Connect with us

Aktuale

Kryetari i Pejës e pranon se në Bogë po ndërtohen objekte pa leje dhe janë të pafuqishëm t’i ndalojnë ato

Published

on

Muhaxheri tha se ndërtimet që janë duke u zhvilluar në fshatin turistik në Bogë janë të gjitha pa leje.

“Kam mendu që mundem me shpronësu pjesën e teleferikut dhe me e mundësu një zhvillim më të mirë të turizmit. Nuk kemi mundur na si Komunë më kry shpronësimin e shtegut të skijimit ndërsa zhvillimet tjera janë nevojë e njerëzve për me ndërtu. Janë tu investu konform interesave që i shohin momentale. Pa leje janë tu i investu në Bogë. Asnjë leje nuk ekziston”, tha kryetari i Pejës, Muhaxheri gjatë debatit në Kallxopërnime.

Aktivisti nga organizata “Syri i Vizionit”, Naser Lajqi tha se si organizatë kanë qenë pjesë në grupin konsultues për planin zhvillimor komunal të Pejës por që më pas nuk kanë qenë të ftuar.

“Ne jemi ftuar që të marrim pjesë në grupin punues për plan zhvillimor komunal dhe kemi kërkuar që të gjithë që hartimi të atij plani të jemi shumë transparent. Ka qenë grupi i parë konsultues mirëpo më pas kur është krijuar grupi, ne nuk është që jemi ftuar të jemi pjesë e atij grupi. E di që grupi ka vazhduar punën. Ne si ‘Syri i Vizionit’ para një kohe kemi bërë disa matje se sa ka kalimtarë, sa ka makina, sa biçikleta. Dhe kemi arritur më kriju një lloj analize se cila rrugë ka nevojë të zgjerohet. Ia kemi dorëzuar aso kohe Drejtorisë së Urbanizmit”, tha ai./ Media Ndërtimi.

Aktuale

Çka parasheh Ligji i ri i trafikut rrugor për ngasësit e trotinetit elektrik?

Published

on

Ligji i ri për rregullat e trafikut rrugor, i cili pritet të hyjë në fuqi në fillim të muajit prill, ka paraparë rreth tri dispozita ligjore që specifikojnë mënyrën se si do të veprohet në trafik me trotinet elektrik.

Ky Ligj pritet të hyjë në fuqi muajin e ardhshëm (prill 2024) pasi është votuar në Parlamentin e Kosovës dhe është dekretuar nga presidentja Vjosa Osmani më 11.03.2024.

Sipas Ligjit të ri, drejtuesit e trotinetit elektrik duhet të lëvizin në shiritin e biçikletave ose në shtegun e përbashkët për biçikleta dhe për këmbësorë.

Shpejtësia me të cilën lejohet të operojë një trotinet elektrik do të jetë 25 km/h e kushdo që nuk e respekton këtë kufizim do të ndëshkohet me 150 euro gjobë dhe do t’i konfiskohet trotineti për 3 muaj, shkruan Kallxo.com

Sipas Ligjit të ri do të dënohet me 150 euro gjobë dhe 3 muaj do t’i konfiskohet trotineti elektrik kushdo që e nget në zonën për të cilën nuk është përcaktuar lëvizja e tij.

Kështu, me 150 euro dhe 3 muaj konfiskim të mjetit do të dënohet personi që vozit trotinetin në trotuar dhe në hapësira të tjera të parapara për këmbësorë/sheshe.

Fëmijëve nën moshën 16-vjeçare nuk do t’u lejohet që të vozisin trotinetin në rrugët publike. Nëse një gjë e tillë ndodh prindi ose kujdestari i fëmijës do të dënohet me gjobë në shumë prej 100 euro. Kurse qiradhënësi do të dënohet me 500 euro dënim me gjobë.

Sipas Ligjit të ri, në trotinet nuk do të lejohen dy apo më shumë persona, sepse në të kundërtën do të dënohen me gjobë prej 100 euro dhe do të konfiskohet mjeti për 3 muaj.

Ligji ka paraparë se nëse vozitësi i trotinetit elektrik manovron me një rrotë, vozit më dëgjuese, dhe vozit pa dy duart do të dënohet me gjobë në shumë 40 euro.

Ligji i ri i cili pritet të zbatohet që nga muaji prill ka shfuqizuar Ligjin për rregullat e trafikut rrugor, i cili ka qenë në zbatim që nga gushti i vitit 2016.

Continue Reading

Aktuale

UNOPS Kosova organizoi trajnim dy ditor për sigurinë në kantiere ndërtimi  

Published

on

UNOPS Kosova organizoi një Trajnim 2 ditor për Shëndetin, Sigurinë, Socialin dhe Mjedisin (HSSE) me pjesëmarrës nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë, Universiteti i Prishtinës.

Qëllimi kryesor i trajnimit ishte pajisja e pjesëmarrësve me konceptet kryesore të shëndetit dhe sigurisë në projektet e ndërtimit.

Vështrimet kryesore nga trajnimi:

Kuptimi gjithëpërfshirës dhe respektimi i rreptë i Rregullave të Artë të UNOPS për trajtimin e rreziqeve fatale ose të rëndësishme

Zbatimi i aftë i vlerësimeve dhe inspektimeve të plota të rrezikut në terren

Duke dhënë prioritet sigurinë dhe mirëqenien e çdo individi të përfshirë në projekt.

Ky trajnim u organizua në kuadër të projektit për ndërtimin e objekteve të reja për Fakultetin e Shkencave Matematiko-Natyrore të Universitetit të Prishtinës, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian në Kosovë dhe Universiteti i Prishtinës dhe me mbështetjen e UNOPS HSSE Unit.

Siguria është prioriteti ynë kryesor dhe ne jemi të përkushtuar të krijojmë një mjedis të sigurt pune për të gjithë./Media Ndërtimi

 

Continue Reading

Aktuale

Rama paralajmëron se Tirana do të jetë metropoli me atraktiv i Ballkanit

Published

on

Kryeministri Edi Rama i ftuar në një ceremoni në kryeqytet, foli për Tiranën dhe transformimin e saj ndër vite.

Rama tha se në 5-6 vitet e ardhshme, këto që shohim do të jenë një pjesë dhe jo shumica e asaj që do të shohim, duke theksuar se ka shumë projekte, dëshirë, ambicie dhe shpirti i sipërmarrjes është futur në një garë për ndërtuar ndërtesa jo vetëm të mira, por edhe të bukura.

Ai shton se Tirana kështu do të bëhet një destinacion edhe arkitektonik.

Sipas, Ramës gjatë viteve në vazhdim shqiptarët do të jenë banorë dhe qytetarë të njërit prej kryeqyteteve më të bukur të Evropës, duke specifikuar se Tirana do të jetë metropoli me atraktiv i Ballkanit dhe do të jetë kryeqyteti evropian i të gjithë Rajonit tonë.

“Kjo është historia e një qyteti që nuk i ka thënë të gjithë. Unë besoj që në 5-6 vitet e ardhshme, këto që shohim do të jenë një pjesë, jo shumica e atyre që do të shohim, sepse ka shumë akoma projekte, dëshirë, ambicie dhe një lloj gare që është futur në shpirtin e sipërmarrjes që të bëjmë ndërtesa jo thjeshtë të mira, por edhe të bukura, duke i dhënë Tiranës mundësinë që të bëhet një destinacion arkitektonik.

Një vend mes Ballkanit që do të disponojë një koleksion veprash të arkitekturës të mbledhura së bashku nga arkitektët më të mirë të kësaj kohe dhe do të krijojë një trashëgimi të denjë për gjeneratat e tjera.

Unë nuk dyshoj, që nëse sot në ndjejmë kënaqësinë që kemi dalë nga ai llum i tmerrshëm ku e hapëm shekullin e ri në Tiranë, nesër do të jemi banorë dhe qytetarë të njërit prej kryeqyteteve më të bukur të Evropës. Tirana do të jetë metropoli me atraktiv i Ballkanit dhe do të jetë kryeqyteti evropian i të gjithë Rajonit tonë.”, deklaroi kryeministri Rama./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending