Aktuale
Në Lipjan kundërshtohet me peticion lokacioni i mbeturinave të kafshëve
Banorët e fshatit Bregu i Zi në Komunën e Lipjanit, nëpërmjet një peticioni me rreth 60 nënshkrime e kanë kundërshtuar vendimin e Komunës për caktimin e lokacionit për deponi të mbeturinave të ngurta, dhe groposjen e kafshëve të ngordhura afër shtëpive të banimit.
Banorët kanë sugjeruar KK-në ta rishikojë edhe njëherë këtë çështje derisa lokacioni afër shtëpive nuk mund të caktohej për deponi mbeturinash e aq më pak për groposje të kafshëve të ngordhura, shkruan sot “Koha Ditore”.
Ndërkohë, kryesia e këtij fshati nëpërmjet një shkrese të dielën, kanë njoftuar se kanë mbajtur një mbledhje të jashtëzakonshme për ta kundërshtuar vendimin e Komunës për caktimin e hapësirës për deponi mbeturinash dhe groposje të kafshëve të ngordhura.
“Pas shumë diskutimeve me banorët e fshatit Bregu i Zi, kemi vendosur që lokacioni të cilin e ka caktuar Komuna për hedhje të mbeturinave dhe groposje të kafshëve të ngordhura ta mbrojmë dhe në të gjitha format, pastaj ai lokacion duhet të zhvillohet për turizëm. Ky lokacion në të kaluarën ka qenë i planifikuar për ndërtim të një spitali shtetëror për mushkëri dhe për zemër, kurse para katër vjetësh ishte edhe kërkesë e Qeverisë turke për ndërtimin e një kolegji evropian. Në afërsi të kësaj parcele është një burim natyror në të cilin marrin ujë qytetarët nga të gjitha viset e Kosovës, prandaj ky burim është i mbrojtur nga shteti edhe me vendim të KK-së. Pas diskutimeve me banorët të gjithë vendosëm ta kundërshtojmë vendimin e komunës, ndërkaq me anën e peticionit janë vendosur edhe nënshkrimet e banorëve të Bregut të Zi”, thuhet në shkresën e kryesisë së fshatit Bregu i Zi
-
Infrastrukturë1 day ago
Prezantohet projekti për ndërtimin e Digës së Dragaçinës në vlerë 40 milionë euro
-
Infrastrukturë3 days ago
Një perandori me 10 shifra, Investitorët në ishullin Sazan deklarojnë 3 miliardë dollarë asete
-
Infrastrukturë1 day ago
Zv.ministri Durmishi njofton një projekt të ri, në rrugën Istog – Pejë – Deçan – Gjakovë – Prizren
-
Infrastrukturë1 day ago
Tenderi 1.2 milionë euro që u vlerësua nga ‘dostat’ për t’ia dhënë shokut të Përparim Ramës!
-
Infrastrukturë1 day ago
Banorët protestojnë gjatë fillimit të punimeve të rrugës Kijevë-Dollc
-
Infrastrukturë1 day ago
Rruga Kijevë – Dollc, jepen zotime se do të kryhen brenda afatit
-
Infrastrukturë1 day ago
Mes protestave nisin punimet e rrugës Kijevë-Dollc
-
Infrastrukturë2 days ago
Po vazhdon ringjallja graduale e qendrës historike të Janjevës