Uncategorized
Ndërtimtaria si sektor i rehatisë
Shpesh kemi dëgjuar në popull të thuhet shprehja që “zanati nuk të lë pa punë”, që vazhdohet duke i numëruar disa prej profesione si: ndërtimtar, floktar e këpucëtar. Kjo logjikë në të vërtetë funksionon nëse shihet në realitet.
Floktarët, pothuajse, gjithmonë kanë qarkullim të kënaqshëm ditor në biznesin e tyre. Ndonjëherë më shumë e ndonjëherë më pak. Puna u lëviz shpesh sipas sezoneve, por është funksionale. Madje është biznes që mund të hapet gjithandej, pra lokacioni nuk është gjithmonë çelësi i funksionimit, ngaqë ka floktarë edhe në fshatrat më të thella, por edhe nëpër lagje të qyteteve.
Përkundër floktarëve, këpucëtarët janë më shumë të vendosur në qytete. Puna rrallëherë u ndalet, edhe përkundër zhvillimit të industrisë së lëkurës dhe këpucëve. Shumë njerëz refuzojnë t’i heqin nga përdorimi këpucët që kanë për qejf nëse u dëmtohet pak, andaj zgjidhjen e gjejnë tek këpucëtarët. Edhe këta kanë punë varësisht sezonit. Dimri është ai që u sjell punë më shumë ngaqë dëmtimet e këpucëve fusin ujë.
Kurse profesioni i ndërtimtarit, me ose pa shkollim superior tregohet të jetë më funksional dhe jo fort i varur nga sezoni. Punohet verës e dimrit, pa u ndalur. Natyrisht ka përjashtime në konstatimin e vazhdimësisë së punës, ngaqë varet se në kë kompani punon, por shumica e tyre kanë punë.
Kosova, veçanërisht qendrat e mëdha, janë në vlugun e ndërtimeve të larta. Shumë zona, dikur të thata, tashmë janë mbushur me ndërtesa e komplekse të mëdha. Ndërtimet po mbushen me njerëz që janë zhvendosur në Prishtinë, apo qytete tjera të Kosovës, për shkak të punës apo zhvillimeve tjera jetësore. Po të futesh në zonën e njohur në Prishtinë si “Lagja e Spitalit”, mund të shohësh shumë punëtorë që punojnë. Ata janë qindra edhe pse është sezon dimri. Ata janë vetëm një pjesë e punëtorëve, pasi pas tyre qëndron administrata dhe prodhimi i parafabrikuar që përdoret në ndërtim.
Me mijëra tjerë punojnë, fatkeqësisht edhe pa kontrata, në kompani të vogla që ndërtojnë shtëpi të vogla banimi. Një numër i konsiderueshëm është edhe kompani familjare, ku punëtorët janë familjarë mes vete. Kjo bën që ndërtimtaria të jetë profesion që punëson numër të konsiderueshëm njerëzish.
Në statistikat e fundit të publikuara nga Agjencia e Statistikave të Kosovës për tremujorin e dytë të vitit 2016 thuhet se ndërtimtaria është sektori i tretë që punëson njerëz. Pas tregtisë dhe prodhimit, ndërtimtaria vjen me 11.6% nga 3,775 ekonomi familjare që janë anketuar nga Agjencia e Statistikave të Kosovës.
Ndërtimtaria është sektor që shqiptarët i ka përcjellë dhe i ka ngritur në biznes gjithandej botës. Ka me mijëra shqiptarë në shtetet e perëndimit që kanë gjithçka prej ndërtimtarisë, duke mos përjashtuar as kompani super të mëdha që vazhdojnë edhe sot të çudisin botën me kreativitetin e tyre në ndërtim e projektim.
Me ose pa dëshirë, ndërtimtaria është shndërruar për shumë nga ne burim i jetës dhe puna e pashmangshme, sikurse ndërtimtaria që ka përfituar nga punëtorët e palodhshëm shqiptarë.
Autori i këtij shkrimi është Drejtor Ekzekutiv i “KAWA Group”.
Uncategorized
Las Vegas NIGHTCLUBS Guide for Hookup
Uncategorized
Mało znane argumenty na temat Kasyno Platnosc Blik.
Uncategorized
The value of Strategic Planning for Board Management
-
Infrastrukturë1 day ago
Inspektorati i Kryeqytetit: Nuk bëhet fjalë për asnjë lloj ndërtimi pa leje në Lakrishtë
-
Ambienti1 day ago
Prerja e pemëve në Stacionin e Autobusëve në Gjakovë, jep dorëheqje u.d. kryeshefi Agron Hoxha
-
Infrastrukturë1 day ago
Ministri Peci i jep ultimatum AAK-së, me këtë datë duhet të lironi zyrat!
-
Infrastrukturë1 day ago
Moldavia finalizon një kredi prej 163 milionë dollarësh nga BERZH për projektin e rrugëve kryesore
-
Infrastrukturë1 day ago
Qarkullimi i grupit italian të ndërtimit Webuild arrin në 10 miliardë euro
-
Aktuale1 day ago
Inspektohen kantieret e ndërtimit në Gjakovë
-
Infrastrukturë1 day ago
“Rruga e lloçit” në Mati 1 nuk rregullohet, doli pronë private
-
Infrastrukturë4 hours ago
Doka asiston në projektin më të madh të zhvillimit urban të Vjenës
You must be logged in to post a comment Login