Nëse ke oborr dhe shoqëri të madhe, ja zgjidhja për këtë verë

0

 

Ditët e nxehta vetëm se kanë kapluar vendin tonë dhe gjithë rajonin, kështu që mbrëmjet e verës kanë një shijet tjetër nëse organizohen mirë.

Nëse vetëm keni një oborr të madh ku mund të bëni investime të vogla, atëherë një ide po ua propozojmë qysh tash. Madhësia e këndit që po ua propozojmë mund të jetë më e vogël, por ideja mbetet e njëjjtë.

Trarët e drurit i ngulitni vertikalisht për të krijuar një strukturë tetë ose gjashtë këndëshe. Ata përforcohen fort në tokë, duke i futur bukur thellë. Më pas secili prej tyre lidhet me trarët tjerë horizontal në krye të trarëve të fiksuar në tokë.

Në hapësira mes dy trarëve kapni zinxhir të fortë anë e përtej dhe lidheni një ulëse lëvizëse. Kështu veproni në të gjitha hapësirat. Gjeni mesin e kësaj strukture, bëni një rreth. Brenda vijës së rrethit hiqeni dheun me kaci, nëse keni durim bëni pak beton dhe murosni dy-tri radhë me gurë, por mund edhe t’i vendosni gurët rreth e rrotull.

Mblidheni shoqërinë, ndizni një zjarr në mes ku do t’i zgjasni disa shtaga dhe ta piqni mishin nga vendi ku jeni ulur. Netët e verës dikur dinë të jenë të ftohta, e atëherë shtoni dru zjarrit.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here