Connect with us

Ambienti

Ndotja e ajrit shkurton jetëgjatësinë për gati tre vjet dhe shkakton 8.8 milionë vdekje të parakohshme në vit

Published

on

Në krahasim me rrethanat e tjera të vdekjes së parakohshme, ndotja e ajrit vret 19 herë më shumë njerëz në vit sesa malaria, 9 herë më shumë se HIV/AIDS dhe 3 herë më shumë njerëz sesa alkoholi.

Çfarë mund të bëjnë qytetarët për të mbrojtur veten?

Lufta kundër ndotjes së ajrit është përgjegjësi e të gjithëve. Ne të gjithë duhet të bëjmë më shumë, pra shumë më tepër. Duhet të veprojmë shpejtë dhe në mënyrë proaktive për të reduktuar ndotjen e ajrit. Përpjekjet e bashkërenduara dhe të koordinuara me përfshirje aktive të të gjithë sektorëve janë të domosdoshme. Kjo përfshin Qeverinë (nivelin qëndror si dhe atë lokal), qytetet, komunitetin në përgjithësi dhe individët.

Për qeveritë: duhet reduktuar emetimet dhe të vendosen standarde nacionale që plotësojnë udhëzimet e OBSH-së për cilësinë e ajrit. Duhet investuar në kërkime dhe edukim, rreth ajrit të pastër dhe ndotjes, pasi që ato janë një burim thelbësor i jetesës.

Për qytetet dhe komunitetet lokale: Politikat publike në të gjithë sektorët duhet të faktorizojnë shëndetin publik që në fillim, të ndjekura me të dhëna dhe mjete të mjaftueshme për t’i vlerësuar ato.

Për individët: Duhet të vazhdohet me ngritjen për ta kërkuar të drejtën qytetare për mjedis të shëndetshëm dhe të qëndrueshëm ashtu siç janë të garantuara me konventën ndërkombëtare për të drejtat e njeriut. Mbani qeveritë tuaja përgjegjëse.

Të gjithë ne – në shoqëri civile, qeveri, biznes dhe si individë – jemi të gjithë përgjegjës. Mendoni dhe rimendoni, për mënyrën se si jetoni dhe konsumoni dhe bëni zgjedhje të qëndrueshme për veten, fëmijët tuaj dhe fëmijët e fëmijëve tuaj.

Ambienti

Kompania “Pastrimi” kërkon t’i shtrenjtojë faturat për amvisëritë

Published

on

Kompania “Pastrimi”, ka bërë kërkesë ndaj Komunës së Prishtinës që të miratojë rritjen e faturës së mbeturinave.

Arbnora Ademi, zëdhënëse për media në këtë kompani, i tha Radio Kosovës se kjo kërkesë ka ardhur për shkak të rritjes së çmimeve të derivateve e të produkteve të tjera. Mirëpo, ajo nuk dha detaje se sa pritet të rritet fatura.

“Kompania Pastrimi tash e sa kohë është duke bërë kërkese e thirrje te komunat ku ne kryejmë shërbime, për rritje të faturës. Kjo kërkesë vjen duke e ditur koston e lartë të derivateve e të çdo produkti që është rritur e në anën tjetër faturat e mbeturinave mbetet e njëjtë. Mirëpo nuk ka ende përgjigje zyrtare për rritje të faturës”, tha Ademi.

Sindikata e Punëtorëve të Pavarur të Kompanisë “Pastrimi” në një email dërguar kryetarit të Komunës, Përparim Rama, ka shfaqur problemet me të cilat është duke u përballur kjo kompani gjatë operimit. Ata kanë kërkuar ndryshim të vlerës së faturave për amvisëritë në territorin e Komunës së Prishtinës, nga 4.70€, në 7.50€.

“Shpenzimet e larta operative, gjendja financiare, efektet e inflacionit me të cilën jemi duke u përballur, na ka sjellë pranë kolapsit, andaj e vetmja shpresë për 890 familje jeni ju”, shkruan në emailin e sindikatës drejtuar Komunës së Prishtinës.

E drejtori i Shërbimeve Publike në Komunën e Prishtinës, Ilirik Musliu, tha se “ende nuk kemi marrë vendim për ndryshim të çmimit”.

Ditë më parë nga komuna kanë bërë të ditur se shtrenjtimi i faturës se mbeturinave pritet të ndodhë për shkak se Deponia i ka rritur çmimet karshi Kompanisë “Pastrimi”./Media Ndërtimi.

Continue Reading

Ambienti

Shqipëria kërkon 120 milionë dollarë nga Banka botërore për zhvillimin e energjisë

Published

on

Qeveria shqiptare ka kërkuar pranë Bankës Botërore një tjetër hua, e cila llogaritet në 120 milionë dollarë dhe ka në fokus të saj rritjen e qëndrueshmërisë ndaj të papriturave si dhe zhvillimin e gjelbër.

Kur i referohet rritjes së qëndrueshmërisë, projekti që është parashikuar të kalojë në bord në mars 2023, duket se nënkupton masat për më shumë të ardhura në dispozicion ndaj goditjeve që pëson ekonomia, por edhe parashikimi i fatkeqësive natyrore.

Në vetvete, projekti është i ndarë në tre shtylla. Së pari, forcimi i qëndrueshmërisë së sektorit qeveritar dhe familjeve; së dyti, forcimi i kuadrit të tregut të energjisë dhe rritja e energjive të rinovueshme dhe efikasitetit, dhe së treti, mbrojtja e mjedisit dhe zvogëlimi i gjurmës së karbonit të vendit.

Projekti i emërtuar Qëndrueshmëria e Para dhe Zhvillimi i Gjelbër- Financim i Politikave të Zhvillimit Programor(DPF) bën pjesë në programin e ri të financimit që Banka Botërore ka me qeverinë për vitet në vijim.

“Ky operacion është i pari nga dy të tillë të parashikuar në serinë programore. Shtylla e parë e serisë mbështet Shqipërinë në përpjekjen e saj për të forcuar qëndrueshmërinë e qeverisë dhe familjeve.

Për sa i përket qëndrueshmërisë fiskale, DPF (operacioni i parë) mbështet mobilizimin e të ardhurave të brendshme nëpërmjet zgjerimit të bazës tatimore nëpërmjet (i) një ligji të ri për tatimin mbi të ardhurat që sjell profesionistët në sistemin tatimor dhe (ii) forcimi i kapaciteteve të administratës tatimore.

Shkaku (për DPF-në e dytë) parashikon futjen e një tatimi mbi pronën bazuar në vlerën e tregut, siç dëshmohet nga miratimi nga Kuvendi i ligjit të pronës

Shtylla e dytë e serisë synon të ndihmojë Shqipërinë të rrisë furnizimin me energji të rinovueshme, duke përdorur një qasje të bazuar në treg, të prezantojë tregtimin e energjisë përmes Tregut të Organizuar me Shumicë (bursa) dhe të rritet eficienca e energjisë në Qeveri.

Furnizimi do të rritej përmes parashikimit të më shumë hidroje, ere dhe kapacitete diellore. Sektori energjetik i Shqipërisë është shumë i varur nga hidrocentralet, gjë që e bën atë të varur nga importet gjatë viteve të thata.

Kjo sjell një “taksë” të rëndë mbi qëndrueshmërinë financiare të sektorit. Për më tepër, investimet e reja private në sektorin e energjisë janë penguar në dy nivele. Niveli i parë është në nivelin e investitorit ose prodhuesit.

Nuk ka asnjë blerës të vetëm të të rinovueshmve nga numri i madh i investitorëve dhe as konkurrencë për kontaktet. Niveli i dytë është tregu i shitjes me shumicë, që bashkon prodhuesit dhe distributorët. DPF mbështet funksionalizimin e këtyre tregjeve.

Shtylla e tretë e serisë përforcon qëndrueshmërinë mjedisore dhe qëndrueshmërinë klimatike të modelit të rritjes së Shqipërisë. Mbetjet plastike po shkaktojnë dëme të konsiderueshme në sektorët e ekonomisë blu të Shqipërisë, si turizmi bregdetar dhe peshkimi.

“Prandaj, DPF mbështet miratimin e një ligji që ndalon qeset plastike për një përdorim, duke inkurajuar përdorimin qeseve alternative të qëndrueshme dhe reduktimin e shkallës së ndotjes së qeseve plastike.

Për të siguruar që prodhuesit të mbajnë më shumë përgjegjësi për mbetjet e prodhuara nga produktet e tyre, Shqipëria do të prezantojë një ligj të Përgjegjësisë së Zgjeruar të Prodhuesit (EPR) për të inkurajuar tranzicionin drejt një ekonomie më qarkulluese” nënvizon dokumenti i publikuar nga Banka./Media Ndërtimi

Continue Reading

Ambienti

Karta ligjore është instumenti kryesore i mbrojtjes së mjedisit

Published

on

Kushtetuta, ligjet dhe rregulloret administrative janë instumentet kryesore të mbrojtjes së mjedisit në Kosovë.

Sipas Institute for Development Policy (INDEP), artikujt 7 dhe 52 të Kushtetutës së Kosovës, Ligji për mbrojtjen e mjedisit, Ligji për mbrojtjen e ajrit nga ndotja, janë vetëm disa nga dispozitat kryesore të cilat sigurojnë parandalimin dhe ndëshkimin e dëmtimit të mjedisit.

Pa këto ligje mjedisore dhe artikuj kushtetues , gjykatat nuk do të ishin në gjendje të ndëshkonin ata që trajtojnë keq mjedisin. Ligjet e mjedisit janë aty jo vetëm për të mbrojtur mjedisin, por edhe ata që janë gardian të tij.

Continue Reading

Trending