Connect with us

Aktuale

Në vetëm 60 km pritet të reduktohet distanca Prizren-Tetovë, firmoset marrëveshja në Shkup për fizibilitetin e rrugës

Published

on

Qeveria e Kosovës do të nënshkruaj më atë të Maqedonisë së veriut një nga marrëveshjet më të rëndësishme infrastrukturore.

Studimi i fizibilitetit për rrugën “Prizren-Tetovë” dhe rregullimi kufitar i komunikacionit hekurodhor janë dy projektet në të cilën pritet të ketë investime bilaterale.

Kryeministri Albin Kurti dhe ai maqedonas Zoran Zaev do të zotohen që përmes 11 marrëveshjeve shtetërore të ndërtojnë rrugën ku pritet ta ketë edhe një tunel në të cilën bëhet e mundur afrimi në mes dy qyteteve historike, Prizrenit dhe Tetovës.

Zv. ministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi muaj më parë ka riaktualizuar rëndësinë e shkurtimit të kësaj rruge.

“Në kuadër të shumë vizitave që po bëjë këtyre ditëve në teren vizitova sot Prizrenin. Pata një pritje të ngrohtë nga Kryetari i Komunës z. Mytaher Haskuka. Me këtë rast diskutuam për shumë çështje e me theks të veçantë në projektet infrastrukturore. E njoftova kryetarin për punimet në rrugën Prizren – Prevallë dhe përparimet për projektin shumë të rëndësishëm të rrugës Prizren – Tetovë. Ky është një lajm shumë i mirë për ne sepse do të eliminohet fyti i ngushtë në hyrje të qytetit të Prizrenit.”, deklaroi Durmishi.

Në vetëm 60 km pritet të reduktohet rruga Prizren-Tetovë.

Ministri për përmirësimin e klimës investuese në Maqedoninë e Veriut, Hisen Xhemaili kohë më parë ka prezantuar tre variantet e ndërtimit të tunelit.

“Një nga variantet është me tunel më të gjatë me 6 km, forma tjetër është 3 km dhe 1700 metra. Varianti me tunel në këtë rrugë do të jetë në 1500 metra lartësi mbidetare dhe është paraparë të jetë mes dy fshatrave Bozovcë dhe Veshallë.”, tha ai.

Kjo rrugë përpos që shkurton lidhjen mes Prizrenit dhe Tetovës, ka efekt edhe në zhvillimin ekonomik dhe turizmit, pasi që kthesa e fshatit Shipkovicë do të kalojë për në Prizren./ Media Ndërtimi.

Prizreni dhe Tetova shkurtojnë distancën përmes tunelit

Aktuale

Një pronar restoranti ‘punëson’ robotë pasi nuk arrin të marrë staf

Published

on

Një pronar restoranti në Bregun e Amalfit ka ‘punësuar’ dy robotë të prodhuar në Kinë për të pritur në tavolina pasi nuk ka arritur të marrë staf të mjaftueshëm.

Mario Parlato, pronar i restorantit La Terrazza delle Sirene në Sorrento, tha se ishte “lodhur” nga të rinjtë që kërkonin pushimin e fundjavës dhe tha se ishte “i lumtur që mori këtë vendim për të përdorur pajisje të pajisura me AI”.

Ai tha se robotët nuk do të zëvendësojnë kurrë plotësisht personelin njerëzor.

“Mund të shoqërojnë klientët në tavolinat e tyre, të sjellin pjatat dhe pijet, por mirësjellja dhe ‘simpatia’ e atyre që bëjnë këtë punë janë të pazëvendësueshme”./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

MINT-i në kërkim të inspektorëve të rinj, shpallet konkursi

Published

on

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka shpallur konkurs për pranim të inspektorëve të rinj.Në konkursin e shpallur, MINT-i po kërkon 21 inspektorë.

“Nëse jeni gati të ndërtoni një karrierë në fushën e inspektimit dhe të jepni një kontribut të jashtëzakonshëm për vendin, kjo është mundësia juaj!” thuhet në njoftim.Duke bashkëngjitur vegëzën për aplikim, MINT-i bën të ditur se inspektorët e rinj do të kenë përgjegjësi të larta në zhvillimin e mbikëqyrjes dhe formalizimit të tregut në vend.

Ky është njoftimi i plotë:Njoftim për Konkurs:Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë shpall konkurs për pranimin e 21 inspektorëve të rinj!

Nëse jeni gati të ndërtoni një karrierë në fushën e inspektimit dhe të jepni një kontribut të jashtëzakonshëm për vendin, kjo është mundësia juaj!

Afati për aplikim: deri më 3 maj 2024Aplikoni tani në portalin për rekrutim elektronik:konkursi.rks-gov.net,tek shpallja Inspektor i Tregut, Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë.Inspektorët e rinj do të kenë përgjegjësi të larta dhe do të japin një kontribut të veçantë në zhvillimin e mbikëqyrjes dhe formalizimit të tregut në Republikën e Kosovës.

Të gjithë aplikantët me kualifikimet e nevojshme janë të inkurajuar të aplikojnë dhe të ndajnë këtë mundësi me miqtë dhe të njohurit e tyre!Për informacione të mëtejshme dhe për procedurën e aplikimit, vizitoni vegëzën: https://mint.rks-gov.net/page.aspx?id=1,147

Continue Reading

Aktuale

Energjia elektrike në Kosovë më e lirë për konsum mbi 800 kWh

Published

on

Kosovë, energjia elektrike më e lirë për konsum mbi 800 kWh – Fejzullahu: Kjo masë ndikon 25% të konsumatorëve të Kosovës

Shteti i Kosovës ka vendosur një ulje të tarifave të energjisë për konsumatorët që përdorin më shumë se 800 kWh në muaj dhe për bizneset. Kjo vendosje ka ardhur pas një periudhe vlerësimi dhe kujdesi të madh në raport me nevojat dhe aftësitë ekonomike të qytetarëve të Kosovës.

Ymer Fejzullahu, kreu I zyrës së rregullatorit për energji, ka bërë të ditur se kjo masë synon të ndikojë në vetëm 25% të konsumatorëve të energjisë në Kosovë. Ai ka shtuar se një prej qëllimeve të kësaj vendosjeje është që të kundërshtohet tendenca e kompanive për të kërkuar rritje të çmimit të energjisë elektrike, duke e bërë atë më të qasshme për qytetarët dhe bizneset.

Fejzullahu gjithashtu ka përmendur faktin se vendosja e bllok-tarifës është një hap i rëndësishëm në drejtim të përmirësimit të efikasitetit dhe transparencës në sektorin e energjisë. Ai ka theksuar se, megjithëse ky vendim ka prekur rreth 25% të konsumatorëve, 70% janë mbetur të paprekur, duke reflektuar një ndërhyrje të kujdesshme dhe të përgjegjshme të autoriteteve për të mbrojtur interesat e qytetarëve dhe të mbajnë një balancë të qëndrueshme në treg.

Në kujtesën e tij, Fejzullahu ka rikujtuar vitin 2017, kur heqja e bllok-tarifave u shoqërua me një rritje të paparë të konsumit të energjisë elektrike. Ai ka theksuar se kjo rritje e papritur ishte në kundërshtim me direktivën e Bashkimit Evropian dhe ishte një nxitje e dëmshme për ambientin. Kjo histori e mëvonshme bën që vendosja e kësaj bllok-tarife të jetë edhe më e rëndësishme për të parandaluar rikthimin në situata të ngjashme.

Continue Reading

Trending