Infrastrukturë

Në pranverën e vitit 2023 nis ndërtimi i ‘Unazës së Mesme’ në Prishtinë

Published

on

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama në seancën e sotme teksa po prezantonte raportin e tij të punës dha detaje për projektin e ‘Unazës së Mesme’.

Rama deklaroi se në pranverën e vitit të ardhshëm do të fillojë zbatimi i këtij projekti të cilin e quajti të rëndësishëm që të evitohet trafiku, raporton Kallxo.com.

“Unaza e Mesme momental shumë i rëndësishëm për me evitu trafikun.

Memorandumi është nënshkru, projekti do të kryhet deri në fund të korrikut dhe pastaj e kemi periudhën kohore për diskutime publike për miratimin e tij jemi shumë në proces të mirë që në pranverën e vitit të ardhshëm të fillojmë të zbatojmë këtë projekt”, tha Rama./Media Ndërtimi

Trending

Exit mobile version