Featured
Në Kaçanik diskutohet për problemet që po i shkakton ndërtimi i autostradës
Ndërtimi i autostradës u bë temë diskutimi në Komunën e Kaçanikut. Në mbledhjen E këshillit Komuna për Siguri në Bashkësi (KKSB), e udhëhequr nga i pari i komunës së Kaçanikut, Besim Ilazi, veç shumë problemeve që diskutua, problem kyç ishte problemi i ballafaqimit të qytetarëve me rastin e ndërtimit të autostradës nga Kompania Bechete Enka.
Në takim raportoi toger Afrim Halili, i cili tha se gjendja e sigurisë ka qenë në përgjithësi e qetë, përkundër fluksit të madh të bashkatdhetarëve dhe shtimit të veturave në trafik.
Toger Halili tha se edhe më tutje mbetet evidente dukuria e vjedhjes se derivateve të Kompanisë Bechtel Enka nga persona të panjohur, ndërsa tha se Policia e Kosovës është duke u marrë vazhdimisht me këtë problem në identifikimin e personave të kyçur në këtë dukuri.
Komandant Halili poashtu theksoi se ka pasur në vazhdimësi protesta dhe ankesa nga ana e qytetarëve për dëmet e shkaktuara nga kjo kompani me rastin e ndërtimit të autostradës.
Anëtarët e KKSB-së kërkuan formimin e një komisioni komunal që do të vlerësonte dëmet e shkaktuara nga kompania e cila po merret me ndërtimin e autostradës që po përshkon edhe në Komunën e Kaçanikut.
Në takim u diskutua edhe për efektin e kamerave që janë vendosur muaj më parë në Kaçanik, vetëdijesimin e nxënësve për rregullat në trafik si dhe tema të tjera të rëndësishme për qytetarët kaçanikas.
-
Infrastrukturë1 day ago
15 kompani do të ndërtojnë katër lote në rrugën Kijevë-Dollc në vlerë 21 milionë euro
-
Aktuale2 days ago
Kredinë do e paguajë edhe për 3 vjet të tjera, por banesën për të cilën mori hua në bankë nuk do e marrë kurrë!
-
Ndërtim2 days ago
Rritja e shitjeve në sektorin e ndërtimit u frenua në vitin 2023
-
Infrastrukturë2 days ago
Pas 25 vitesh, hapet Muzeu i Masakrës së Krushës së Madhe
-
Aktuale3 days ago
KEK nënshkruan marrëveshjen për zbatimin e projektit të parkut solar 100 MW, me vlerë rreth 103.7 milionë euro
-
Aktuale2 days ago
Inspektorët në Prishtinë largojnë disa tarraca në Lakrishtë
-
Infrastrukturë2 days ago
Ku janë banesat më të shtrenjta në Europë dhe sa janë të gatshëm të shpenzojnë njerëzit?
-
Infrastrukturë2 days ago
Oligarku rus i sanksionuar më në fund shet aksionet në Strabag