Arkitekturë
Nis puna për termocentrali termik diellor më të madh në botë
Qeveria e Australisë Jugore ka miratuar një propozim për ndërtimin e termocentralit më të madh termik diellor në botë. Objekti do të ndërtohet nga një kompani amerikane prej 512 milionë dollarësh amerikanë.
Kompania pas projektit, SolarReserve, mirëpriti vendimin dhe tha se tani do të shikojë mundësitë për të siguruar financimin “në muajt e ardhshëm” për uzinën Aurora jashtë Port Augusta, një qytet në veri të Adelaide.
“Është e mrekullueshme që SolarReserve ka marrë miratimin e zhvillimit për të ecur përpara me këtë projekt që do të ofrojë energji të ripërtëritshme të pastër dhe të disponueshme për të furnizuar hekurudhat, spitalet dhe shkollat tona me elektricitet”, tha në një deklaratë ministri i energjisë në Australisë Jugore, Chris Picton.
Instalimi prej 150 megavat do të shfrytëzojë energjinë diellore duke përdorur pasqyrat e njohur si heliostats për të përqendruar dritën e diellit në një kullë qendrore. Kulla pastaj ruan nxehtësinë, e cila më vonë mund të përdoret për të krijuar avull për të kthyer një turbinë dhe për të gjeneruar energji elektrike. Pasi të përfundohet, fabrika do t;u shërbejë rreth 90,000 shtëpi në zonë dhe do të kursejë një ekuivalent prej rreth 200,000 ton emetimi të CO2 çdo vit.
Arkitekturë
Çfarë fshihet nën strukturat komplekse sipas arkitektit japonez Sou Fujimoto
Arkitekturë
Arkitektura përmes syve të francezes Odile Decq
Arkitekturë
Le Corbusier: Forma, funksioni dhe modernizmi në arkitekturë
-
Infrastrukturë1 day ago
15 kompani do të ndërtojnë katër lote në rrugën Kijevë-Dollc në vlerë 21 milionë euro
-
Aktuale1 day ago
Kredinë do e paguajë edhe për 3 vjet të tjera, por banesën për të cilën mori hua në bankë nuk do e marrë kurrë!
-
Ndërtim2 days ago
Rritja e shitjeve në sektorin e ndërtimit u frenua në vitin 2023
-
Infrastrukturë2 days ago
Pas 25 vitesh, hapet Muzeu i Masakrës së Krushës së Madhe
-
Aktuale2 days ago
Inspektorët në Prishtinë largojnë disa tarraca në Lakrishtë
-
Aktuale2 days ago
KEK nënshkruan marrëveshjen për zbatimin e projektit të parkut solar 100 MW, me vlerë rreth 103.7 milionë euro
-
Infrastrukturë2 days ago
Ku janë banesat më të shtrenjta në Europë dhe sa janë të gatshëm të shpenzojnë njerëzit?
-
Infrastrukturë1 day ago
Oligarku rus i sanksionuar më në fund shet aksionet në Strabag