Connect with us

Ndërtim

Nis ndërtimi i teleskopit më të madh në botë!

Published

on

E parë nga lart, do të duket si vepra e një artisti, që ka krijuar me kujdes një rrjet gjigand antenash të cilat mund të ngatërrohen fare mirë me një instalacion tërheqës.

Por ato janë më shumë se aq; në Australi ka nisur ndërtimi i atij që do të jetë teleskopi më i madh i botës, me misionin të kryejë testet më të sakta të teorive të Ajnshtajnit e madje të kërkojë edhe për jashtëtokësorë.

Kur të përfundojë në 2028-tën, prej këtij instrumenti gjigand do të pretendohet të zbërthejë mistere mbi krijimin e tyre, galaksive dhe jetën përtej planetit tonë. I konceptuar fillimisht në 1990-tën, projekti u pllakos nga vonesa, probleme me financat dhe ngërçe diplomatike, raporton Top Channel.tv.

Kemi mbledhur një total prej 300 milionë eurosh nga kontratat e miratuara e firmosura ditët e fundit. Është një gur i rëndësishëm kilometrik ky për të gjithë projektin. Jam i gëzuar që po bëhem sot pjesë e festimeve të nisjes së kësaj aventure të madhe.”– tha Philip Diamond, drejtori i projektit.

“Qëllimi ynë është të jemi fqinjë të mirë. Shpresojmë të jemi këtu për 50 apo më shumë vjet. Dhe presim me padurim bashkëpunimin me të tjerët në rajon.”– tha Philip Diamond, drejtori i projektit

Array Kilometer katror, apo SKA, do të përfshijë rreth 200 antena parabolike, si dhe 131,000 antena dipole.

Teleskopi po ndërtohet në zona të përdorura tashmë për hulumtime të ngjashme në një shkallë më të vogël, por për zgjerimin e tyre janë kërkuar marrëveshje për vendosjen edhe në toka që i përkasin komunitetit aborigjen Wajarri.

Ndërtim

Kodet e ndërtimit po e pengojnë përdorimin e printimit 3D për ndërtimet jorezidenciale

Published

on

Pse printimi 3D është ende i sheshtë në ndërtimet komerciale?

Sipas një ekzekutivi të Buro Happold, kodet e ndërtimit – jo aftësitë apo dizajni – po e pengojnë teknologjinë.

E shpallur si një mënyrë më e shpejtë, më e sigurt dhe më e pastër për të ndërtuar, teknologjia e printimit 3D ende nuk është përshkallëzuar në një mënyrë kuptimplote për ndërtimet jorezidenciale.

Ndërkohë që qeveria amerikane ka dhënë para nga granti për të hulumtuar aftësitë e printimit 3D në hapësirë, dhe disa projekte të provës së konceptit nga urat në kazermat e ushtrisë kanë grumbulluar tituj, përdorimi i aplikuar i printimit 3D në ndërtimet komerciale mbetet i sapolindur.

Patti Harburg-Petrich, drejtoreshë në zyrën e Los Anxhelosit të firmës inxhinierike Buro Happold me bazë në Mbretërinë e Bashkuar, thotë se fajtori i vërtetë ka të ngjarë të jetë ai që të gjitha risitë e reja të ndërtesave janë të detyruara të lundrojnë: vetë kodi i ndërtimit.

Këtu, Harburg-Petrich flet me Construction Dive për atë që e pengon printimin 3D dhe ku mund të gjejë adoptim më të gjerë në ndërtimet jashtë vendit dhe sektorin jorezidencial./Media Ndërtimi.

Continue Reading

Ndërtim

Ferizaj do të bëhet me Spital Rajonal e QKMF të re

Published

on

Kryetari i Ferizajt, Agim Aliu, priti në vizitë, ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia.

Kryetari i Ferizajt deklaroi pas takimit se gjendja në sistemin e shëndetësisë në Ferizaj është me kapacitete të kufizuara, si me spitale ashtu edhe me resurse humane.

Megjithatë,  sipas tij, lajmi i mirë për këtë komunë është se do të përfundojë ndërtimi i Spitalit Regjional të Ferizajt dhe i QKMF-së së re.

E  ministri Arben Vitia deklaroi se punimet do të fillojnë sa më shpejt që të jetë e mundur, në mënyrë që të zgjidhet ky problem.

“Sa më shpejt që është e mundur do të fillojnë punimet, apo do të vazhdojnë në fakt punimet në ndërtesën aktuale” tha Vitia.

Pas vizitës në komunë, ministri Vitia ka vizituar Spitalin Rajonal dhe Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Ferizaj./Media Ndërtimi.

Continue Reading

Ndërtim

Kundërshtohet ndërtimi i stacionit të policisë kufitare në Veri

Published

on

Lista Serbe i ka dërguar një letër proteste vendeve të QUINT-it, BE-së e KFOR-it, pas vendimit të Qeverisë e cila i shpalli me interes të veçantë publik disa prona të paluajtshme në komunën e Leposaviqit, më saktësisht në zonat kadastrale Dren dhe Leshak.

Subjekti më i madh politik i serbëve në Kosovë po konsideron se tokat “po rrëmbehen me shpronësim të paligjshëm nga Kurti”.

Për ta shpronësimi po bëhet pa bazë ligjore dhe këto “lëvizje të njëanshme kuptohen si dhunë institucionale dhe kidnapim i tokës serbe”.

“Në të njëjtën kohë në letër, u bëhet thirrje të gjithëve që urgjentisht të ndalojnë këto veprime të paligjshme dhe të parandalojnë rrezikimin e mëtejshëm të paqes, sigurisë ligjore dhe fizike të popullit tonë nga regjimi i Albin Kurtit”, kanë njoftuar Lista Serbe përmes një komunikate./Media Ndërtimi.

Continue Reading

Trending