kuaj fuqi, model ky i cili do të prezantohet në vitin 2026, përcjell Telegrafi.

Supozohet se modeli i ri nuk lidhet me asnjë produkt ekzistues të Benzit, por do të mbështetet nga platforma e ardhshme AMG.EA.

Me madhësi sa Vision AMG, EV i ri do të jetë rival i Lotus Electre dhe modelit të ardhshëm elektrik të Porsche.

Është e paqartë se sa motorë do të ketë, mirëpo të paktën dy janë planifikuar pasi EV do të ketë sistem të lëvizjes me të gjitha rrotat.

Modeli ende i paemëruar me sa duket do të jetë pasardhësi elektrik i AMG GT me katër dyer Coupe.

Ndryshe, thuhet se Mercedes tashmë po bën ndryshime edhe në fabrikën gjermane në Sindelfingen për të akomoduar prodhimin e SUV-ve./Media Ndërtimi

Continue Reading

Auto

Kia tregon planet për zgjerimin e linjës së automjeteve elektrike dhe hibride

Published

on

Kia po planifikon të rrisë jo vetëm linjën e automjeteve elektrike (EV) por edhe gamën e atyre hibride.

Së fundmi, marka koreano-jugore ka përsëritur qëllimet e saj për ndërtimin e 15 veturave tërësisht elektrike deri në vitin 2027, me një shitje vjetore prej 1.6 milion njësi deri në vitin 2030.

Bëhet e ditur se Kia synon të prezantojë të paktën një EV të ri çdo vit, nga tani deri në vitin 2027, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

I pari prej tyre do të jetë një crossover-i elektrik EV3 i cili do të prezantohet në gjysmën e dytë të vitit 2024. Më vonë, atij pritet t’i bashkohet edhe EV2 me fokus në Evropë dhe EV4 më i madh.

Gjithashtu, Kia planifikon të nxjerrë në treg edhe dy automjete tjera elektrike specifike për rajonin, ku njëra do të jetë një Carens EV për Indinë.

Por, përveç ndërtimit të linjës EV, ajo po planifikon të forcojë edhe gamën hibride me gjashtë modele deri në vitin 2026./Media Ndërtimi

Continue Reading

Auto

Në Norvegji, numri i veturave elektrike së shpejti do t’i kalojë ato me benzinë e naftë

Published

on

Sipas të dhënave veturat elektrike në Norvegji mund të tejkalojnë veturat me motorë me djegie që në fillim të këtij viti. Norvegjezët planifikojnë të ndalojnë shitjen e veturave të reja me motorë me djegie të brendshme deri në vitin 2025.

Norvegjia është një parajsë e vërtetë për veturat me zero emisione. Që nga fillimi i vitit, veturat elektrike kanë zënë 90 për qind të të gjitha shitjeve të veturave të reja.

Me këtë ritëm, Norvegjia ka një shans të madh për të arritur objektivin e saj ambicioz. Ky vend skandinav dëshiron të bëhet vendi i parë në botë që ndalon shitjen e veturave të reja me motorë me djegie të brendshme deri në vitin 2025.

Megjithatë, një tjetër kuriozitet vihet në pah për këtë vend skandinav. Gjegjësisht, sipas të dhënave zyrtare, rreth 776.003 vetura me benzinë përdoren aktualisht në rrugët e Norvegjisë, 1.068.929 janë me gjeneratorë me naftë, 339.724 janë hibride dhe rreth 700.358 vetura thjesht elektrike. Nëse kjo tendencë vazhdon, numri i veturave elektrike tashmë duhet të kalojë numrin e veturave me benzinë deri në fund të këtij viti.

Analistët besojnë se veturat elektrike do t’i kalojnë veturat me naftë në katër vjet. Prandaj, duke filluar nga viti 2029, numri i veturave me zero emisione duhet të jetë më dominuesi në treg atje.

Në muajin e parë të vitit 2024, veturat elektrike përbënin 92.1 për qind të të gjitha shitjeve të veturave të reja në Norvegji.

Në muajin mars, kjo përqindje ka rënë në 89.3 për qind për shkak të rritjes së interesit dhe uljes së ndihmës shtetërore për subvencionimin e energjisë elektrike, por është evidente se norvegjezët e kanë thyer bankën dhe nuk ka kthim mbrapa kur bëhet fjalë për elektromobilitetin./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending