Ndërtimtaria punëson afro 40 mijë punëtorë, sipas ASK-së

0

 

Shkalla e papunësisë në Kosovë për tremujorin e parë të vitit 2017 ka shkuar në 30.5 për qind, përkundër se në tremujorin e katër të vitit 2016 papunësia ka qenë në nivelin 28.7%. Kjo shifër anon kah gjinia femërore që janë 34.6% të papuna, kurse te meshkujt janë 29.3% të papunë. Shkalla më e theksuar e papunësisë është te grupmoshat 15-24 vjeçare me 50.5%.

Ndërsa shkalla e e punësimit në Kosovë, sipas Anketës së Fuqisë Punëtore, të realizuar nga Agjencia e Statistikave të Kosovës, është 28.9%. Punësimi me i lartë është te meshkujt, 44.6%, ndërsa punësimi te femrat është 13.0%. Femrat janë të punësuara, kryesisht në sektorët e arsimit, tregtisë dhe kujdesit shëndetësor, me 49.8% të tyre, ndërsa meshkujt janë kryesisht të punësuar në sektorët e ndërtimtarisë , prodhimit dhe tregtisë, me 43.8%.

Sektorët ekonomik, që prijnë me punësim, vazhdojnë të jenë: tregtia me 14.2%, prodhimi me 13.4%, ndërtimtaria me 11.2% dhe arsimi me 9.6 %. Ndërsa, sektorët e tjerë marrin pjesë me përqindje më të vogël në punësim.

Vlerësohet nga kjo anketë që në ndërtimtari janë të punësuar 39 mijë meshkuj dhe 300 femra. Në anën e meshkujve qëndron njëjtë sikur tregtia, por që tejkalohet nga prodhimi me mbi 41 mijë të punësuar.

Sa i përket të punësuarve me kontrata del se 31.1 % e personave të punësuar kanë kontratë të përhershme në punën e tyre kryesore, ndërkohë që 68.9% kanë kontratë të  përkohshme.

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here