Ndërtimtaria në Kosovë me afro 3 mijë kompani, e mijëra të punësuar

0

Të dhënat e fundit që janë publikuar nga Agjencia e Statistikave të Kosovës, tregojnë për aktivitetin e ndërmarrjeve gjatë vitit të kaluar, 2016. Këto të dhëna janë përfundimtare dhe të përllogaritura më saktë.

Gjatë vitit 2016 në tërë territorin e Kosovës numri i ndërmarrjeve aktive të sektorëve të ndryshëm ekonomik ka qenë rreth 35 mijë apo saktësisht 34 mijë e 696. Nga ky numër ndërmarrjesh, 2 mijë e 628 apo në përqindje 7.6, kanë qenë të sektorit të ndërtimtarisë, shkruan Ndërtimi.info.

Ky total i kompanive të ndërtimit në krahasim me atë të një viti paraprak, atë 2015, është vetëm një kompani më pak.

Duke qenë se ndërtimtaria është një nga sektorët në zhvillim edhe numri i të punësuarve kap shifra qindra mijëra. Gjatë vitit 2016 në këtë sektor kanë rezultuar 16 mijë e 687 punëtor apo 10.1 për qind nga totali i punëtorëve në rreth 35 mijë kompani të sektorëve të ndryshme. Madje në rrafshin e punësimit, sektori i ndërtimtarisë futet si një nga meritorët edhe në raportet e Bankës Botërore.